LIVE UPDATES
Politike

“Paratë e taksave tuaja, do të bëhen shërbime”, Këlliçi: 5 prioritetet e programit tim sjellin ndryshimin në Tiranë

24 Prill 2023, 10:52 Nga DOSJA
“Paratë e taksave tuaja, do të bëhen shërbime”,
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës zhvilloi takime me banorët e zonës së Sharrës. Ai paraqiti programin e tij, 5 pikat kryesore që sjellin ndryshimin në Tiranë, dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve. Zona e Sharrës është e lënë pas dore dhe gjatë viteve të fundit kanë munguar investime që do të përmirësonin jetesën e komunitetit. Por sikur të mos mjaftojë kjo, banorët e Sharrës dhe gjithë Kombinatit, vuajnë ende ndotjen e ajrit për shkak të mbetjeve urbane që hidhen në landfill. Belind Këlliçi e cilësoi këtë si minierë ari për Erion Veliajn, dhe dëm ndaj qytetarëve.
  
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi u shpreh se vdekja e Ardit Gjoklajt në Sharrë, shërbeu si pretekst që Erion Veliaj të niste aferën me inceneratorin e Tiranës, që sot i kushton taksapaguesve të Tiranës plotë 80 mijë euro në ditë.

“Arsyeja pse po ua përmend këtë, është se u gjet ky justifikim, që në vitin 2016 kur kjo ndodhi, të fillohej të flitej për herë të parë për konçensionin e inceneratorit të Tiranës. Këtu ka një problem shumë të madh. Ju nuk e keni idenë në aspektin financiar se çfarë vjedhje ndodh vetëm pak metra larg nga ju. 80 mijë euro në ditë vjedhin nga taksat e tua, të mijat, të gjithëve neve këtu. E di çfarë domethënë 80 mijë euro në ditë? Sikur një javë të hidhen ato lekë këtu në zonë, zgjidhet problemi me rrugicat hyrëse” u shpreh Këlliçi.
 
Për kandidatin e kaolicionit “Bashkë Fitojmë”, aq para sa sot shkojnë për aferën e inceneratorit, mjaftojnë për të mundësuar transportin publik falas për 200 mijë qytetarë të Tiranës. Pas 14 majit, ky angazhim do të bëhet realitet, “pasi u shërben shtresave në nevojë dhe jo klientelës së Erion Veliajt”, tha Këlliçi.

Unë kam premtuar transport publik falas, autobusin falas për 200 mijë qytetarë në ditë. Një shërbim që kushton sa para që shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston. Ajo bileta 400 lekëshe nuk është dhimbje koke për të pasurit, por është për të varfërit. Ajo masë që unë kam propozuar nuk i shërben oligarkëve, klientelës së Erion Veliajt. Eshtë një shërbim i dedikuar për pensionistët, për studentët, për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë”, tha Këlliçi
 
Transporti publik flas do të jetë një shërbim që për të gjithë banorët e kryeqytetit, përfshirë edhe  ata në zonat rurale. Këlliçi tregoi edhe si do të realizohet ky projekt.

“Në të gjithë katundet e Tiranës, në të gjithë fshatrat dhe në qytet, që kur të hypin në autobus, të ndjekin të njëjtin model që ka në 250 qytete të tjera në bot, që hypet në autobus, ka një kartë elektronike, e çekon, e shtyp aty, dhe vazhdon rrugën. Siç e ka e gjithë vendet e zhvilluara. Pse? Sepse unë kam vendosur që taksat e qytetarëve të mos i marrë e t`i çojë për shërbime që nuk ekzistojnë, por t’i marr e t’i çoj për qytetarët” u shpreh Këlliçi.
 
Para banorëve të Sharrës, Këlliçi u shpreh se po kritikohet për koston e ulët të këtij projekti, pasi sipas tij, nxjerr zbuluar aferat e Erion Veliajt me kostot e fryra për ndërtimin e Unazës së Re.

“E keni para projektin për nënkalimin te “Sheshi Skënderbej”, që kam propozuar tunelin e nëndheshëm te sheshi? A e dini kush është akuza e vetme që kam marrë? Kushton shumë pak, 4.5 milionë euro. Sepse unë e kam prozuar me çmim kostoje, u kam thënë që nuk do vjedh. Jam ulur me urbanistët, më kanë nxjerrë faturën, më kanë thënë që është 4.5 milionë euro. Çfarë? Të dal unë të them që është 20, është 30? Problemi është se u prish punë se i nxjerr zbuluar me çfarë kanë bërë këta. Këta kanë vënë një standard: kanë ndërtuar në Unazë të Re 24 milionë euro kilometrin” u shpreh Këlliçi.
 
Kandidati i opozitës foli edhe për planin e ofruar për uljen e taksave dhe tarifave vendore, ku pritet të përfitojnë bizneset por edhe qytetarët.

Kam dhënë premtim përgjysmimin e tarifës për hapsirën publike, përgjysmimin e tarifës për pastrim gjelbërimin, zerimin e taksës, edhe ti e paguan, për arsimin që është një taksë që ka mbledhur Erion Veliaj 41 milionë euro këto 7 vjet, dhe nuk ka ndërtuar një çerdhe, një kopsht, një shkollë për gjithë zonën e Unazës së Re, që janë 70 mijë banorë” u shpreh Këlliçi.
  
Para banorëve të Sharrës, Belind Këlliçi premtoi se do të pastrojë bashkinë e Tiranës nga patronazhistët dhe aktivistët, ndërsa deklaroi se një ndër strukturat e para që do të reformohet është Policia Bashkiake, e cila sot është kthyer në gjobëvënëse ndaj qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës nuk do të ketë më vend as për patronazhistë dhe as për aktivistë, do të ketë vend për të rinj e të reja të Tiranës, të vijnë të punojnë për qytetin dhe nëpunësi i shtetit do duhet të jetë nëpunës i shtetit. Po 24 orë pas 14 majit unë do ta reformoj. Policia bashkiake do të jetë në shërbimin tuaj dhe t`i dridhet dora kur e kap stilolapsin dhe i vendos gjobë qytetarit. Ta mendojë mirë. Çdo vit në buxhetin e bashkisë ka planifikim buxheti dhe realizim faktik të buxhetit të bashkisë. E dini që e vetmja shifër, i vetmi zë, që tejkalohet në masën 300% është parashikimi i gjobave të policisë bashkiake. Pra nëse në të gjithë zërat e tjerë ka mungesë të realizimit të planit çfarë është e planifikuar dhe realizimi faktik, kur vjen puna te gjobat e vendosura nga Policia Bashkiake tejkalohet me 300% objektivi”, tha Këlliçi.
 
Për të bërë realitet planin e tij për kryeqyteti, Belind Këlliçi kërkoi mbështetjen e banorëve të Sharrës në zgjedhjet e 14 majit.

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen