Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Për tre ditë me radhë, nga 28 deri më 30 prill, sheshi qendror i qytetit do të mirëpresë mbi 100 fermerë, kompani, ekspertë dhe inovatorë nga Shqipëria dhe rajoni, duke e kthyer Lushnjën në një pikë takimi për zhvillimet më të fundit në sektorin bujqësor.
LUSHNJË- Në qytetin e Lushnjës është çelur panairi ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026”, i cili këtë vit vjen në edicionin e pestë. Për tre ditë me radhë, nga 28 deri më 30 prill, sheshi qendror i qytetit do të mirëpresë mbi 100 fermerë, kompani, ekspertë dhe inovatorë nga Shqipëria dhe rajoni, duke e kthyer Lushnjën në një pikë takimi për zhvillimet më të fundit në sektorin bujqësor.
Në ceremoninë hapëse mori pjesë Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e këtij panairi si një platformë bashkëpunimi dhe zhvillimi për sektorin.
“Është një ditë e veçantë për Lushnjën dhe për Shqipërinë, pasi ky panair është kthyer në një nga aktivitetet më të rëndësishme për bujqësinë në vend. Ajo që e bën të veçantë është pjesëmarrja jo vetëm e bizneseve shqiptare, por edhe e kompanive nga rajoni dhe Europa, duke krijuar mundësi reale për shkëmbim përvojash dhe lidhje kontratash që çojnë produktet tona drejt tregjeve ndërkombëtare,” u shpreh ministri.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e organizimit të fermerëve përmes Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB), si një model që synon të rrisë prodhimin dhe cilësinë.
“Së bashku me bashkitë, po punojmë për të shtrirë modelin e SHBB-ve në të gjithë vendin, për të forcuar organizimin e fermerëve dhe për të rritur konkurrueshmërinë e sektorit,” tha Salla.
Ministri nënvizoi se mbështetja për sektorin bujqësor do të vijojë përmes Skemës Kombëtare dhe paketës financiare me synimin për ta çuar bujqësinë shqiptare drejt standardeve të Bashkimit Europian. Në përmbyllje, Ministri Salla vlerësoi organizimin e panairit, duke theksuar se “është një organizim jashtëzakonisht i shkëlqyer, që i jep vlerë qytetit të Lushnjës dhe potencialit të tij bujqësor, duke e çuar atë drejt një niveli të ri zhvillimi ekonomik, jo vetëm në vend, por edhe në rajon dhe më gjerë”.
Pas ceremonisë së hapjes e cila nisi me një program artistik, për të vijuar më pas me fjalën e organizatorëve, Ministri Salla vizitoi edhe stendat e ekspozuesve për t’u njohur nga afër me ofertën e tyre.
Në këtë panair prezantohen teknologjitë më të reja në bujqësi, produkte vendase cilësore dhe krijohen mundësi konkrete bashkëpunimi dhe zhvillimi biznesi, duke sjellë modele të reja për modernizimin e sektorit. Të pranishëm në ditën e parë të panairit ishin përfaqësues të institucioneve qendrore dhe vendore, mes tyre edhe Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa./Dosja.al
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për presidentin, që u ndërpre për t&eum...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Në nisje të seancës për zgjedhjen e presidentit, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bër&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se synimi i Shqipërisë është që vendi të bëhet eksportues ...
Kimberly Guilfoyle TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle deklaroi se sot në Shqipëri janë nënshkrua...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së Erion Braçe, i cili ka shprehur kandidaturën për drejtimin e Bashkisë së T...
Enea Karakaçi TIRANË- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka deklaruar se marrëveshja energjitike SHBA...
Elisa Spiropali TIRANË- Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas përplasjes në...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e Muzeun Arkeologjik në Durrës. Gjat&eu...
Takimi TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi Kimberly Guilfoyle ka treguar se takimi i sotshëm me kryeministrin Edi Rama n&e...
Kimberly Guilfoyle TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle është pritur nga Kryeministri Edi Rama në ...