LIVE UPDATES
Politike

Çmimi i naftës/ Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi karburantet, nuk jemi në nivelin për ndërhyrje në taksim

Në takimin me furnizuesit e naftës, Kryeministrin Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Ibrahimaj u shpreh se propozimet e shoqatave të hidrokarbureve lidhur me situatën ka qenë ndryshimi i strukturës së taksave.

18 Mars 2026, 14:28 Nga D.S
Çmimi i naftës/ Ibrahimaj: Marzh i kontrolluar fitimi mbi
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj deklaroi se tregu i çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në vend është në monitorim ditor prej një grupi ekspertësh.

Në takimin me furnizuesit e naftës, Kryeministrin Edi Rama, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Ibrahimaj u shpreh se propozimet e shoqatave të hidrokarbureve lidhur me situatën ka qenë ndryshimi i strukturës së taksave.

Sipas saj, ministria ka arritur të mbajmë një marzh të kontrolluar, në mënyrë që rritja e çmimeve të mos reflektohet në rritje të fitimeve të kompanive.

Deklarata e plotë:

“Nga eksperienca e krizave të mëparshme, meraku i parë që patëm ishte që, me bllokimin e Kanalit të Hormuzit, do të kishte një ndërprerje të zinxhirit të furnizimit. Por, nga bisedat që kemi pasur me të gjithë tregtarët dhe nga kontrollet që administrata shtetërore ka bërë në rezervat e tyre, rezulton që rezervat ligjore janë të respektuara. Jo vetëm ato të detyrueshme, por edhe kanalet e furnizimit garantojnë mosndërprerje, pasi tregtarët kanë kontrata afatgjata që nuk lidhen me Kanalin e Hormuzit. Bursat ndërkombëtare, që nga muaji shkurt, kanë pasur luhatje të jashtëzakonshme. Në shkurt, mesatarja e çmimit të bursës së karburanteve ishte rreth 700 dollarë, ndërsa ditët e fundit ka arritur deri në 1200 dollarë, një luhatje rreth 40%. Çmimet në Tiranë dhe në Shqipëri nuk kanë pasur një rritje më të madhe se 10–15%.

Gjykojmë që nuk jemi ende në kushtet për ta ngritur atë bord, ndonëse hapësira ligjore ekziston. Nëse do të shohim luhatje dhe abuzime në marzhet e fitimit, do të ndërhyjmë, pasi qëllimi ynë është mbrojtja e konsumatorit. Nga dita në ditë kemi ngritur një ekip ndërmjet tri ministrive, ku monitorojmë çmimin e zhdoganimit, i cili përbëhet nga çmimi i bursës, taksat dhe TVSH-ja, si dhe çmimin në tregun e pakicës.  Ky çmim ka qenë mesatarisht rreth 8.5%, një marzh i kontrolluar dhe më i ulët se marzhi normal i operimit që aplikojnë kompanitë. Kemi arritur të mbajmë një marzh të kontrolluar, në mënyrë që rritja e çmimeve të mos reflektohet në rritje të fitimeve të kompanive. Po monitorojmë çdo ditë edhe furnizimin me ushqime dhe çmimet e produkteve kryesore të shportës. Kemi identifikuar rreth 70% të produkteve që po monitorohen dhe nuk ka pasur luhatje të shkaktuara nga sjellje abuzive.

Propozimet e shoqatave kanë qenë të lidhura me taksën e qarkullimit, e cila në modelin shqiptar aplikohet për litër. Arsyeja pse kjo taksë aplikohet për litër është parimi që kush konsumon më shumë, paguan më shumë. Vendet e tjera të rajonit kanë ndërmarrë masa të ndryshme, si kufizimi i eksporteve të karburanteve apo reduktime të taksave”, pohoi Ibrahimaj. Një tjetër element është ndikimi që këto çmime kanë në kursin e këmbimit, i cili ka qenë i stabilizuar si për euron ashtu edhe për dollarin. Ajo që dua të garantoj është se jemi në monitorim të përditshëm dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në mënyrë transparente dhe në komunikim me publikun”,tha Ibrahimaj./Dosja.al

delina ibrahimaj cmimi i naftes

Sondazh

Poll

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion