LIVE UPDATES
Politike

Non-grata e Berishës në SHBA/ Gazetari amerikan: Përfshirja e Soros i mundësoi qeverisë t’i vihet pas kreut të PD-së

O’Neil thekson se ajo çka është  parë është bashkëpunimi midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it ku sipas tij këto dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it, lidhur me Berishën.

11 Mars 2025, 08:22 Nga r.ll
Non-grata e Berishës në SHBA/ Gazetari amerikan: Përfshirja e
yler o neil

TIRANË- Tyler O’Neil, një shkrimtar e gazetar amerikan gjatë një seance dëgjimore me Kongresin Amerikan për ndihmat e USAID, deklaroi që një organizatë jo-qeveritare shqiptare kishte marrë para nga  USAID përmes fondacionit Soros që sanksionoi kryetarin e opozitës shqiptare.

O’Neil në intervistën e tij për Opinion ka dhënë më shumë detaje për idenë e tij ku shprehet se Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës.

O’Neil thekson se ajo çka është  parë është bashkëpunimi midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it ku sipas tij këto dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it, lidhur me Berishën.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Gjatë dëgjesës tuaj përpara nënkomitetit ju bëtë disa denoncime lidhur me Institutin Lindje – Perëndim, USAID-in, Fondacionit Soros dhe reformës gjyqësore në Shqipëri. Ishte një përzierje gjërash të ndryshme. Mund të më shpjegoni me më shumë detaje idenë tuaj?

O’ Neil: Po. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim mori fonde të konsiderueshme nga USAID-i, pra Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. Po ashtu mori shumë fonde nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, rrjetin e madh të themeluar nga George Soros të cilin aktualisht e drejton djali i tij Alex Soros. Instituti i Menaxhimit Lindje – Perëndim ndërmori një serë reformash në drejtësi për të cilat kritikët pretendojnë se mundësuan përndjekjen e Sali Berishës, ish-Kryeministrin e Shqipërisë.

Blendi Fevziu: Por zoti O’ Neil, mendoj se reforma në drejtësi është promovuar nga Ambasada Amerikane, Departamenti i Shtetit dhe partnerët Evropian. Kjo do të thotë se është diçka e kryer nga komuniteti ndërkombëtar, bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa për Shqipërinë.

O’ Neil: Po. Në tërësi nuk e di se sa të këqija janë ndryshimet. Ajo çka di është se kritikët thonë se kjo përfshirje i mundësoi qeverisë së Ramës t’i vihet pas Sali Berishës i cili sigurisht që është një kritik i madh i përfshirjes së George Soros-it në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Sali Berisha është shpallur si non-grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Keni më shumë informacione sepse kemi pyetur disa herë dhe ende nuk kemi marr informacion se pse është shpallur si i atillë, pse konkretisht është shpallur non-grata dhe jo sipas deklaratës zyrtare të Sekretarit të Shtetit.

O’ Neil: Kjo është një lëvizje shumë shqetësuese nga Administrata e kaluar e Biden-it. Ajo çka kemi parë është bashkëpunim midis grupeve të financuara nga Soros-i dhe USAID-it, qeverisë federale gjatë administratës së Biden-it. Tematika e librit tim “The Woketapus – Grupimet e Parave të Errëta që Manipulojnë Qeverinë Federale” është që shumë grupe aktivistësh të majtë, të mbështetur nga Soros-i dhe rrjeti i tij i parave të errëta, influencuan administratën e Biden-it, dhe këto lidhje mund të kenë pasur një rol në këtë lëvizje të Blinken-it. Kjo është një lëvizje shqetësuese, për të thënë të paktën, kur shikon qeverinë e Shteteve të Bashkuara të kundërshtojnë Sali Berishën në këtë mënyrë.

Blendi Fevziu: Mendoj se jemi të fokusuar te Shqipëria, por është kjo pjesë e një historie më të gjerë, pra, me sa kam dëgjuar përfshin edhe vendet e Amerikës latine si edhe shtete të tjera.

O’ Neil: Po. Të dyja, qoftë USAID-i por edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur kanë bashkëfinancuar projekte të ndryshme përreth botës, shpesh duke advokuar për të njëjtët kauza ideologjike që promovoi Soros-i si dhe administrata e Biden-it. Presidenti Trump është duke mbajtur një qëndrim të fort kundër kësaj ideologjie korruptive. Ky ndryshim është përshëndetur në Shtetet e Bashkuara pasi qytetarët amerikanë votuan kundër kësaj ideologjie. Ka pyetje për të cilat do të doja të merrja përgjigje dhe që lidhen me përfshirjen e George Soros-it dhe Alex Soros-it me rastin e Shqipërisë dhe përndjekjen e Sali Berishës si edhe mënyrën me anë të së cilës është përgjigjur dhe ka punuar qeveria e Ramës me ish administratën e shtetit amerikan./TvKlan

tyler o neil sali berisha

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit