Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sa i përket emërtimit të rrugës "Ukraina e Lirë" në Tiranë Rama shprehet se kjo rrugë u zhvendos nga ambasada ruse por mesa duket kreu i Bashkisë së Tiranës ka vendosur ta rikthejë sërish. Rama foli dhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe tha se dy vendet kanë zgjedhur rrugën e bisedimeve dhe dialogut.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një interviste nga Neë Yorku ku ndodhet për takimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara komentua dhe situatën gjeopolitike në vend. Rama foli dhe sa i përket luftës në Ukrainë dhe ndikimit që ajo ka pasur direkt apo indirekt në vendin tonë.
Sa i përket emërtimit të rrugës "Ukraina e Lirë" në Tiranë Rama shprehet se kjo rrugë u zhvendos nga ambasada ruse por mesa duket kreu i Bashkisë së Tiranës ka vendosur ta rikthejë sërish. Rama foli dhe për marrëdhëniet me Serbinë dhe tha se dy vendet kanë zgjedhur rrugën e bisedimeve dhe dialogut.
Gazetari: A jeni i kënaqur që në kontekstin e integrimit në Bashkimin Europian, ju dhe Serbia në njëfarë mënyre do t’u duhet të zhvilloheni në mënyra të ndryshme, por në të njëjtën kohë, ndërkohë që edhe marrëdhëniet i keni të mira?
Edi Rama: Nuk është çështje e të qenit i kënaqur, por është çështje e faktit që më në fund është kuptuar se është e pamundur t’i zgjedhësh fqinjët tuaj dhe se fqinjët tuaj janë aty për të qëndruar. Kështu që zgjedhja është shumë e qartë; ose do të kërkosh për telashe, dhe natyrisht telashe do të kesh, që do të ta bëjnë jetën edhe më të vështirë, ose do të kërkosh paqe dhe bashkëpunim. Kështu, duke punuar në këtë drejtimin e dytë, ne do të mund të shohim më tepër dobi për të ardhmen dhe do të mund të ndërtojmë paqen që kemi nevojë. Kurse drejtimi i parë na ka treguar për qindra vjet me radhë se fundi i tij është tmerrësisht i padrejtë për brezat e ardhshëm.
Gazetari: Ne folëm për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor, por natyrisht njerëzit do të flisnin ndoshta edhe për Kinën dhe Hungarinë. Nëse keni lexuar një artikull të fundit të gazetës “Neë York Times”, thuhet nëse flitet për Ballkanin Perëndimor, atëherë Rusia, Kina dhe Hungaria duhet të konsiderohen të gjitha si forca mundësisht anti-perëndimore që veprojnë në Ballkanin Perëndimor.
Edi Rama: Dëgjoni, për shkak të historisë sonë, ne, Shqipëria, jemi në një situatë tepër të veçantë. Gjatë historisë sonë, këtu kemi patur bustin e Stalinit në mes të sheshit kryesor deri në vitin 1990. Kjo sepse udhëheqësit tonë të asaj kohe mendonin që Hrushovi ishte tepër i butë dhe se perandoria e Bashkimit Sovjetik ishte një bandë tradhëtarësh, të cilët e braktisën Stalinin dhe bashkë me të edhe kauzën e tij. Kështu ata u larguan nga blloku sovjetik, dolën nga Traktati i Varshavës, dhe i drejtuan Kinës. Por bashkë me Stalinin, fituam një të keqe tjetër edhe më të madhe nga Kina, Revolucionin Kulturor të viteve ’60-të. Kjo e bëri Shqipërinë një vend ku as Rusia, as Kina nuk shikohen vërtet si shpëtimtarët tanë, apo si ajo që ne kemi nevojë të dëshpëruar për të. Praktikisht, ne jemi një vend që mbështetemi 100% në energjinë e rinovueshme, pasi prodhimi i energjisë elektrike në vend mbështetet në burimet hidrike dhe për pasojë nuk kemi gaz rus, nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë” dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre. Kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë. Kina po ashtu nuk është edhe aq e pranishme në Shqipëri. Kemi marrëdhënie normale, por jo edhe aq shumë marrëdhënie. Por përtej kësaj, më duhet të sjell në vëmendje një çështje. Në Evropë po flasin gjithnjë e më shumë për gjeopolitikën, po flasin përditë e më shumë për Ballkanin Perëndimor, dhe po flasin gjithnjë e më shumë për të mos lejuar ata që i quajnë “aktorë të tretë”, që të mbushin boshllëkun. Dhe gjeje çfarë? Kur ra pandemia, të gjitha vendet përfshihen nga një periudhë pasigurie dhe kaosi. Ata bashkohen dhe i shpërndajnë vaksinat brenda vendeve anëtare të BE-së dhe neve nuk na u dha asnjë dozë. Pra, ne jemi siç thashë në mes të Evropës dhe jemi të lidhur me jetën evropiane në të gjitha mënyrat, me njerëzit që jetojnë në Evropë, me TV nga Evropa, dhe jemi ndjerë si peshqit jashtë ujit. Dhe ajo që bëmë, ishte t’i drejtoheshim Turqisë, Kinës dhe në Rusisë. Dhe ishte Turqia ajo që dha vaksina për shqiptarët, ishte Kina që dha vaksina për Serbinë dhe pjesë të tjera, ishte Rusia ajo që ofroi një sasi për disa vende të tjera. Pra, pa këto tre vendet, këto tre koka “ të djallit” le të themi, nuk do të kishin mbijetuar.
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme mes ministres së Arsimit Evis Ku...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë të dhënë nga New Yorku fooli dhe për marrëdh&...
Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një interviste nga NeW York-u u ndal dhe tek raporti i tij ...
Ku ishe përpara tre zgjedhjeve dhe ku do shkosh në lidhje me këto çështje, per shembull për t’u marrë seriozisht n&...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë një interviste të dhënë nga New Yorku u ndal dhe tek situata e k...
Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me emigrimin e shqiptarëve. Në një intervistë për emisioni...
Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama e ka prekur sërish temën e sulmeve kibernetike. Këtë herë, në një i...
Edi Rama TIRANË- Shkarravinat e bëra gjatë mbledhjeve të qeverive, kryeministri Edi Rama i konsideron pjesën më të ...
Edi Rama BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama ka folur për rrugëtimin e tij në politikë. Në një intervistë për em...
Anne Neuberger TIRANË- Një zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara thot&eum...