Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këlliçi e cilësoi kryeministrin Rama dhe Veliajn si fytyra e vërtetë e terrorizmit të qytetarëve shqiptarë.
TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka komentuar shembjen që do bëhet te pallati nr.4 në rrugën 'Myslym Keta'. Në një dalje nga selia blu, deputeti tha se një qytetar i asaj zone ka humbur rrugën pasi e kanë nxjerrë me forcë nga shtëpia e tij. Këlliçi e cilësoi kryeministrin Rama dhe Veliajn si fytyra e vërtetë e terrorizmit të qytetarëve shqiptarë.
Deklarata e plotë:
Së pari, dua t’i shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike, familjes Bozhiqi, që humbi njeriun e dashur në tensionin e përballjes me rrugeçërit e Policisë, Ujësjellsit dhe OSHEE, në rrugën Myslym Keta. Por, barrën e fajin e ka porositësi, jo mercenarët, dhe i tillë është vetëm Erion Veliaj. Për Erion Veliajn dhe Edi Ramën kam një pyetje direkte dhe të thjeshtë: a mund t’i linit bashkëqytetarët tanë, nënshtetasit tuaj, taksapaguesit e Republikës, nënat, etërit, motrat dhe vëllezërit e dikujt, që të paktën të kalonin festat në shtëpitë e tyre? Çfarë ishte ky nxitim për t’i nxjerrë në mes të katër rrugëve 10 ditë para Krishtlindjes dhe 15 ditë para Vitit të ri?
Si ka mundësi që, prishjen e ndërtimeve dhe nxjerrjen e njerëzve nga shtëpitë, e bëni ose në fillim të verës, mu në prag të sezonit turistik, ose në prag të festave, kur shqiptarët mblidhen me familjet e tyre?
A jeni të poshtër, të çmendur apo i urreni shqiptarët?
Me poshtërsi, çmenduri dhe urrejtje u veprua edhe në rrugën Myslym Keta.
Kronologjikisht historia është kjo:
Një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit shteti leshon një shkresë ku e shpall pallatin të pabanueshëm. 10 ditë më vonë lëshon një shkresë tjetër ku e konsideron të banueshëm, pasi nuk “ka dëme strukturale”.
Dhe jeta vazhdon për banorët e pallatit numër 4 në rrugën Myslym Keta në Tiranë, deri në një tekë të radhës të Erion Veliajt, që merr vendimin e ri për shembjen e pallatit.
Banorët nuk janë kundër shembjes, por kërkojnë që në ndërtimin e ri t’u jepet e njëjta sipërfaqe me atë që kanë aktualisht, dhe gjithashtu një vend ku të fusin kokën deri kur të ndërtohet pallati i ri.
Në vend të plotësimit të këtyre kritereve që çdo shtet normal duhet t’i plotësojë, Erion Veliaj i konsideron rebelë dhe kundështarë, dhe u çon pa zbardhur sabahu, Policinë, OSHEE-në dhe Ujësjellësin, me qëllim largimin me forcë të tyre dhe prerjen e dritave dhe të ujit.
Kam edhe një pyetje për ju të dashur qytetarë të Tiranës:
nëse keni një problem me dritat ose ujin, në orën 4.45 të mëngjesit dhe merrni Bashkinë apo OSHEE, a ju vjen kush?
Pse, atëherë për të prerë dritat dhe ujin gjinden njerëz që t’u shkojnë qytetarëve në orën 4.45 të mëngjesit?
Pse kur kërkohen shërbime nga qytetarët nuk jepen, por kur kërkohet krime bashkia i sjell që pa gdhirë?
Sepse kjo është fytyra e Veliajt dhe Ramës. Terror kundër qytetarëve, sepse duhet të na kenë frikë. Patronazhistë pas qytetarëve, që të na kenë frikë. Taksa të larta mbi ta, që ta ulin kokën.
Të dashur qytetarë të Tiranës: ju ftoj të mos dorëzoheni, ju bëj thirrje të mos kini frikë, ju nxis të ngriheni kundër këtij regjimi dhe ta refuzoni propagandën e tij. Me rezistencë dhe me votë të lire, me 14 maj, do t’i nxjerrim ne këta nga zyrat, që i kanë marrë me patronazhistë dhe me vjedhje dhe i mbajnë me mashtrime dhe krime.
Tedi Blushi TIRANË- Partia e Lirisë denoncoi ditën e sotme se Korporata Elektroenergjitike Shqiptare po e shet energjinë elektrike shum...
Flamur Noka TIRANË- Partia Demokratike deklaroi sot se thyerja e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë është tradhti komb&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar inekzistente policinë dhe shtetin, pas vrasjes së biznesm...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se vota e emigrantëve ësht&eu...
Komisioni i Ekonomise TIRANË- Shtesat buxhetore të vitit 2022 me 5 miliardë lekë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. ...
Pamje nga Komisioni i Reformës Zgjedhore TIRANË- Nuk ka dakordësi lidhur me Reformën Zgjedhore. Grupi i Enkelejd Alibeaj kërk...
Christiane Hohmann TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit në...
PD TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme ...
Komisioni i Ekonomise TIRANË- Shtesat në buxhetin e vitit 2022 kanë krijuar përplasje në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë k...
SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeveris&eu...