LIVE UPDATES
Politike

Nga polarizimi te moderimi! Albin Kurti dhe LVV përballë zgjedhjeve, REL: A është kjo një fytyrë e re apo maskë e përkohshme?

Këto janë vetëm disa ndryshime në qëndrime që u vunë re gjatë paraqitjeve të fundit në media të eksponentëve kryesorë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), përfshirë edhe kreun, Albin Kurtin.

20 Dhjetor 2025, 20:20 Nga M.L

Nga polarizimi te moderimi! Albin Kurti dhe LVV përballë zgjedhjeve,

KOSOVA- Nga bojkotimi i mediave të Kosovës e sulmet ndaj gazetarëve, në prani më të madhe në to. Nga përdorimi i termave “hajvanë” e “hajvanat”, me premtimin për një gjuhë më të matur dhe bashkëpunuese me partitë e tjera të mëdha shqiptare.

Këto janë vetëm disa ndryshime në qëndrime që u vunë re gjatë paraqitjeve të fundit në media të eksponentëve kryesorë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), përfshirë edhe kreun, Albin Kurtin.

Periudha kur janë bërë këto deklarata në studiot televizive është me rëndësi: kanë mbetur edhe pak ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Njohësit e zhvillimeve politike, në parim, nuk e shohin ndryshimin si diçka të keqe, por në rastin konkret besojnë se moderimi i diskursit është strategji e LVV-së për ta përmirësuar imazhin dhe është pjesë e kalkulimeve politike.

Roli i "palës së mirë"

Për Donika Eminin, hulumtuese në Grupin Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BiEPAG), ndryshimi i fjalorit nuk është i rastësishëm.

Sipas saj, intervistat e fundit të Kurtit, Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut në mediat lokale të Kosovës, “duken qartazi të orkestruara për të përgatitur terrenin” pas zgjedhjeve.

“Së pari, kjo është një përpjekje për ta vënë opozitën në diskomfort, duke luajtur rolin e ‘palës së mirë’, pas një viti të tërë të përdorimit të gjuhës toksike”.

“Së dyti, ky ndryshim lidhet drejtpërdrejt me nevojën për koalicione. LVV-ja është e vetëdijshme se nuk mund të qeverisë më e vetme si në vitin 2021. Prandaj, një gjuhë më e butë dhe një paraqitje si parti ‘e pjekur’ politike shërben për të hapur rrugën për bashkëpunime paszgjedhore”, vlerëson Emini.

Edhe sociologu Artan Muhaxhiri është në të njëjtën linjë: ndryshimi i qasjes është pjesë e strategjisë.

“Por, nuk besoj që partitë e tjera politike PDK, LDK, AAK, i besojnë këtij ndryshimi të befasishëm dhe shumë të shpejtë të stilit politik të LVV-së, pasi kanë pasur përvoja në të kaluarën se ky ndryshim është i përkohshëm dhe jo i përhershëm”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Muhaxhiri mendon se caku i LVV-së tani janë votuesit e pavendosur dhe ata që kanë dilema nëse do ta votojnë ose jo këtë parti, që në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti mori 42 për qind të votave – shifër e pamjaftueshme për të qeverisur vetë.

Ai vlerëson se partia e Kurtit, që është në pushtet që nga zgjedhjet e vitit 2021, “nuk ka ndonjë argument të fuqishëm nga qeverisja e deritashme”, prandaj, “aseti kryesor i LVV-së në këto zgjedhje do të jetë ky ndryshimi retorik në mënyrë që, disi, edhe kësaj radhe të arrijë rezultat pozitiv, pasi përveç fjalëve, veprat i mungojnë”.

Viti 2025 do të mbahet mend për polarizimet e skajshme mes partive politike shqiptare, qoftë në fushatën për zgjedhjet e shkurtit, më pas për pamundësinë e formimit të institucioneve, apo edhe gjatë garës në dy rundet e zgjedhjeve lokale.

Gjithçka duket se nisi pasi Kurti e kuptoi rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, doli para mbështetësve të tij dhe iu referua partive që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar si “hajvanë” dhe “hajvanat”.

Në një intervistë të dhënë së voni në televizionin lokal të Kosovës, Kanal10, kryeministri në detyrë Kurti, tha nuk e mendoi të gjithë opozitën kur e përdori shprehjen “hajvanë” por vetëm një parti që, sipas tij, bëri premtime “iracionale dhe lajthitëse”.

“Por, ndoshta është dashur të gjej ndonjë fjalë tjetër”, theksoi ai, duke mos treguar se kujt saktësisht i është referuar.

Vetëvendosja - nga lëvizje kundër pushtetit në pushtet kundër të gjithëve
Numri dy në LVV, Glauk Konjufca, tha disa ditë më vonë në televizionin tjetër lokal, T7 se Kurti ka “reflektuar” dhe e ka pranuar se ka bërë gabim në këtë rast.

Sipas Eminit, fyerjet si “hajvanë” i kanë shërbyer LVV-së për t’i dobësuar kundërshtarët politikë dhe “për ta mobilizuar një elektorat të ushqyer me narrativ konfrontues”.

“Edhe pse kohët e fundit ka pasur një pranim të tërthortë se janë bërë gabime në raport me opozitën dhe mediat, kjo nuk e ndryshon faktin që kjo sjellje ka vazhduar praktikisht deri dy javë para zgjedhjeve”.

Për shkak të thellimit të ndasive, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranoi të bashkëpunonte me partinë e Kurtit për një koalicion të mundshëm qeveritar, pavarësisht dy ftesave të LVV-së.

Edhe partitë tjera shqiptare ishin kategorike kundër negociatave eventuale me Kurtin.

Ani pse Kurti dhe Konjufca e kanë mohuar se gjuha e ashpër ka ndikuar në acarim raportesh, sa herë është përmendur Lista Serbe gjatë vitit, tensionet janë rritur.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e afërt me Beogradin zyrtar, me të cilën LVV-ja nuk pranon assesi bashkëpunim, por me raste pretendonte se partitë tjera shqiptare koordinoheshin me të.

“Nëse më pyesni nëse PDK-ja është me Listën Serbe, jo nuk mendoj se është ashtu. A është LDK-ja me Listën Serbe? Jo, nuk mendoj”, tha Konjufca në intervistën e dhjetorit, duke shtuar se as LVV-ja dhe as këto parti shqiptare nuk mendojnë për njëra-tjetrën se janë me Serbinë.

Përgjatë vitit, akuza pati edhe nga këndi tjetër. Disa parti shqiptare nuk hezituan ta akuzojnë Kurtin se është “njeri i Serbisë dhe Rusisë”, pa ndonjë dëshmi.

Kundërshtarët politikë jo rrallëherë e kanë përshkruar Kurtin si “antiamerikan” dhe e kanë akuzuar për prishje të raporteve me aleaten kryesore të Kosovës, Shtetet e Bashkuara.

Kurti është kritikuar edhe nga vetë SHBA-ja për veprimet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, që janë cilësuar si të pakoordinuara.

Më herët gjatë vitit, raportet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës pësuan një goditje tjetër me pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.

Uashingtoni tha e mori këtë vendim duke u thirrur në shqetësime lidhur me veprimet e Qeverisë.

Kurti fillimisht e pati pranuar se me administratën amerikane kishte dallime, por shtoi se “nuk jemi prishur me Amerikën”.

Në intervistën e dhjetorit Kurti deklaroi se raportet me Uashingtonin ishin shumë të mira dhe që mospajtimet kryesore gjithmonë kanë qenë lidhur me Serbinë dhe strukturat e saj, dhe asnjëherë për çështje bilaterale.

“Kurrë nuk kanë qenë, sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë, marrëdhëniet më të mira sesa tani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kemi kulmin. Si shtet i pavarur e kemi kulmin sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë”, u shpreh ai për Kanal10.

Ky qëndrim i Kurtit, për Muhaxhirin është “në shpërputhje me realitetin”, pasi sipas tij, raportet mes dy shteteve “kurrë nuk kanë qenë më të dëmtuara”.

Sipas tij, aspekti i sigurisë është një nivel tjetër nga ai politik dhe shpesh funksionon në mënyrë autonome.

Hulumtuesja në BiEPAG, Donika Emini, vlerëson se në vitet e fundit, Kurti e ka përdorur antagonizmin ndaj SHBA-së dhe Bashkimit Evropian për “përfitime elektorale dhe politike”.

Tani, ndryshimi i narrativit për t’iu referuar Serbisë si shkak për mospajtimet tregon një përpjekje për të butësuar tonin ndaj aleatëve ndërkombëtarë dhe për të krijuar hapësirë për një qasje më konstruktive ndaj administratës së re amerikane”, vlerëson ajo.

Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara i tha Radios Evropa e Lirë më 17 dhjetor se SHBA-ja synon të punojë ngushtë me ekzekutivin e ri që do të zgjidhet pas 28 dhjetorit, “për t’i avancuar prioritetet e përbashkëta”.

Shtetet e Bashkuara i kanë ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e kanë përsëritur ndër vite që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

Sa do të zgjasë “ndryshimi” i LVV-së?

Donika Emini është skeptike, sidomos kur bëhet fjalë për qasjen ndaj mediave. Në sytë e saj, ndryshimi është imponuar nga rrethanat dhe nuk ka të bëjë me mënyrën se si LVV-ja e kupton dhe respekton rolin e medias në demokraci.

“Historikisht, LVV-ja dhe Kurti kanë ndërtuar kapital politik mbi polarizimin dhe konfliktin. Prandaj, edhe pse është pozitive që po tentojnë të bëjnë paqe me mediat në këtë fazë, dyshoj fort se ky ndryshim është i qëndrueshëm dhe se do të reflektohet në një raport më të shëndetshëm me median kritike nëse ata qeverisin sërish”.

Pavarësisht zhvillimeve në të ardhmen, dëmi është bërë. Gjuha e përdorur nga LVV-ja në drejtim të mediave është dënuar disa herë nga Bashkimi Evropian dhe organizatat ndërkombëtare të mediave.

Liria e shtypit në Kosovë e ka pësuar më 2025 rënien më të madhe në 15 vjet, sipas Indeksit të Reporterëve pa Kufij.

Qeveria e Kosovës për lirinë e shtypit: Ka rënie të standardit të mediave
Për Muhaxhirin, gjithçka varet nga rezultatet zgjedhore.

“Nëse LVV-ja arrin rezultat shumë të mirë në zgjedhje, atëherë me siguri do t’i kthehet gjuhës së ashpër polarizuese. Në të kundërtën, nuk do të ketë shumë mundësi”.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të drejtë vote do të kenë mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë proces zgjedhor do të marrin pjesë 24 subjekte politike, me 1.180 kandidatë./ REL

albin kurti

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen