Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Megjithatë, përtej simbolikës së kësaj date, rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe standardeve evropiane vazhdon të tregojë se, ndonëse ka përparime në dokumente dhe ligje, në praktikë vazhdojnë sfida të mëdha.
KOSOVA- Në shumë shtete Dita e Evropës trajtohet si ditë simbolike që shënon fillimin e bashkëpunimit evropian, ndërsa Kosova këtë datë e ka ende në kalendarin e festave zyrtare, duke mbetur i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ruan këtë praktikë.
Megjithatë, përtej simbolikës së kësaj date, rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian (BE) dhe standardeve evropiane vazhdon të tregojë se, ndonëse ka përparime në dokumente dhe ligje, në praktikë vazhdojnë sfida të mëdha.
Në këtë kontekst, hulumtuesja në Grupin për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbresha Loxha, vlerëson se progresi i Kosovës nuk mund të përkufizohet në mënyrë të përgjithshme, por ndryshon ndjeshëm nga një fushë në tjetrën.
Në podkastin 5 Pyetje të Radios Evropa e Lirë, Loxha tha se dy arritjet më substanciale të Kosovës në raport me BE-në mbeten Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe liberalizimi i vizave.
“Në Kosovë stagnon implementimi i ligjeve, dhe njëkohësisht edhe mbikëqyrja e implementimit”, thekson Loxha, duke shtuar se fokusi institucional shpesh mbetet në miratim dhe jo në rezultate konkrete.
Dialogu Kosovë–Serbi: kushtëzim kyç për integrimin
Një nga pengesat kryesore në rrugën evropiane të Kosovës mbetet dialogu me Serbinë dhe mungesa e njohjes nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e saj.
“Pa përfundimin e dialogut me Serbinë dhe pa njohjen nga pesë vendet mosnjohëse, Kosova nuk mund të konsiderohet si vend që ec drejt anëtarësimit të plotë në BE”, thotë ajo për REL-in.
Sipas saj, procesi mbetet kryesisht politik dhe i varur nga zhvillimet gjeopolitike, më shumë sesa nga përmbushja teknike e kritereve.
Megjithatë, Loxha përmend mungesën e stabilitetit politik në vend si pengesë kryesore edhe për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por edhe për përmbushjen e reformave sipas standardeve evropiane të cilat fillimisht kërkojnë miratim në Kuvend e pastaj implementim nga institucionet ekzekutive.
Mirëqenia në Kosovë krahas vendeve evropiane
Në aspektin ekonomik, ajo vlerëson se Kosova ka shënuar stabilitet fiskal dhe rritje të qëndrueshme ekonomike, por me kufizime të dukshme në investime publike.
“Kosova ka vetëm 20 deri në 30% të nivelit të mirëqenies krahasuar me vendet e BE-së”, thotë Loxha.
Ajo shton se, pavarësisht perceptimeve për kosto të ngjashme jetese, dallimi në të ardhura dhe shërbime mbetet i madh.
“Pagat dhe standardi i jetës në Kosovë janë shumë më të ulëta krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian”, thekson ajo.
Loxha merr shembull Bullgarinë si vendi më i varfër në Bashkimin Evropian, por edhe krahasuar me të, sipas saj Kosova ka rreth dy herë më pak mirëqenie./REL
Zsuzsanna Szelényi TIRANË- Ditmir Bushati diskutoi në “Public Square” me politologen hungareze Zsuzsanna Szelényi....
KOSOVË- Ish-Presidentja Vjosa Osmani do t'i bashkohet listës zgjedhore të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të qershorit. M&eum...
Marta Kos KOSOVË- Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do ta realizojë vizitën e saj të parë në Kosovë t&...
Erion Veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas seancës së djeshme në Administrative. Në...
Vjosa Osmani KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka zyrtarizuar marrëveshjen për garim të përbashkët në zg...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një reagim, sot në Ditën e Europës, ndërk...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se raporti i PE është mbështetje e madhe për opozitën dhe shqi...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj kreut të delegacionit të Bashkimit Europian...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama tashmë është në rreth të kuq...