Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
ME VIDEO- "Paqe" mes fituesve dhe humbësve në Fier/ Subashi dhe Kodheli shtrënjojnë duart, demokrati bën humor: Po të ndodhë gjë do të të fajësoj ty
Subashi arriti që të merrte 34642 vota, Kodheli 9847 vota, ndërkohë kandidatja e Enkelejd Alibeajt, Eriselda Çelaj siguroi 5449 vota. dëgjohet teksa Subashi pyet dhe për faktin se ku është kandidatja Çelaj.
15 Maj 2023, 16:51Nga k.m.
Takimi
FIER- Kundërshtarët kanë shtrënguar duart në Fier pas përfundimit të numërimit të votave. Pas fitores, kandidati socialist, Armando Subashi është takuar me rivalin e tij të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Evdar Kodheli.
Subashi arriti që të merrte 34642 vota, Kodheli 9847 vota, ndërkohë kandidatja e Enkelejd Alibeajt, Eriselda Çelaj siguroi 5449 vota. dëgjohet teksa Subashi pyet dhe për faktin se ku është kandidatja Çelaj. Madje Kodheli uroi më të mirat për qytetin e tij duke i bërë me dije Subashit se do e mbajë përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë, ndërsa socialisti kërkonte me sy kandidatën e Enkelejd Alibeajt.
PJESË NGA BISEDA:
Kandidati i BF: Më të mirat në dobi të komunitetit. Unë i kam shënuar, po të ndodhë gjë do të të fajësoj ty
Armando Subashi: Eriselda nuk është mo?!
Mesa duket fitorja dhe humbja, kanë qenë të pritshme.