LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja për pensionet me Italinë, Meta: Produkt i mbi 15 viteve negociata, ishte shumë e vonuar

Nga ana tjetër Meta theksoi se kjo marrëveshje sipas tij ka mbi 15 vite që negociohet dhe arritja është shumë e vonuar. 

7 Shkurt 2024, 16:20 Nga h.k
Marrëveshja për pensionet me Italinë, Meta: Produkt i mbi 15
Foto ilustruese

TIRANË-Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat gjatë mbledhjes së kryesisë me anëtarët e partisë së tij.

Meta ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve. Nga ana tjetër Meta theksoi se kjo marrëveshje sipas tij ka mbi 15 vite që negociohet dhe arritja është shumë e vonuar. 

FJALA E ILIR METËS

Një hap i madh dhe arritje e merituar, por shumë e vonuar, produkt i mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte.

Uroj që ky hap të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë.

Por ajo çfarë e nxjerr zbuluar hipokrizinë e Qeverisë shqiptare që vrapon të marrë suksesin për arritjen e kësaj marrëveshjeje, kur ndërkohë nuk ka 10 vite por 15 vite që negociohet, është e vërteta e madhe dhe e hidhur e përjashtimit të padrejtë nga skema e pensioneve të mijëra qytetarëve në vendin tonë!

Teksa shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për Qeverisë e Italisë për miratimin e kësaj marrëveshjeje dhe për fleksibilitetin e treguar ndaj shtetasve shqiptarë, konstatojmë me keqardhje se Qeveria e Shqipërisë i ka braktisur dhe përjashtuar nga skema e pensionit dhe përfitimit të gjithë ata qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë kontribuar më pak se 15 vite pune.

Pse Qeveria mban një standard të dyfishtë, që njeh kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit pensional të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit?

Shqetësimi i drejtë i të gjithë këtyre qytetarëve është:
Pse nuk u njihen kontributet nga shteti shqiptar dhe ku kanë përfunduar ato?

Injorimi i mundit, djersës dhe mosnjohja e kontributeve të tyre duhet të marrë fund.

A nuk është koha të mendojmë edhe për këtë kategori që u mohohet kjo e drejtë?

Për t’i dhënë fund kësaj padrejtësie Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm të pleqërisë, pavarësisht se kanë më pak se 15 vite gjithsej pune.


SKEMA E PENSIONEVE
Dy faktorë kërcënojnë sot skemën e pensioneve dhe në vitet e ardhshme:
- Plakja e popullsisë, si rezultat i rënies së numrit të lindjeve dhe shpopullimit të vendit.
- Informaliteti i lartë në kontributin e skemës së sigurimeve shoqërore.

Për faktorin e parë edhe vetë FMN në raportin e saj më të fundit të këtij janari ngre alarmin se numri i popullsisë mbi 65 vjeç krahasuar me numrin e popullsisë aktive nga 25 vjeç në 65 vjeç do të shtohet nga 23% sot aktualisht, në 83% në vitin 2070.
Ndërsa për faktorin e dytë aktualisht përqindja e informalitetit në skemën e kontributeve të pensioneve është shumë e lartë.
Vetëm 39% e popullsisë në moshë aktive pune nga 15 vjeç deri në 65 vjeç janë kontribues të skemës të pensioneve.
Dhe kjo është rezultat i një informaliteti të lartë në tregun e punës, ku një pjesë shumë e konsiderueshme punonjësish aktivë janë në informalitet dhe nuk kontribuojnë në skemën pensionale edhe për shkak të barrës së lartë fiskale dhe diferencimeve të taksave për klientët e Qeverisë.
Kjo ka sjellë përkeqësimin e treguesit të numrit të kontribuesve kundrej numrit të përfituesve, aq sa aktualisht numri i përfituesve po barazohet me numrin e kontribuesve.

TAKSAT DHE INFORMALITETI
Së fundmi u njohëm edhe me një tjetër rekord të negativ.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Taksave, niveli i taksave për të ardhurat personale në Shqipëri është deri në 23%, ndërsa Kosova e ka 10%, Maqedonia e Veriut 10%, Bosnje Hercegovina 10%, Rumania 10% dhe Bullgaria 10%.

Edhe pse jemi shteti më i varfër në rajon dhe në Europë renditemi të parët për koston e lartë të jetesës, për çmimet më të larta të ushqimeve, për çmimet më të larta të karburantit dhe për çmimet më të larta të apartamenteve.

Të mos harrojmë dhe dua ta theksoj që jemi qëllimisht vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon, që mbledh vetëm 27,5% të të ardhurave të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërkohë që vendet e rajonit tonë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja mbledhin mesatarisht 42%.

Ndërkohë duhet të kemi parasysh se kjo diferencë prej 14,5% do të thotë 3,3 miliard euro në vit, të cilat nuk mblidhen dhe administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht dhe do të thotë 13,2 miliard euro në 1 mandat 4-vjeçar.

Dua të rikthesoj se Partia e Lirisë për të rritur investimet në arsim, teknologji, inovacion, bujqësi, shëndetësi dhe sidomos për rritjen e pensioneve dhe mbështetjen e grupeve në nevojë nuk do të bëjë asnjë shpikje, përveç vullnetit të qartë politik për t’u ndarë përfundimisht nga informaliteti ekstrem, përjashtimet e qëllimshme klienteliste fiskale, për t’u ndarë nga degradimi i frikshëm i administratës tatimore e doganore dhe për të realizuar atë nivel të ardhurash që realizojnë të paktën fqinjët tanë.

ilir meta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet