Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh optimiste se në javët në vijim situata do të mund të ndryshojë, siç tha ajo të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.
SHBA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim lidhur me pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Gjatë një diskutimi të mbajtur në Hudson Institute në Washington D.C., Osmani u shpreh optimiste se në javët në vijim situata do të mund të ndryshojë, siç tha ajo të konstituohet Kuvendi dhe do të formohet qeveria e re.
Ajo theksoi se, për shkak të disa paqartësive kushtetuese, Kuvendi ende nuk është konstituar. Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka sqaruar se ekziston një afat i rreptë 30-ditor për konstituimin e parlamentit, i cili skadon më 26 korrik, siç tha ajo nuk është definuar se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati.
“Kushtetutën tonë, kur e hartuam, ishte e pamundur të parashikonim çdo skenar të mundshëm. Ajo u hartua me një mendim pozitiv, me idenë që ligjvënësit do të bashkëpunonin me njëri-tjetrin, e jo të bllokonin njëri-tjetrin dhe institucionin. Tani, për shkak të disa paqartësive kushtetuese – nëse mund ta quaj kështu – parlamenti nuk është konstituar ende. Por kemi pasur një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, dhe gjykata ka dhënë një sqarim. Ekziston një afat i rreptë 30-ditor, i cili skadon më 26 korrik për konstituimin e parlamentit. Por nuk është sqaruar se cilat janë pasojat ligjore nëse nuk respektohet ky afat kushtetues i detyrueshëm. Kështu që duket se do të më duhet t’i drejtohem përsëri gjykatës dhe t’i parashtroj atë pyetje veçmas. Dhe shpresoj që ata do të përgjigjen. Por gjithashtu kam një grimë shprese që gjërat e mira mund të ndodhin gjatë javëve në vijim. Dhe ndoshta do të kemi një qeveri – sado e brishtë – por na duhet një qeveri dhe një parlament i konstituar për të parandaluar dëme ndaj vendit”, tha Osmani.
Më 26 qershor 2025, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpalli aktgjykimin KO124/25, i cili lidhet me procesin e papërfunduar të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ky aktgjykim erdhi pas një kërkese për interpretim kushtetues, pasi seanca konstituive e nisur më 15 prill 2025 nuk kishte përfunduar siç kërkohet me Kushtetutë, për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Në aktgjykimin e saj, Gjykata sqaroi se Kuvendi duhet të konstituohet plotësisht brenda një afati prej 30 ditësh nga data e shpalljes së aktgjykimit, pra deri më 26 korrik 2025. Megjithatë, Gjykata nuk specifikoi qartë se cilat janë pasojat ligjore në rast të mosrespektimit të këtij afati kushtetues.
Foto ilustruese TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një paralajmërim të gjithë tregtarët që shes...
Foto nga Vlora VLORA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me lirimin e hapësirave publike. Ram...
Genta Vangjeli TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Foto ilustruese KOSOVA- Ndërsa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se ka “informacione të besueshme” se preside...
Edi Rama “Kryetarët e PS, të gjithë kryetarët e njësive administrative duhet të shkarkohen dhe t’u rijepet mund&e...
Kristjan Shkreli TIRANË- Kristjan Shkreli, kryetari i Bashkisë Vau i Dejës është paraqitur sot në SPAK ku ka qëndruar p&...
Vangjel Tavo HIMARË- Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka folur për medait pas urdhërit të Kryeministrit Edi Rama për shk...
Albin Kurti dhe Donika Gërvalla BOSNJE- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zë...
Fisnik Qosja DURRËS- Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka folur për mediat pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për ...
Endri Shabani TIRANË- Endri Shabani i është drejtuar KQZ me një kërkesë, në emër të Partisë Nisma Thurje ...