LIVE UPDATES
Politike

Paralelizëm me Italinë dhe Portugalinë, ku qëndron manipulimi i Ramës për shembjen e rrugës Librazhd-Prrenjas

Krah videos së publikuar, Rama ka nisur një sërë ironish dhe akuzash ndaj Opozitës si dhe mediave në vend, por për asnjë moment nuk ka pranuar përgjegjësitë që ka qeveria në lidhje me shembjen e rrugës. 

26 Shkurt 2026, 10:36 Nga I.A
Paralelizëm me Italinë dhe Portugalinë, ku qëndron
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë paralelizime të rrugëve të shembura në Shqipëri me vendet e tjera në Evropë, në vend që të pranojë përgjegjësinë izolimin e Juglindjes për shkak të shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas. Rasti më i fundit i Ramës që ka bërë këtë paralelizëm ka qenë ditën e djeshme, duke publikuar një rrugë të shembur në Portugali. 

Krah videos së publikuar, Rama ka nisur një sërë ironish dhe akuzash ndaj Opozitës si dhe mediave në vend, por për asnjë moment nuk ka pranuar përgjegjësitë që ka qeveria në lidhje me shembjen e rrugës. 

“Çudi e madhe, në Portugali ka ndodhur kjo nga të njëjtat fenomene, po s’po e marr vesh se mirë opozita portugeze është në gjumë, mirë edhe ato pak tenxhere mediatike të Portugalisë janë me temperaturë të ulët e s’ka vend për gjithë këtë rrugë të re, po si ka mundësi që opozitat e këtushme nuk e kanë denoncuar akoma në SPAK këtë vepër të korrupsionit dhe si është e mundur që 700 tenxheret e flakta të mexhelisit tonë mediatik, nuk kanë thirrur gjithollogët e tyre që të jashtënxjerrin faktet e tmerrshme që fshihen nën asfaltin e këtij korrupsioni qeveritar, ku padyshim është dora e narkoshtetit shqiptar!” shkruan Rama në X.

Por si qëndron e vërteta?

Portugalia në fillim të muajit Shkurt është goditur nga stuhia Kristin, e cila la pas shkatërrime mijëra dollarë, përfshi, ndërtesa, rrugë apo investime. 18 persona kanë humbur jetën në Portugali për shkak të stuhive, të cilat shkaktuan gjithashtu qindra të lënduar dhe persona të zhvendosur.

Qeveria e Portugalisë miratoi të dielën një paketë kredish dhe stimujsh prej 2.5 miliardë eurosh (2.95 miliardë dollarë) për të ndihmuar njerëzit dhe bizneset të rindërtohen pas stuhisë.

Qindra shtëpi, disa rrugë, shkolla, fabrika dhe linja hekurudhore janë prekur. Në bazën ajrore Monte Real pranë Leirias, stuhia dëmtoi disa avionë, përfshirë avionë luftarakë F16. Gjithsej ishin gati 170 mijë familje pa energji elektrike. 

Rama të njëjtën retorike ndoqi dhe në fillim të kësaj jave, kur aksi u bllokua komplet dhe nuk kishte asnjë mënyrë kalimi. Por ndryshe nga Portugalia, Rama mori shembullin e Italisë. Duke publikuar një video nga një gropë gjigandë e hapur në një rajon të Italisë, kryeministri theksoi se nuk ka asnjë portal apo parti mediatike që e trajton këtë fatkeqësi natyrore, me histerinë që ndodh në Shqipëri.

Në Itali po rrëshqet gjatë këtyre ditëve një masiv gjigand që rrezikon të marrë me vete një qytezë të tërë të banuar, po nuk ka ndonjë kanal a qoftë edhe portal në atë vend - parti politike jo e jo - që ta trajtojë fatkeqësinë natyrore me histerinë e këtushme, ku ky avaz është bërë një traditë e ligë,“ shkroi Rama.

Por ndryshe nga Portugalia apo Italia, ku këto ngjarje kanë ndodhur pas një stuhie masive siç është Kristin, aksi Librazhd-Prrenjas u shemb në mes të ditës me diell. Ndërkohë që bashkë më këtë aks, u fundos dhe ura e ndërtuar si dhe rrjeti i hekurudhës apo energjisë elektrike./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen