LIVE UPDATES
Politike

'Thyerje të embargos ruse në portin e Durrësit', PD: NATO të monitorojë hapësirën shqiptare

PD i bën thirrje NATO-s të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare, duke kujtuar se bëhet fjalë, jo vetëm për territorin e një vendi aleat, por edhe sigurinë e publikut, dhe për më shumë interesat jetike afatgjata të kombit shqiptar në Ballkan.

17 Dhjetor 2022, 13:50 Nga A.B
'Thyerje të embargos ruse në portin e Durrësit', PD:
Flamur Noka

TIRANË- Partia Demokratike deklaroi sot se thyerja e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë është tradhti kombëtare. Duke iu referuar shkrimit të mediave malazeze se Edi Rama dhe Dritan Abazoviç thyen embargon dhe përmes Portit të Durrësit i lejuan Serbisë të bëjë tregti me Rusinë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka deklaroi se Shqipëria është në rrezikun e shndërrimit në një shtet të kapur dhe vend të shitur.

PD i bën thirrje NATO-s të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare, duke kujtuar se bëhet fjalë, jo vetëm për territorin e një vendi aleat, por edhe sigurinë e publikut, dhe për më shumë interesat jetike afatgjata të kombit shqiptar në Ballkan.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA

Edi Rama, avokati dhe vasali i padronit të tij Vuçiç, jo vetëm ka mbrojtur publikisht dhe në çdo takim ndërkombëtar, thyerjen nga Serbia të sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë, por sipas medias malazeze, ai vetë ka lejuar thyerjen nga Shqipëria të embargos të vendosur nga Perëndimi kundër Rusisë.

Anije me mallra ruse dhe serbe, të denoncuara disa herë nga Partia Demokratike, me destinacion Serbinë dhe Rusinë, kanë përdorur portin e Durrësit, si portën e shqyer të Europës, folenë e korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare, duke mbajtur të hapur tubin e oksigjenit për Putinin, makinerine e tij te luftes dhe genocidit ndaj Ukrainës dhe majmur padronin e tij, serbomadhin Vuçiç.

Edi Rama dhe tregtarët e tij të sigurisë kombëtare janë të parët dhe të vetmit thyerës të embargos ndërkombëtare kundër Rusisë, për interesa të kësaj te fundit dhe “Rusisë së Vogël” në rajon.

Për një vend të NATO-s dhe kandidat të BE, kjo është dyfish e dënueshme dhe dyfish skandaloze. Për kombin shqiptar kjo është një tradhti e hapur kombëtare.

Ky akt kriminal ndërkombetar dëshmon se Edi Rama për pushtetin e tij është gati të lidhet me armiqtë e vjetër dhe të rinj të Shqipërisë dhe të Perëndimit, dhe të përdorë hapësirën e një vendi të NATO-s për të furnizuar dhe lehtësuar operacionet e një regjimi që është në luftë me Aleancën.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt sabotazhi, tradhtie dhe skuthërie të Ramës dhe të veglave të tij, që për një grusht para janë gati të nxjerrin në ankand sigurinë e vendit.

Kjo vërteton, jo vetëm tradhtinë ndaj Perëndimit dhe popullit të vet, ai me këtë akt e rendit Shqipërinë si pjesë të “Boshtit të së keqes”, nga Moska në Beograd dhe “Aleancës së rublave dhe dinarëve”.

Partia Demokratike i bën thirrje NATO-s të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare, duke kujtuar se bëhet fjalë, jo vetëm për territorin e një vendi aleat, por edhe sigurinë e publikut, dhe për më shumë interesat jetike afatgjata të kombit shqiptar në Ballkan. Përdorimi i portit të Durrësit në funksion të Vuçiçit dhe Putinit është shqyerje e portave të sigurisë kombëtare, shenjë se funksionet gjeostrategjike të Shqipërisë u nënshtrohen interesave të armiqve tanë, dhe jo interesit kombëtar. Porti i Durrësit është tashmë porta e të gjitha trafiqeve ndërkombëtare me leje qeveritare. Tonelatat e drogës nga Amerika Latine, ato që janë kapur dëshmojnë vetëm se sa herë më shumë kanë kaluar, dhe anijet me naftë nga Libia, një tjetër vend në embargo ndërkombëtare, janë prova se Shqipëria është në rrezikun e shndërrimit në shtet të kapur dhe vend të shitur.

Infrastruktura e sigurisë së Shqipërisë është në duart e tradhtarëve te saj. Çdo vonesë në rivendosjen e saj është një ditë më shumë për armiqtë e Shqipërisë dhe të Perëndimit. Partia Demokratike thekson edhe një element tjetër, të cilin e ka kundërshtuar me forcë gjatë këtyre viteve: Platformën e “Ballkanit të hapur”.

Siç dëshmon thyerja e embargos me Rusinë, kjo ide nuk është gjë tjetër veçse një leje zyrtare për t’i bërë edhe më porozë kufijtë e NATO-s. Për të qarkulluar në territorin e saj, infrastrukturë dhe interesa armike të Aleancës Veri – Atlantike. Edi Rama është një rrezik për këtë siguri, sa kohë e vendos territorin dhe qeverinë e tij në shërbim të armiqve të kombit shqiptar.

flamur noka

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet