16 Maj 2025, 16:21
Nga N.F
Osmani dhe Kallas
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ditën e sotme në Tiranë përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas. Osmani ka shpërndarë një fotografi me të, ku shkruan se Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
“Kënaqësi të takohem me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, një mbështetëse e kahmotshme për një Evropë të sigurt e të bashkuar. Duke qenë se gjatë vizitës së saj javën e ardhshme në Kosovë do të jem në një vizitë shtetërore të paracaktuar jashtë vendit, takimin e realizuam në Tiranë. Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, shkroi ajo.
Osmani shton se është koha që BE t’i përgjigjet këtij momenti me guxim, qartësi dhe vendosmëri, tipare këto që e karakterizojnë lidershipin e Përfaqësueses së Lartë Kallas. Presidentja po përfaqëson Kosovën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë.
Osmani para nisjes së këtij Samiti, në një deklaratë për media tha se ka një bllokadë totale nga ana e Bashkimit Evropian dhe nuk po vlerësohet puna e Kosovës.
“Ka një bllokadë totale nga ana e BE-së, nuk vlerësohet puna jonë, nuk vlerësohen reformat e ndërmarra, nuk vlerësohet fakti që ne jemi 100% me politikat e tyre sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, por edhe politikave të tjera. Për fat të keq po jepet një mesazh shumë i keq për rajonin tonë. Më shumë po iu hapet në raport me ata që shkojnë në Moskë te Putini sesa për ne që nuk shohim rrugë dhe alternativë tjetër veç BE-së”, u shpreh Osmani.
osmani kaja kallas
Politike
16 Maj 2025, 16:15
E. D
sali berisha
BRUKSEL- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në Facebook ka dhënë një mesazh p&eu...
Politike
16 Maj 2025, 15:57
Jack Power
edi rama
TIRANË- Një student i ri i arteve grafike, Jorgis Xha, punon në një bunker në Tiranë. Ish-streha kundër bo...
Politike
16 Maj 2025, 15:59
E. D
lideret
TIRANË- Disa nga liderët evropianë kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së Donald Trump. K...
Politike
16 Maj 2025, 15:37
Dosja
fotot ilustruese
TIRANË- Deri më tani janë numëruar 127024 zarfa nga diaspora nga 194889 në total. Sipas rezultateve të publi...
Politike
16 Maj 2025, 15:23
N.F
Jonathan Hargreaves
KOSOVË- Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves është shprehur se pengesat e fundit në krijimi...
Politike
16 Maj 2025, 14:49
r.ll
sali berisha
BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë pas fjalës së tij në samitin e IDU...
Politike
16 Maj 2025, 14:48
I.A
Keir Starmer
TIRANË- Kryeministri britanik, Keir Starmer i është përgjigjur batutave të homologut shqiptar Edi Rama në lidhje...
Politike
16 Maj 2025, 14:44
I.A
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka komentuar gjestin viral që ka bërë gjatë mbylljes së fushat&eu...
Politike
16 Maj 2025, 14:39
I.A
Genta Vangjeli
TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike Genta Vangjeli, ka bërë një deklar...
Politike
16 Maj 2025, 14:23
M.B
Friedrich Merz
TIRANA- Kancelari gjerman Friedrich Merz mbajti fjalën në Samitin e Komunitetit Politik Evropian sot në ...