Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një konference të përbashkët me Marta Kos, Kurti tha se nuk duan rrugë të shkurtra apo derë të pasme por vetëm proces meritor, pasi Kosova ka përparuar shumë në plotësimin e kritereve.
KOSOVË- Kryeministri në detyrë Albin Kurti kërkoi që aplikimi i Kosovës në Bashkimin Europian të avancojë. Gjatë një konference të përbashkët me Marta Kos, Kurti tha se nuk duan rrugë të shkurtra apo derë të pasme por vetëm proces meritor, pasi Kosova ka përparuar shumë në plotësimin e kritereve.
“Nuk duam rrugë të shkurtra apo derë të pasme, por vetëm proces meritor”, theksoi Kurti në fund të fjalës së tij.
Kurti më tej ka thënë se janë bërë 40 muaj që kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe se është koha që BE ta avancojë atë.
“E kemi ngritur edhe çështjen e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave. Janë bërë mbi 40 muaj që kur kemi aplikuar dhe momenti i ripërtëritjes së zgjerimit nga BE-ja duhet të rezultojë me avancimin e merituar të Kosovës. Mbështetja publike për anëtarësimin në BE qëndron vazhdimisht rreth 90% në vendin tonë dhe është më e larta ndër vendet kandidate”, tha Kurti.
Kurti tha se Kosova është plotësisht e rreshtuar me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
“Me komisioneren Kos patëm një takim konstruktiv dhe të drejtpërdrejtë. Kemi ndarë progresin që ka bërë Kosova në vitet e fundit në avancimin e demokracisë, rritjes ekonomike si dhe në kapitujt e anëtarësimit. Jemi të 3-të në mesin e 15 shteteve të Evropës Juglindore dhe të dytët në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për avancim në sundim të ligjit. Jemi plotësisht të rreshtuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Kemi dënuar agresionin rus në Ukrainë në terma më të ashpër, kemi ofruar strehim për gazetarët ukrainas dhe ju kemi bashkuar të gjitha sanksioneve kundër Federatës Ruse”, tha Kurti.
Kurti u ankua për Serbinë duke përmendur sulmet terroriste në Banjskë dhe Iber Lepenc, duke theksuar se Kosova është përpjekur për bashkëpunim rajonal. Në fund, kryeministri shtoi se me komisioneren bisedoi dhe faktin se Bosnja e Hercegovina ende nuk i ka hequr vizat për Kosovës.
“Kosova ka përjetuar dy sulme terroriste në tri vitet e fundit. Në Banjskë me 24 shtator 2019 dhe në kanalin Iber-Lepenc në infrastrukturë kritike me 2024, që të dyja këto të financuara nga fqinji ynë verior. Llogaridhënia për këto sulme është thelbësore, pasi pa llogaridhënie, rreziku ndaj sigurisë sonë mbetet i lartë. E kemi një fqinj agresor e agresiv që të sulmon në vend se të jetë bashkëpunues, kjo është sfidë sa për sigurinë, po aq edhe për bashkëpunimin rajonal”, përfundoi ai./Dosja.al
Ermal Nufi TIRANË Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi foli për bashkëpunimin trepalësh me Kroacinë dhe Kosovën për st&eum...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin estonez, u shpreh se Shqipëria ...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Estonia është një vend frymëzues për Shqipërinë në lid...
Marta Kos, Albulena Haxhiu KOSOVË- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka mbërritur në Kosovë të premte...
Kristen Michal ESTONI- Kryeministri estonez Kristen Michal ka deklaruar se vendi i tij e mbështet zgjerimin e Bashkimit Evropian me vende të...
Lefter Koka TIRANË- Apeli i GJKKO-së vendosi rikthimin në qeli për Lefter Kokën, por vendimi nuk është ekzekutuar ende,...
Marta Kos KOSOVË- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos sot do të jetë sot për një vizitë zyrtare n&...
Edi Rama ESTONI- Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë pune në Tallinn, Estoni, me rastin e pjes&eu...
Edi Rama TIRANË- Kuvendi miratoi dje një rezolutë për Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku edhe opozi...
Hashim Thaçi HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se demokracia në Kosovë po përballet me sfid...