6 Mars 2023, 22:21
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se çështjen e vulës dhe logos së PD do e apelojë dhe në gjykatat ndërkombëtare. Në një intervistë për emisionin “Opinion”, kryetari i PD tha se kjo gjë do të ndodhë pasi të ketë ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Keni thënë që do ta apeloni këtë vendim në të gjitha shkallët në Shqipëri, por edhe në gjykatat e tjera europiane…
Sali Berisha: Apelimi ka 2 kuptime: Kuptimi i parë është sepse pavarësisht se këto janë institucione të kontrolluara tërësisht nga partia, këtu nuk ka një alternativë tjetër dhe ne nuk kemi një parti për një rend parashtetëror dhe kuptimi i dytë është se ne kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare, e cila ka një rregull që ankimimi atje të ketë kaluar shkallët e gjyqësorit, por e preferuar është kjo. Nuk mund të pranojë kurrë gjykata e Stasburgut një proces gjyqësor ku palë shpallet ajo që nuk ka qenë palë. Ky standard Rama-Yuri Kim në Shqipëri, nuk ekziston askund në botë përveç se në Korenë e Veriut. Mund të ekzistojë në Bjellorusinë e Lukashenkos apo në ndonjë vend tjetër diktatorial. Shqipëria ka të drejtën e plotë që t’i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare.
Pyetje: Si do të organizoheni nga ana politike dhe a mendoni se kjo betejë ligjore do ta sfilisë PD-në?
Sali Berisha: Qëllimi i Edi Ramës dhe Yuri Kim ka qenë që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje. Yuri Kim ka parashikuar që ose bëhet kjo ose shkatërrohet PD-ja, por nuk u bë. PD-ja është forca kryesore politike opozitare. Edi Rama është sot një armik real i SHBA me aktin që ka kryer. Është një kufomë e pakalluar që do të marë ndëshkimin e vet, kurse PD-ja është një forcë politike pro-perëndimore që mbron vlerat të cilat ndan me shoqëritë e këtyre vendeve.
sali berisha
Politike
6 Mars 2023, 22:15
F.M
Kryedemokrati Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ekziston një mundësi p&e...
Politike
6 Mars 2023, 21:53
F.M
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se ministrja e Punëve të Jashtme ka q...
Politike
6 Mars 2023, 21:52
F.M
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Berishës, Edi Paloka ka deklaruar prerë se nuk do të bashkëpuno...
Politike
6 Mars 2023, 21:51
F.M
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka shprehur pakënaqësi për qytet...
Politike
6 Mars 2023, 21:50
F.M
Edi Paloka
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka paralajmëruar trupin gjykues që m...
Politike
6 Mars 2023, 21:45
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka reaguar pas propozimit të Enkelejd Alibeajt për tu bashkuar me...
Politike
6 Mars 2023, 21:16
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka është shprehur se nuk është kund&eu...
Politike
6 Mars 2023, 21:14
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka deklaruar se PD mbijeton me kontribute nga vetë...
Politike
6 Mars 2023, 21:13
F.M
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur se ai dhe kryedemokrati Sali Be...
Politike
6 Mars 2023, 21:10
F.M
Ivi Kaso
TIRANË- Ivi Kaso, Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike është shprehur se vendimi i marr...