LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja e Detit me Greqinë/ Blushi denoncon në Kuvend lojën e dyfishtë të Ministrit të ri të Jashtëm, Ferit Hoxha

Blushi tha se 17 vite më parë, kur ishte gazetar, publikoi një shkrim ku akuzohej ish-kryeministri Sali Berisha për “shitjen e detit”, bazuar në informacione që ia kishte dhënë vetë Hoxha. Sipas deputetit, më vonë ai mësoi se Hoxha kishte qenë edhe kryenegociatori i marrëveshjes me palën greke.

5 Mars 2026, 18:13 Nga E. D
Marrëveshja e Detit me Greqinë/ Blushi denoncon në Kuvend
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti Tedi Blushi deklaroi në Kuvend ditën e sotme se, ministri i ri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka bërë “lojë të dyfishtë” në lidhje me Marrëveshjen e Detit me Greqinë. Blushi tha se 17 vite më parë, kur ishte gazetar, publikoi një shkrim ku akuzohej ish-kryeministri Sali Berisha për “shitjen e detit”, bazuar në informacione që ia kishte dhënë vetë Hoxha.

Sipas deputetit, më vonë ai mësoi se Hoxha kishte qenë edhe kryenegociatori i marrëveshjes me palën greke. Në fund të fjalës së tij, Blushi i bëri thirrje Presidentit Bajram Begaj të mos pranojë betimin e Hoxhës si ministër i Jashtëm.

Fjala e plotë:

Të nderuar shqiptarë që po na ndiqni! Duke ndjerë sot një përgjegjësi të lartë publike dhe kombëtare, si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka kryer një betim të shenjtë në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për të mbrojtur interesin Kombëtar, e ndjeva sot detyrim moral, patriotic dhe kombëtar t’ju bëj të ditur të gjithë shqiptarëve një fakt tronditës, në vecanti Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që sot votuan për emërimin e Ferit Hoxhës në detyrën shumë të rëndësishme të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Nuk jam aspak i habitur përse Edi Rama zgjodhi pikërisht Ferit Hoxhën në postin e Ministrit të Jashtëm, sepse këtë habi e kalova kur Edi Rama e emëroi Ferit Hoxhën Ambasador në OKB, në periudhën kur Shqipëria do të merte Presidencën e Këshillit të Sigurimit. Sepse ky ministër, në fakt, është identik, i njëjtë në raport me itegritetin dhe “mbrojtjen” të interest kombëtar identik si Edi Rama. Dua tu kujtoj të gjithë shqipëtarëve se 17 vite më parë, Ferit Hoxha, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Lulëzim Bashës, aso kohe Ministër i Punëve të Jashtme, i priu negociatave me Greqinë për firmosjen e Marrëveshjes së Detit.

Por dua sot të bëj publik një të vërtetë, të cilën e kam ndarë vetëm me Presidentin e Republikës të asaj kohe, kur unë ushtroja detyrën e nderuar të Këshilltarit për Mediat dhe Zëdhënësit , me Presidentin Meta. Z. Hoxha, 17 vite më parë, nga njëra anë si kryenegociator firmosi marrëveshjen e detit me Greqinë, sipas kërkesave të palës greke dhe do ua sqaroj pse dhe nga ana tjetër nxiste qëndrime të ashpra kundër Marrëveshjes së Detit.
17 vite më parë unë kam qenë gazetar te gazeta “Shqiptare” dhe ditën e nesërme të publikimit apo të firmosjes së marrëveshjes kam publikuar këtë shkrim me titull “Berisha shet detin. Harta sekrete.

Greqise i fali kufirin deri në Qeparo” E kam bërë këtë shkrim i bindur se ishte Berisha ai që po tradhëtonte interesin kombëtar, por nisur nga një fakt, Marrëveshjen Tedi Blushit, aso kohe gazetar, ia dha pikërisht Ferit Hoxha. Ai i cili, unë më vonë mësova se ishte pikërisht ai që kishte firmosur dhe kishte rënë dakord me palën greke për këtë Marrëveshje, të cilën ma vuri në dispozicion me orientimin e qartë se Berisha e shiti detin. Pra ironi ose jo, në atë kohë në fakt, vetëm emri im u përmend si denoncues i marrëveshjes dhe kur ndërkohë të gjithë informacionin unë e merrja nga një individ, nga Ferit Hoxha. Dhe më vonë mësova, i shokuar sigurisht, që marrëveshjen nuk e kishte negociuar Sali Berisha, por e kishte negociuar kryenegociatori, ai i cili bënte lojë të dyfishtë, ai i cili më jepte informacionet dhe ky është Ferit Hoxha.

Sigurisht që për disa prej jush, që nuk janë në këtë Parlament për të mbrojtur interesin Kombëtar dhe për të cilin betimi në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë është betim i pavlerë, për mua jo, është një betim i shenjtë, sigurisht që reagoni në këtë formë disa prej jush, por dua t’ju them se për herë të parë këtë sekret profesional e ndava me Presidentin e Republikës së asaj kohe, të cilit unë i shërbeja, një burrë shteti, patriot, i cili gjatë gjithë ushtrimit të mandatit të tij kishte vetëm një mission dhe kjo është arsyeja se përse e keni izoluar, mbrojtja e interest kombëtar dhe denoncimi i lojrave të dyfishta që bënte Ferit Hoxha dhe Edi Rama me Marrëveshjen e Detit, është sot në izolim ekstrem dhe të cilin e informova pikërisht në një periudhe tensionesh të forta institucionale, në një periudhë tepër kritike, kur Edi Rama kishte rikthyer Marrëveshjen e Detit me Greqinë në qendër të politikës së tij të jashtme.

Dhe pikërisht kur Minstria apo Ministrja e Jashtme e kohës, i solli Z. Meta emrin e Ferit Hoxhës për Ambasador në OKB, ndjeva detyrimin moral, patriotik ashtu si sot për ta informuar Presidentin e Republikës se cfarë loje të dyfishtë kishte bërë në kurriz të Republikës së Shqipërisë, duke rrezikuar interest e vendit, duke cënuar edhe mardhëniet me fqinjin tonë jugor, Ferrit Hoxha.Presidenti i Republikës e informoi Ministrinë e Jashtme të kohës për këtë rol të dyfishtë të kandidaturës që po propozohej për Ambasador në OKB dhe sigurisht përgjigjia që morri me sms ishte: Edi Rama këtë ka të vetmen kandidaturë.

Ndaj dhe për të mos rrezikuar përfaqësimin e Shqipërisë në një institucion të lartë të OKB-së, Presidenti Meta sigurisht e firmosi emrin e tij për Ambasador, por ajo të cilën unë sot e kam gjithashtu të pashpjegueshme, është fakti se si Presidenti actual i Republikës, Barjam Begaj, i cili bisedën e fundit që ka patur në zyrë me Presidentin Ilir Meta kur po ndodhte rokada mes dy Presidentëve, ka qenë pikërisht çështja e Detit me Greqinë dhe Z. Meta, me përgjegjësi të lartë, si burrë shteti e ndau këtë informacion edhe me Presidentin pasardhës Z. Begaj, i cili sot edhe pse ka të gjithë informacionet jo vetëm publike, por edhe të klasifikuara, se cfarë ka ndodhur me Marrëveshjen e Detit me Greqinë, edhe pse ka mbi tavolinë një letër të cilën e keni edhe ju, që Z. Meta ua shpërndau në lidhje me Marrëveshjen me Greqinë, e firmosi emrin e tij për Ministër të Jashtëm.

Është e kuptueshme që “regjenti i Sorosit” nuk mund të kishte një kandidat më të mire, më ideal, një kandidat i cili sigurisht që vetëm interesat e Republikës së Shqipërisë nuk mund të mbrojë në një post aq të rëndësishëm si ai i Ministrit të Punëve të Jashtme. Por pyetja që kam për ju socialistët sot është : Si ka mundësi që keni mbi tavolinën tuaj një letër të Presidentit të Republikës në lidhje me cështjen e detit , që keni të gjitha mundësitë të keni të gjitha informacionet shtetërore në lidhje me kandidaturat të cilat i propozoni dhe i miratoni pa pyetur për poste kaq të rëndësishme shtetërore.

Votuat sot një kandidaturë si Ferit Hoxha, i cili ka mbi supe dhe në kurrizin e vet edhe zhdukjen e laptopit me informacione sekrete të NATO-s në OKB, pork jo është një cështje të cilën do të kemi kohë të flasim. Në fund të fundit, problemi nuk është Ferit Hoxha, ai është një matrioshkë e Edi Ramës, identik si Edi Rama. Por problem është kujt po ja dorëzoni shtetin Shqiptar. Të tillë individëve që bëjnë lojë të dyfishtë, si Ferit Hoxha?
A mund të mbrojë sot Ferit Hoxha Marrëveshjen e Detit në negociata me Greqinë, kur ai që firmosi edhe e denoncoi? Lojën e kujt ka bërë Ferit Hoxha 17 vite më parë? Kjo është një pyetje që ju duhet tja shtroni Ministrit të Jashtëm.

Lojën e kujt bëri Ferit Hoxha 17 vite më parë dhe për interes të kujt e emëruat sot Ministër të Jahtëm të Republikës së Shqipërisë. Dhe për ta mbyllur kam një thirrje publike për Presidentin e Republikës. I nderuar President! Jam në dijeni, se kam punuar në atë institucion të nderuar, që ke mbi tavolinë informacion të klasifikuar në lidhje me Ferit Hoxhën. Ndaj të lutem, anulo nesër seancën e betimit të tij si Ministër i Jashtëm. Dhe mos e përfshi veten në një cështje e cila implikon në mënyrë serioze jo vetëm interesat Kombëtare të

Republikës së Shqipërisë, por edhe integritetin dhe sovranitetin territorial të Republikës së Shqipërisë.
Integriteti dhe sovraniteti territorial nuk janë plackë e askujt. Ndaj meqënëse nesër ka lajmëruar, në orën 10:00, seancën e betimit, i ftoj këshilltarët e tij t’ja venë në dispozicion të gjithë informacionin që kanë në lidhje me këtë kandidaturë. Të marri për bazë dhe këtë denoncim publik që unë sapo bëra dhe ta shtyjë, të mos e pranojë betimin e këtij individi në një post kaq të rëndësishëm./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë