LIVE UPDATES
Politike

VD-Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë peng në banka pronat publike

Sipas dokumenteve, pronat publike janë vendosur si kolateral, ndërsa theksoi se në proces, vetëm bankat ishin treguar korrekte për të kërkuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

9 Gusht 2022, 12:07 Nga k.m.
VD-Inceneratorët, PL paraqet fakte të reja: Qeveria ka lënë
Briseda Shehaj

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediet ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vënë në dispozicion të skemës së inceneratorëve edhe pronat publike, të cilat sipas tij janë lënë peng në banka. Në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë së Lirisë, Meta premtoi se aferës do i shkojë deri në fund me denoncime, edhe pse paralajmëroi se deri më tani qytetarët janë njohur vetëm me "majën e ajsbergut".

"Sot do të bëjmë publike disa fakte të reja për djegësat. Deri tani jeni njohur vetëm me majën e ajsbergut. Sot do tregojmë si qeveria shqiptare, me kokën e kësaj afere që është kryeministri Rama ka vënë në dispozicion të kësaj skeme edhe pronat publike të cilat janë lënë peng në banka të ndryshme këtu për paratë që shkojnë përtej detit,"-tha Meta.

Ndërsa ishte koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseda Shehaj ajo që ka shpjeguar dokumentet, të cilat sipas saj faktojnë se kompania e inceneratorit në Tiranë ka marrë kredi me vlerë 16 milionë euro. Sipas dokumenteve, pronat publike janë vendosur si kolateral, ndërsa theksoi se në proces, vetëm bankat ishin treguar korrekte për të kërkuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

"Dua t'ju tregoj faqen nr 19 të kontratën për inceneratorin e Tiranës, këtu nis gjithçka. Kompania ka të drejtë të lërë garanci, peng, kolateral, për të marrë kredi në bankat e nivelit të dytë, dhe jo vetëm prona që i është dhënë koncension por dhe sheshet dhe rrugët e kalimit për të shkuar të prona. Nga kjo faqe, nis gjithçka. Kompania e Tiranës ka marrë 8 kredi, e fundit prej 8 mln eurosh në nëntor të 2021, kanë një shumë të mbetur rreth 16 mln dollarë. Bankat kanë qenë shumë në rregull dhe nuk do citojmë asnjë. Këtu është një kontratë 1 mln dollarë, tjetra 2, tjetra, ka dhe disa anekse të tjera. Në 22 maj të 2020 kompania e inceneratorit te Tiranes përfitoi donacion dhe kredi me garanci sovrane kur dihet që ajo kompani ka punuar dhe s'ka pushuar akitivitetin që të përfitonte pagat. Mirë paratë që merr nga bashkia, nga buxheti, AZHBR por do paguajmë edhe këtë ne tani. Kjo është kredia me e madhe që kanë marrë ata, 8 mln euro. Çfarë ndodh? Që të merrej kjo kredia bëhen këto dy shkresa, i drejtohen bashkisë së Tiranës dhe ministrisë së Infrastrukturës, në të dyja shkresat kompania e vë në dijeni dhe kërkon miratimin, data 1 nëntor. Në datën 7 dhjetor, banka i drejtohet kompanisë duke thënë se këstin e fundit, 1 mln, euro, i thotë nuk ta jap dhe të kam vendosur të mos disbursoj shumën e mbetur, si kusht, deri sa kompania të na mundësojë konfirmim zyrtar nga SPAK që shoqëria apo ortakët, nuk është regjistruar procedim penal për aktivitetin e kësaj shoqërie,"-shtoi Shehaj.

Në fund, Meta bëri një apel edhe për Prokurorinë e Posaçme, duke shtuar se ata vetë kanë durim dhe do t’i shkojnë deri në fund denoncimeve të tyre, madje shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me ta lidhur me çështjen e ineneratorëve.

"Nuk ju kemi zhgënjyer. Kur kemi nxjerrë dokumente, kemi nxjerrë me numra llogarie veprime të faktuara. Nuk është vetëm bashkia e Tiranës që është kokë e këmbë. Ne kemi gjithë durimin dhe vendosmërinë që t’i shkojmë gjithë aferës së djegësave deri në fund. Çdo tolerim është një tradhti kombëtare. Në këtë mënyrë do toleronim shkatërrimin e shtetit. Kjo është një histori që do shkojë deri në fund me prova dhe fakte. Kush mendon se kjo aferë do harrohet do zhgënjehet dhe gabon shumë rëndë. Kjo aferë nuk mund të fillonte pa angazhimin e Ramës dhe të vazhdonte në këtë mënyrë katastrofike,"-shtoi lideri i Partisë së Lirisë.

briseda shehaj skema e inceneratoreve

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty