16 Dhjetor 2022, 23:11
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka konsideruar inekzistente policinë dhe shtetin, pas vrasjes së biznesmenit 49-vjeçar, Edmond Papa, i cili u qëllua me 9 plumba këtë pasdite. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e kanë shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurt për qytetarët.
“Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit! Te dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë. Me platformën e Edi Ramës kokën t’i hanë njeri tjetrit rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria liçenson aktet e tyre. Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra” – shkruan Berisha.
49-vjeçari ishte në një lokal në zonën e Selitës këtë pasdite, kur u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua në spitalin e Traumës, por ndërroi jetë në momentin që do të futej në sallën e operacionit. Edmond Papa ka jetuar në Londër dhe ishte i dënuar për trafik droge në Greqi. Vrasja dyshohet se ka ardhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës në kryeqytetin britanik.
sali berisha ekzekutohet edmond papa edmond papa
Politike
16 Dhjetor 2022, 22:05
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se vota e emigrantëve ësht&eu...
Politike
16 Dhjetor 2022, 20:10
I.A
Komisioni i Ekonomise
TIRANË- Shtesat buxhetore të vitit 2022 me 5 miliardë lekë ka nxitur debate në Komisionin e Ekonomisë. ...
Politike
16 Dhjetor 2022, 12:56
k.m.
Pamje nga Komisioni i Reformës Zgjedhore
TIRANË- Nuk ka dakordësi lidhur me Reformën Zgjedhore. Grupi i Enkelejd Alibeaj kërk...
Politike
16 Dhjetor 2022, 19:02
I.A
Christiane Hohmann
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit në...
Politike
16 Dhjetor 2022, 18:42
I.A
PD
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme ...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Komisioni i Ekonomise
TIRANË- Shtesat në buxhetin e vitit 2022 kanë krijuar përplasje në Komisionin e Ekonomisë. Gjatë k...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:17
SHKODËR- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeveris&eu...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:10
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së Altin Dumanit në Krye të Prokurorisë së Posaçme Kun...
Politike
16 Dhjetor 2022, 17:04
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar zgjedhjen e Altin Dumanit si kreun e radhës së Prok...
Politike
16 Dhjetor 2022, 16:51
I.A
Ambasada Amerikane
TIRANË- Ambasada Amerikane ka reaguar për zgjedhjet së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së P...