LIVE UPDATES
Politike

Kryesia e PD/ Basha 'me kod': S'dua t’u paraprij vendimeve. Përballja me ish-deputetin: T'i ishte sulur "ujkut" s'do ishim këtu

Lulzim Basha gjatë takimit në Kamëz tha se duke qenë i dorëhequr nuk dëshironte t’u paraprinte vendimeve që mund të merren nga Kryesia mbi riorganizimin e partisë, por do të priste lidhur me vendimet që do të merreshin, pas asaj që ai e cilësoi si "përplasje" e mendimeve. 

4 Qershor 2023, 20:28 Nga k.m.
Kryesia e PD/ Basha 'me kod': S'dua t’u paraprij vendimeve.
Lulzim Basha

TIRANË- Të hënën dhe të martën mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike për të përcaktuar hapat që pritet të ndërmerren më tej për riorganizimin e partisë dhe zgjedhjen e Kryetarit të ri. Lulzim Basha gjatë takimit në Kamëz tha se duke qenë i dorëhequr nuk dëshironte t’u paraprinte vendimeve që mund të merren nga Kryesia mbi riorganizimin e partisë, por do të priste lidhur me vendimet që do të merreshin, pas asaj që ai e cilësoi si "përplasje" e mendimeve. 

“Unë jam i lidhur nga etika dhe formimi, dyfish i lidhur nga përgjegjësia e lidershipit. Jam i dorëhequr si kryetar i PD dhe nuk dua ti paraprij çdo vendimi që do marrin institucionet e PD-së. Di të them se kudo ku kam shkuar jam befasuar nga shpirti i qëndresës që kam gjetur pas një viti e gjysmë tmerrësisht të vështirë. Mos ardhtë më një vit i tillë. Ky është një detyrim jete për mua,”- tha Basha.

Po në takimin e tij me të rinjtë në Kamëz, ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e akuzoi për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama. Ndërsa shtoi se është i shqetësuar edhe për rikthimin e tij, duke theksuar se e trembin tezat që Basha përcjellë në takimet e tij. Ndërsa përfitoi edhe njëherë për të kërkuar Vettingun e politikanëve, listat e hapura etj. 

“Nuk është shqetësuar vetëm ai nga dalja, por shumë të tjerë. E kanë monopulizuar debatin publik dhe duan të dalin vetëm ata të tre dhe kukullat e tyre. Unë kam vetëm pak ditë që flas për të gjitha problemet dhe thelbi është që vendimmarrja t’i kalojë qytetarëve. Këta duan monopol mbi politikën, median , ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet i atyre të treve, siç ka qenë për mbi 30 vite. Por më 14 maj shumica i ka kthyer kurrizin treshes, dhe kjo i ka shqetësuar, tani duhet t’i japim zë shumicës së shqiptarëve. Ky është angazhimi im dhe për këtë kam dalë të flas me qytetarët, për listat e hapura sepse vendosni ju, vettingu politik u djeg sepse duan të shajnë pa shkuar më tej, pa hapur letra. Të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani, le ta fillojnë me mua dhe jo me ata të tre. Le ta fillojmë me mua dhe rrethin tim familjar dhe të atyre dhe të shohim a i justifikojnë apo jo. Ky është Vettingu i politikanëve. Këtë se duan sepse duan të baltosin dhe të godasin këdo që trazon , apo futet dikush tjetër që nuk nda agjendën e tyre. Por unë jua përsëris: A janë për vettingun politik, listat e hapura , për kufizimin e mandatit të kryeministrit, po apo jo? Sa për avazin e vjetër, po mundohet të heqë vëmendjen nga përgjegjësia për humbjen e 14 majit me sulmet ndaj meje,”-shtoi ish-kryedemokrati. 

Gjatë takimit me demokratët në Kamëz, ish-deputeti Korab Lita tha Bashës se aktin e ndërmarrë për të dalë kundër Berishës duhet ta kishte ndërmarrë që në vitin 2013.

“Të akuzojnë se ti nuk e mban fjalën. Ti në fakt nuk ia mban fjalën atyre, por ne. Këtë që bën sot...je 10 vite me vonesë. Ti duhet ta kishe kafshuar ujkun (Sali Berisha) që në 2013-ën. Kjo është e vetmja fjalë që nuk ke mbajtur. Por meqë ke zgjedhur t’i vërsulesh ujkut, neve na ke mbrapa. Por më mirë vonë së kurrë. Meqë e ke vendos, vazhdo se ne të jemi mbrapa,"- tha Lita.

Nga ana tjetër, Basha e pranoi gabimin por tha se në atë kohë nuk e kishte menduar se Berisha mund të vendoste në të ardhmen interesat personale mbi ato kombëtare.

“Në 2013 kurrë nuk ma kishte marrë mendja që njeriu që kishim besuar gjithçka mund të vendoste interesat personale mbi ato të demokratëve dhe kombëtare. Unë kështu jam mësuar, të nderoj të moshuarin. Të respektoj, por kurrë nuk e kisha menduar që gjatë kohës që e kishim vendosur në një vend nderi të vendoste interesat personale mbi ato kombëtare. Kjo është përgjegjësia ime dhe për këtë ke të drejtë. Kemi 2 vite kohë për t'u përballur me kundërshtarin tonë. Të mësojmë me ato që kanë ndodhur. Na pret një luftë e jashtëzakonshme,”-e mbylli ish-kryedemokrati.

lulzim basha lulzim basha ne kamez rikthimi i lulzim bashes

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen