LIVE UPDATES
Politike

Mbyllet 'Dosja 184'/ Dy ish-zyrtarët e PS dënohen me kusht për tjetërsim vote, mbrojtësit: Është herët për apelim

Dy ish-zyrtarë të Partisë Socialiste në Dibër, ish-Drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci dhe Nuri Meda ish-Administratori i njësisë Tomin u dënuan nga Gjykata e Dibrës me 2 vjet me kusht, “për shpërdorim detyre” dhe “kanosje e dhunim të votuesve”, në të ashtuquajturën “Dosja 184”.

13 Dhjetor 2022, 20:03 Nga DOSJA
Mbyllet 'Dosja 184'/ Dy ish-zyrtarët e PS dënohen me kusht
Gjykata e Dibrës

DIBËR- Gjykata e Dibrës vendosi të martën të dënoj me 2 vjet burg me kusht dy ish-zyrtarë lokalë në Dibër të përfshirë në atë që u bë e njohur si “Dosja 184” për blerjen dhe tjetërsimin e votave në zgjedhjet e pjesshme lokale për bashkinë në vitin 2016. Ish-Drejtori i Zyrës Arsimore Drini Gjeci dhe Nuri Meda ish-Administratori i njësisë Tomin u dënuan po ashtu edhe me dy vjet heqje të drejtës për të ushtruar funksione publike.

Gjyqtari Edvan Veçani njoftoi vendimin, që është i njejtë me kërkesat e prokurorit Urim Buci që u lexuan në prill 2022. Por për muaj me radhë gjykata nuk qe në gjendje të dëgjonte pretendimet e mbrojtjes.

Avokati Gentjan Rumano pretendoi në seancë se prokuroria nuk e kishte provuar akuzën për të dy të pandehurit dhe nuk kishte marrë dëshmitë e personave që pretendohet se ishin kanosur. Rumano i kërkoi gjykatës që t’i shpallte ata të pafajshëm ose caktimin e një mase dënimi më të lehtë si kryerja e punëve në komunitet. Sipas mbrojtësit prokuroria kishte kërkuar dënimin e Gjecit për dy akuza, por për fakte të njëjta penale. I pyetur në telefon nga BIRN, Rumano tha se “është shpejt për të folur për apelim”.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016 në favor të kandidatit të mbështetur nga Partia Socialiste, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo  u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.

Dosja më pas u nda në dy pjesë të pandehurit Gjeci dhe Nuri Meda, për të cilët pretenca u lexua të martën kërkuan gjykim të shkurtuar. Megjithatë gjyqi ndaj tyre vijoi për mbi një vit dhe u shty disa herë për mungesë të avokatëve e mosnjoftim të personave të tretë palë në proces.

Ndërkohë procesi tjetër ndaj Robert Agës, ish-komisar i Policisë së Dibrës dhe Hasan Hotit ish-administrator i Lurës po zhvillohet në një gjyq normal, në të nuk është arritur ende në fazën e pretencës. Gjyqi vijon të shtyhet për arsye të ndryshme.

Marrë nga Reporter.al

dosja 184

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen