4 Qershor 2026, 15:45
Nga E. D
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar Kryedemokratin Sali Berisha për ndryshimin e qëndrimit lidhur me investimin në Zvërnec dhe protestat që kanë shpërthyer së fundim. Gjatë fjalës në Foltore, Balla tha se Berisha është trembur nga protestuesit që shkuan dje para selisë së PD-së dhe ndaj ka ndryshuar edhe qëndrim. Balla dënoi gjithashtu grumbullimin e protestuesve para selive të PS dhe PD, pasi sipas tij, kjo mund të çojë në përplasje mes qytetarëve.
"E paimagjinueshme sesi mund ta dredhë burri në një moshë kaq të përparuar, brenda 72 orëve. Të mbaj njeriu këtë ndryshim qëndrimi. Erdhi këtu dhe tha që mbështes protestën, ndërkohë që vet doli dhe tha se protestën e organizon Rama sepse do të përzërë investitorët. Tani ose jeni trembur, se ju erdhën protestuesit te dera e partisë, që unë e dënoj. Kush është pas atyre që sjellin protestues në selitë e partive, nuk ja do të mirën partive. Kushdo që çoi protestues mbrëmë te selia e PD dhe parmbrëmë te selia e PS, është gabim.
Sepse atje mund të ndodhen militantë të partisë tjetër dhe çon në vëlla-përplasje. Në rastin në fjalë, investitorët nga Katari kanë paguar 225 milionë dollarë dhe kanë blerë tokën. Shteti është garant me ligjin e investimeve strategjike. Unë nuk di që Katari dhe Izraeli janë vende të njëjta. Një mikut tim në Rumani i kishin nxjerrë një foto nga Lungomare plotë me njerëz, sikur protesta bëhej atje. Në kulm të sezonit, bëhen këto gjëra që të krijohet përshtypja sikur në vendin tonë nuk bëhet turizëm. Nuk pranoj dot që të më thonë që Narta është tokë e një komuniteti pakice kombëtare. Narta është tokë shqiptare autoktone. Aty ka pasur një popullatë që fliste një dialekt të gjuhës greke, që quhej Nartçe”, tha Balla./Dosja.al
taulant balla
Politike
4 Qershor 2026, 15:50
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti akuza ndaj qeverisë duke i krahasuar me mafian beograde në Serbi.
...
Politike
4 Qershor 2026, 15:38
D.S
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si antikushtetuese dhe antiligjore mos pjesëmarrjen e Ram&...
Politike
4 Qershor 2026, 14:02
E.d
Belinda Balluku
TIRANË- SPAK ka sekuestruar një pronë tip vilë ditën e sotme në Dhërmi. Prokuroria e Posaçme...
Politike
4 Qershor 2026, 13:32
E.d
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efektivin, i cili u plagos ditën e sotme në Maliq g...
Politike
4 Qershor 2026, 12:37
E.d
Albana Koçiu
TIRANË- Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mëngjesin e d...
Politike
4 Qershor 2026, 12:15
E.d
Eno Bozdo
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka kërkuar që të rikthehet ligji për investimet strat...
Politike
4 Qershor 2026, 12:04
I.A
Muçi dhe Strazimiri
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri pati një përplasje në Kuvend me deputetin e Lëvizjes Bashk&eu...
Politike
4 Qershor 2026, 12:00
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama përdori ujë ndaj protestuesve paqë...
Politike
4 Qershor 2026, 11:59
I.A
TIRANË- Duke iu përgjigjur deklaratave të deputetit Piro Vengu, kreu i PD-së Sali Berisha në sallën e parlamentit, ka deklaruar ...
Politike
4 Qershor 2026, 11:23
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Tualant Balla i është përgjigjur kreut të PD-së, Sali Be...