Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Meta është treguar i gatshëm të flasë për arretimin e tij se nga kush erdhi urdhri dhe deri te marrëdhënia me ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi.
TIRANË- Kreu i PL-së Ilir Meta ndodhet tashmë prej më shumë se dy javësh në burgun 313. Së fundmi, në një intervistë për Top Channel, Meta ka pranuar të flasë nga burgu duke thyer kështu heshtjen që prej arrestimit të tij.
Meta është treguar i gatshëm të flasë për arretimin e tij se nga kush erdhi urdhri dhe deri te marrëdhënia me ish-bashkëshorten, Monika Kryemadhi.
Nëse do t’u vinte nëpërmjet avokatit tuaj, vendimi i gjykatës dhe të krijoheshin kontaktet për një arrestim jo aq të bujshëm, do ta pranonit apo nuk do ta njihnit urdhrin e SPAK?
Meta: Ju duhet ta dini se urdhi i SPAK-ut është i paligjshëm sepse bazohet te një ligj i vjetër i shfuqizuar 4 vite më parë. Sepse “Drejtësia e Re” për Berishën dhe Metën, por edhe plot kundërshtarë të regjimit punon me ligje të vjetra dhe përdor metoda edhe më të vjetra që s’kanë lidhje me shtetin e së drejtës, me procesin e rregullt ligjor dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Në liri ju kemi parë aktiv, herë në zhytje në det dhe herë të tjera teksa ngjisni male. A ndjeni mungesën e “maleve tona më të larta, ujërave tona më të kaltra”, apo besoni se shumë shpejt do t’u riktheheni udhëtimeve?
Meta: Patjetër që do t’u rikthehem sepse nuk i kam ngjitur të gjitha malet e jashtëzakonshme të Shqipërisë. Dhe për këtë qëllim stërvitem çdo ditë edhe pse në kushte të vështira. Shpik çdo ditë ushtrime të reja. Disa m’i ka mësuar Ylli Bodinaku nga përvoja në Spaç.
Ju thoni se urdhri për arrestimin tuaj ka ardhur nga kryeministri Rama, në rast se ju do të ishit në vendin e tij, do ta jepnit “OK” për një arrestim në atë mënyrë të kundërshtarit tuaj politik?
Meta: Urdhri për arrestimin tim ka ardhur nga disa drejtime por ekzekutori sigurisht është Rama me Dumdumanët e tij. Interesi për burgosjen time është i mafias ndërkombëtare që kontrollon Edi Ramën dhe realizon interesat e saj dhe përfitimet e jashtëzakonshme në kurriz të popullit dhe kombit tonë.
Ky arrestim është një goditje ndaj opozitës së vërtetë por edhe ndaj sovranitetit të popullit shqiptar dhe shtetit tonë. Ky arrestim është një goditje ndaj zgjedhjeve të lira e konkurruese, siç është prej një viti edhe arresti në shtëpi i liderit të Partisë Demokratike, z.Berisha apo edhe Nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji, etj.Ky arrestim u intereson të gjithë atyre që duan të mbyllin në heshtje një nga aktet më të rënda në historinë e shtetit shqiptar, siç është çështja e Detit ku Edi Rama në mënyrë të vetëdijshme ka shkallmuar interesat sovrane të vendit në interes të palës tjetër duke dhunuar Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Po kështu përmes këtij arrestimi synohet të forcohet varësia e Shqipërisë ndaj faktorëve malinj rajonalë dhe në dëm të Kosovës. Ky arrestim ishte edhe hakmarrje për atë çmontim që i bëra botërisht e sidomos në Komisionin e Venecias demagogjisë për Drejtësinë e Re që polli vetëm Dvoranë dhe Dumanë në shërbim të Partisë.
Avokati juaj besoj ju ka informuar për qëndrimet e Sali Berishës. Si ju duket mbështetja e aleatit tuaj. A keni menduar për një moment se çfarë ka ndjerë Sali Berisha në 1998 kur u shoqërua nga policia dhe ju mbanit postin e Kryeministrit?
Meta: E falënderoj për solidaritetin e treguar z.Berisha dhe ai ka qenë i njohur nga ana ime me skenarët kundër meje dhe Partisë së Lirisë. Ndërsa paralelja e hequr është pa kuptim sepse janë dy ngjarje të ndryshme në rrethana krejt të ndryshme.
Ju pak ditë më parë përmes një reagimi të gjatë për mediat u duk se e akuzonit ish-bashkëshorten për “tradhti” politike. Zonja Kryemadhi e ka “qortuar” avokatit tuaj, sepse nuk ka kërkuar arrest me burg për atë dhe masë detyrim paraqitje për ju, duke marrë përsipër çdo faturë financiare për të cilën akuzoheni nga SPAK. Pyetja ime është konkrete, a mendoni se jeni në qeli për faj të Monika Kryemadhit, zoti Meta?
Meta: Avokati im është serioz dhe nuk merret me klientët e avokatëve të tjerë. Po kështu avokati im s’ka arsye të kërkojë masa për mua për arsye se unë nuk i jam shmangur drejtësisë apo hetimeve, përveçse nuk ekziston asnjë provë e shkeljes së ligjit nga unë në fletërrufenë prej 165 faqesh të SPAK.
Unë jam në qeli për të vetmen arsye se jam një kundërshtar i pashantazhueshëm dhe i pakorruptueshëm nga mafia ndërkombëtare dhe Edi Rama dhe jam këtu sepse këta duan të eleminojnë dhunshëm çdo politikan të përgjegjshëm dhe atdhetar.
Dhe unë jam këtu për të luftuar me bindje edhe më të fuqishme se përpara se të hyja këtu për të rrëzuar këtë juntë sorosiane që ka kolonizuar Shqipërinë dhe e ka shndërruar në një Narkoshtet.
Po kështu qëllimi kryesor i burgosjes time është që grupi i marrë peng nga SPAK-u prej gati një viti të rrëmbejë drejtimin e Partisë së Lirisë përmes blerjes dhe shantazheve të anëtarëve të Kryesisë dhe Komitetit Drejtues Kombëtar duke u përpjekur të eleminojnë në mënyrë mafioze Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi, si përfaqësuesi më i përkushtuar i kauzës tonë të sovranitetit dhe dëshmitari kryesor i tradhtisë për Detin.
Ish-bashkëshortja juaj Monika Kryemadhi është shprehur se edhe nëse ajo do të donte, ju nuk do ta pranonit një takim së bashku brenda qelisë së burgut. Do ta takoni zonjën Kryemadhi, për të sqaruar ndoshta, edhe atë që ju thatë lidhur me gabimet në deklarime të shpenzimeve mjekësore që u përdorën nga SPAK në ngritjen e akuzës ndaj jush?
Meta: Më duhet t’ju sqaroj se jam nxituar në deklarimin tim se në fletërrufenë prej 165 faqesh ishin vetëm dy raste mosdeklarim nga ana ime në dy klinika në Austri.
Vajza ime e madhe më solli kopjet e deklarimeve të bëra në ILDKPI nga ana ime, të cilat rrëzojnë edhe këtë pretendim të SPAK-ut për mua. Ata kanë falsifikuar shifrat, plus që kujtojnë se kursi i Euros me Lekun ka qenë kështu edhe në 2013.
Ju në të shkuarën e keni mohuar, por SPAK pretendon se ka provuar lidhjen tuaj me Kastriot Ismailajn dhe se e keni favorizuar për të marrë kontratën nga CEZ. Si e konsideroni këtë akuzë?
Meta: SPAK vetëm mashtron për CEZ-DIA. Unë shoqërinë me Kastriot Ismailin e kam patur që në fillim të viteve ’90 dhe kemi patur edhe hyrje e dalje familjare me prindërit e tij (por jo me këtë dëshmitaren e Dritan Priftit dhe DumDumanit).
Është e provuar se Kastriot Ismaili i ka patur vetë lidhjet me CEZ-in e çekët edhe për shkak të partneres së tij amerikane në biznes dhe marrëveshja CEZ-DIA ishte marrëveshje midis dy kompanive me interesa reciproke.
Gjithçka është trillim i DumDumanit dhe personazheve të neveritshëm që “Rilindja” dhe ai kanë përdorur për të shpifur përtej imagjinatës. Të gjithë me probleme me drejtësinë dhe shkeljen e ligjit.
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti Agron Shehaj, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se ka mashtruar pensionistët lidhur me atë që e konsidero...
Ilir Meta TIRANË- Ilir Meta u përplas ashpër me Altin Dumanin në seancën gjyqësore ku u vendos masa e arrestit me burg pë...
Erion Veliaj TIRANË- Mijëra biznese në kryeqytet po përballen me një valë gjobash të paligjshme këto muaj, teksa Ba...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dhënë një intervistë pas më shumë se dy ja...
pamje nga takimi HUNGARI - Liderët evropianë që janë mbledhur sot në Budabest kanë bërë foton familjare në p&e...
HUNGARI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Rexhep Tayipp Erdogan, kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin...
Jurgis Çyrbja TIRANË- Zbardhet dosja penale, e cila është regjistruar në SPAK kundër ish-deputetit të PS-së, Jurg...
Belinda Balluku TIRANË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se projektbuxheti i vitit 2025 ësht&eum...
gazment bardhi, eduart shalsi TIRANË- Një debat i ashpër mes kreut të grupit të PD-së, Gazment Bardhit dhe deputetit të ...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se Ilir Metës nuk i janë...