29 Maj 2024, 22:21
Nga r.ll
adea pirdeni
TIRANË- Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka prezantuar sot “Paketën e Motivimit për Administratën”.
Kjo paketë përfshin rritjen e pagave për vitin 2024, fleksibilitetin e orarit në punë, vlerësimin e performances së punonjësve si dhe një seri masash mbështetëse për mbarëvajtjen e punës në Administratë dhe trajtimin e punonjësve.
Ajo u shpreh se një pjesë thelbësore e këtij transformimi është “Paketa e Motivimit për Administratën Publike” që përfshin fleksibilitet të orarit të punës sipas nevojave që kanë punonjësit e administratës dhe përmirësim të kushteve të punës.
“ Kemi diskutuar me të gjithë ata që e jetojnë përditshmërinë e punës në administratë për të sjellë ato ndryshime jo domosdoshmërisht sikurse e mendojmë ne, po ashtu siç vetë punonjësit dhe qytetarë si marrës të shërbimit kanë nevojë që të ndryshojë. E para ndër kërkesat tuaja ka qenë garantimi i fleksibilitetit të orarit. Ndaj dëshiroj të ndaj me ju lajmin e mirë që brenda këtij viti do t’u mundësojë punonjësve të alternojnë dhe përzgjedhin nisjen e orarit ditor të punës, sipas agjendës që dikton dhe jeta familjare, dhe shoqërimi i fëmijëve në çerdhe, kopështe dhe shkolla. Teksa të gjithë duhet të jemi në punë brenda një fashe orare të përcaktuar 09.00 me 15:30, kolegët mund të përzgjedhin që ta nisin ditën e tyre më herët dhe ta përfundojnë më herët dhe e anasjellta, praktikë kjo tashmë e aplikuar në disa vende të Evropës, dhe që natyrisht i përjashton ato njësi që kanë kontaktin e drejtpëdrejtë me qytetarin. E dyta në listë, ishte një kërkesë e përsëritur për të hequr kufizimin ligjor që buron nga Kodi i Punës, për marrjen e lejes vjetore në jo më pak se një javë kalendarike, Ju e kërkuat masivisisht, si një ndër prioritetet kryesore, dhe ne po përgjigjemi për heqjen e këtij kufizimi, duke çliruar kështu mundësinë që kushdo të planifikojë pushimet që i takojnë ligjërisht në segmente kohore më të shkurtura se një jave,” tha ministrja Pirdeni.
Sipas ministres pagat do të rriten brenda vitit 2024 për nënpunësit e nivelit specialist, për punonjësit e njësive të Vetëqeverisjes Vendore, ushtarakët, punonjësit e policisë dhe të arsimit. Të pranishëm në prezantimin e paketës ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.
adea pirdeni
Politike
29 Maj 2024, 20:42
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka ...
Politike
29 Maj 2024, 20:19
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e mbrëmjes së sotme para mbështetësve të ...
Politike
29 Maj 2024, 19:20
N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë së PL-së ka folur sërish n...
Politike
29 Maj 2024, 18:33
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama Ka marrë pjesë në prezantimin e “Planit të Motivimit të Administratës Publike,...
Politike
29 Maj 2024, 18:21
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e “Planit të Motivimit të Administratës Publike,...
Politike
29 Maj 2024, 18:17
r.ll
silvio gonzato
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato ka deklaruar se përparimi në reformën e administratës publ...
Politike
29 Maj 2024, 18:03
N.F
Mëngjesi dhe Këlliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar ditën e...
Politike
29 Maj 2024, 17:09
r.ll
lulzim basha
TIRANË- Avokatura e Shtetit prezantoi raportin në Komisionin e Ligjeve duke njoftuar deputetët se tashmë Shqipëria ko...
Politike
29 Maj 2024, 16:43
N.F
kyriakos mitsotakis dhe edi rama
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë për emisionin ...
Politike
29 Maj 2024, 16:37
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Është zbardhur projektvendimi, i cili pritet të votohet gjatë seancës së nesërme në Ku...