13 Shkurt 2023, 18:47
Nga k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Mbaron Kuvendi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua protestuesëve. Në fjalën e tij, Berisha tha se kryeministriu Edi Rama po tentonte që ta kthente skandalin e Charles McGonigal në një skandal seksi, por ai nuk do ta lejonte diçka të tillë. Ndaj shtoi se herën tjetër, socialistët nuk do të ikin nga Kuvendi pa lejen e protestuesëve.
"Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë. Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarëe kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë. Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë. Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar. Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë. Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë. Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju,"-tha Berisha.
sali berisha protesta e opozites 13 shkurt 2023
Politike
13 Shkurt 2023, 18:40
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga salla e Kuvendit dhe i është drejtuar protestuesve. Në dalje të...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:32
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ide për të vërtetuar pretendimet e tij s...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:30
k.m.
Taulant Balla dhe Flamur Noka
TIRANË- Pas gati 2 orësh është ndërprerë seanca e sotme plenare. Teksa kreu i grupit parlamenta...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:25
k.m.
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ministret socialiste kanë kërkuar përjashtimin e tij sepse denoncoi veprimtarinë er...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:17
a.l
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nga protesta e opozitës, lëshoi akuza në drejtim të krye...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:20
k.m.
Toni Gogu dhe Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu nisi që të mbante fjalën e tij në Kuvend, por pran...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:12
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar debatin me Elisa Spiropalin në Kuvend. Në fjalën e tij...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:03
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ndërpreu seancën plenare, por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha k...
Politike
13 Shkurt 2023, 18:06
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Protestuesit e mbledhur para Kuvendit kanë gjetur mënyrën e tyre për të ndjekur gjithë ç...
Politike
13 Shkurt 2023, 17:59
a.l
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është në protestën që po zhvillohet jashtë ...