LIVE UPDATES
Politike

'Nuk kishte të plagosur...'/ Tensionet në Kuvend, Berisha: SKAP vrapoi për të trilluar vepra kriminale

3 Nëntor 2023, 12:11 Nga DOSJA
'Nuk kishte të plagosur...'/ Tensionet në Kuvend, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË"Zhvillimet dramatike të djeshme në parlament dhe pas parlamentit, janë dëshmi e pakontestueshme e narkodiktaturës së vendosur në Shqipëri. Janë fytyra e vërtetë e regjimit." - Me këto fjalë e nisi këtë të premte, konferencën e përjavshme për shtyp, Kryetari i PD-së, Sali Berisha.

DEKLARATA:

Zhvillimet dramatike të djeshme në parlament dhe pas parlamentit, janë dëshmi e pakontestueshme e narkodiktaturës së vendosur në Shqipëri.
Janë fytyra e vërtetë e regjimit.
Deputetë të opozitës me të drejta të mohuara në mënyrë antikushtetuese nga Edi Rama, kanë nisur betejën e tyre parlamentare për rivendosjen e të drejtave të tyre.
Këtë betejë ata e kanë nisur me qëllimin e parë, rivendosjen e të drejtave dhe mosbojkotin e parlamentit. Pra, ata kanë përjashtuar rrugën e bojkotit të parlamentit.
Pra, midis kësaj dhe betejës për të drejtat e tyre në parlament, kanë zgjedhur betejën për të drejtat e tyre në parlament.
Mendoj se kjo është rruga më kushtetuese, më e ligjshme, më përfaqësuese dhe më e përgjegjshme e këtyre deputetëve.
Në këto qëndrime, ata u përballën dje me një situatë banditeske ndaj tyre në parlament.
Edi Rama urdhëronte me Taulant Ballën, deputetë të tij që të vërsuleshin kundër deputetëve të opozitës në protestë.
Edi Rama me Lindën e tij në parlament kishte futur në sallën e parlamentit, në kundërshtim absolut me ligjet, njerëz të armatosur.
Edi Rama, në kundërshtim flagrant me ligjin, kishte futur në parlament policinë, ndërkohë që siguria në parlament, qytetarët shqiptarë paguajnë me dhjetëra rroga punonjës të sigurisë së parlamentit, që është repart i gardës së vendit.
Skenat e qëndrimeve ndaj parlamentit ishin të gjithë të dirigjuara.
Por po kaq e rëndë dhe kaq e shëmtuar ishte vrapimi pas ngjarjes në parlament, i SKAP-it të partisë, i cili ka shkelur çdo ligj dhe çdo rregull.
Nuk kishte asnjë vepër krimi, nuk pati të plagosur, pa le më më shumë.
Nuk ndodhi asnjë problem i veçantë, përveçse një proteste legjitime të opozitës.
SKAP-i nën urdhrat e partisë, vrapoi në sallën e parlamentit me shoqëruesit e tij, për të identifikuar, për të sajuar, trilluar vepra kriminale.
Fytyra e shëmtuar policeske e narkoshtetit. Dëshmi e fytyrës së shëmtuar policeske të narkoshtetit.
Ju ishit aty, shqiptarët e ndoqën në çdo moment atë, pse shkonte SKAP-i i partisë?
Edi Rama është tmerruar, ka humbuar, moral nuk ka pasur ndonjëherë, por i ka hyrë drithërima dhe frika në palcë.
Mendon se duke sjellë skapistë në parlament, do të mund të dekurajojë në betejën e tyre deputetët e opozitës, më e drejta në historinë e një parlamenti, për të drejtat e tyre kushtetuese.
Formuluan akuza kriminale për të dërguar në Gjykatën e Lartë.
Por kur ne i dërguam në Gjykatën e Lartë, goditjen që i bënë Gent Strazimirit, Pjerin Ndreu me banditin tjetër, gjykata u përgjigj se kjo zgjidhet me masat që ka marrë parlamenti.
Por këtë herë kanë Sadushin omnipotent aty dhe ia dërgojnë atij, si siguri të madhe për të marrë ndonjë masë.

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit