LIVE UPDATES
Politike

"Rama kontrollon drejtësinë," Beleri flet për median greke: U bë një grusht shteti që unë të mos merrja detyrën e kreut të bashkisë Himarë

Beleri tha se ai merr forcë nga mbështetja e banorëve të Himarës, por edhe të gjithë grekëve. Ai gjithashtu shtoi se se regjimi shqiptar dhe Rama kontrollon drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri. Belri tha se ata janë në një grusht shteti dhe nuk më lejuan të merrte detyrat që i besuan populli i Himarës.

28 Maj 2024, 21:31 Nga N.F
"Rama kontrollon drejtësinë," Beleri flet për median
Beleri

GREQI- Mediat greke kanë kthyer edhe një herë vëmendjen nga kryetari i zgjedhur i bashkisë së Himarës, Fredi Beleri. Kësaj here media greke “Alpha” ka folur nga burgu me Belerin i cili ka thënë se vazhdon të qëndrojë në qeli në mënyrë të paligjshme.

Beleri tha se ai merr forcë nga mbështetja e banorëve të Himarës, por edhe të gjithë grekëve. Ai gjithashtu shtoi se se regjimi shqiptar dhe Rama kontrollon drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri. Belri tha se ata janë në një grusht shteti dhe nuk më lejuan të merrte detyrat që i besuan populli i Himarës.

“Qëllimi im ishte të merrja detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë. Duke qenë se regjimi shqiptar dhe zoti Rama kontrollojnë drejtësinë dhe pothuajse të gjitha pushtetet në Shqipëri, ata në një grusht shteti nuk më lejuan të merrja detyrat që më besuan populli i Himarës”, ka thënë Beleri.

Ai më tej gjatë fjalës së tij e cilësoi padrejtësi dhe hall burgosjen e tij prej një viti, por shtoi se këto i kishte marrë parasysh kur hyri në betejën për kryebashkiakun e Himarës.

“Mbështetja e popullit himariot më jep forcë dhe kurajo, tani mbështetja e të gjithë grekëve. Nuk mund ta imagjinoni se sa mesazhe mbështetëse marr nga shumë bashkatdhetarë të mi nga të gjitha trevat e Greqisë”, shtoi ai.

“Lufta jonë është e drejtë dhe në fund do të fitojmë ”, tha ai.

Beleri shtoi se Rama gjatë 11 viteve që ka qenë në pushtet ka ndarë në të mirë dhe të këqij grekët që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, vartësit e tij dhe ata që janë kundërshtarë.

"Unë kisha zgjedhur të jem kundërshtar i tij, jo për ndonjë ideologji apo për ndonjë interes personal, por sepse pashë që të gjitha vendimet e tij si kryeministër ishin kundër himariotëve dhe grekëve, banorëve vendas," shtoi ai.

Në lidhje me kandidimin e tij për eurodeputet, ai tha se është një detyrim i madh, një nder i madh që i është bërë nga kryeministri grek.

“Zgjedhja ime në Parlamentin Europian, nëse bëhet me ndihmën e Zotit dhe, natyrisht, të grekëve kudo, do të më japë mundësinë të vazhdoj luftën time për demokraci dhe për shtet ligjor. Nga kjo betejë duhet të dalim krenarë dhe të lirë. Forca e tyre më jep forcë për të duruar dhe për t’i çuar gjërat më tej. Të çojmë zërin e minoritetit grek në Europë,” përfundoi ai.

Fredi Beleri i cili garoi nën siglën e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet lokale të 14 Majit u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat. Aktualisht Beleri është duke vuajtur dënimin 2 vite burg të dhënë nga Shkalla e Parë, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje. Arrestimi dhe dënimi i tij me 2 vite burg solli reagime të ashpra nga palët greke, të cilat e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin. Politikanë të palëve greke kanë kërkuar disa herë lirimin e Belerit, ndërsa vënë në pikëpyetje edhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke thënë se "Rruga e Shqipërisë për në BE, kalon nga Greqia." Beleri është edhe kandidat për eurodeputet nga radhët e partisë së kryeministrit greke Kyriakos Mitsotakis.

beleri rama

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës