LIVE UPDATES
Politike

"Njerëzit e dinë që jam homoseksual," Gonzato: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim!

Sipas tij dashuria është e njëjtë për të gjithë dhe se protretizohet në mënyra të ndryshme  jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli.

19 Maj 2025, 10:12 Nga N.F
"Njerëzit e dinë që jam homoseksual," Gonzato: Jam
Gonzato

TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur në lidhje me javën kulturore europiane dhe nën moton e Bashkimit Europian: “Të bashkuar në diversitet”. Gonzato gjatë fjalës së tij u shpreh se të gjitha projektet që po zhvillohen me artistët, jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe dhe në Pilur të Vlorës.

Ai më tej foli në lidhje me ekspozitën e Blerta Kambo. Sipas tij dashuria është e njëjtë për të gjithë dhe se protretizohet në mënyra të ndryshme  jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli. Më tej në lidhje me dashurinë, ambasadori foli edhe për jetën e tij private dhe  orientimin e tij sekesual. Gonzato tha se njerëzit e dinë që është homoseksual dhe se është i martuar me një burrë.

“Tema kryesore është krijimi kësaj hapësire në të cilën njerëzit të ndërveprojnë në mënyrë të lirshme dhe të formësojnë vizionin e tyre për BE. Do të kemi disa teatër. Një tjetër është ekspozitë nga Blerta Kambo; Dashuria është e njëjtë për të gjithë aty protretizohen mënyra të ndryshme dashurie, jo vetëm mes një femër dhe një mashkulli.

Besoj se njerëzit e dinë që jam homoseksual, por nuk abuzoj me pozicionin që kam. U zhgënjeva pasi kemi patur vështirësi për të gjetur vendin ku do të organizohej, se njerëzit thoshin nuk do t’i tregojmë këto fotografi se kemi fëmijë, por ato janë foto me dashuri. Janë thjesht fotografi. Në Shqipëri duhet të arrihet ky ndryshim i mendësisë.

Njerëzit të pranojnë larminë dhe mendoj që kjo do të japë efektin e vet. Kemi muzikë dhe tematika të tjera si emigracioni që prek shqiptarët dhe marrëdhënia mes gjuhës e pushtetit. Të gjitha këto për të simuluar reflektim për sfidat me të cilat përballemi. Kultura është mjet i fuqishëm për të tejkaluar kufijtë dhe prandaj e bëmë këtë në partneritet me artistët”.

Duke shpjeguar më tej deklaratën e tij publike mbi homoseksualitetin, Gonzato me sinqeritet rrëfeu në A2 CNN vështirësitë dhe tha se kjo nuk është kërcënim për njerëzit dhe nuk abuzon me pozicionin e tij.

“Është e vështirë sot të ekspozohesh në këtë formë dhe bëhesh i cenueshëm, por më pëlqen të jem i sinqertë. Nuk kam diçka për të fshehur. Të shprehesh se kush je në të vërtetë nuk është e lehtë por e rëndësishme të jesh i ndershëm.  Mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju dhe ndjenjat që kam janë të njëjta me ju.

Po ne jemi ndryshe, jemi me këtë diversitet dhe jemi edhe të njëjtë. Me pëlqen edhe ideja e ekspozitës ne kemi një thelb njerëzor dhe ju ndoshta e dini që unë kam qenë i martuar me një femër dhe më pas u martova me një burrë dhe problemet janë njësoj," tha ai.

gonzato

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje