21 Shtator 2025, 17:51
Nga E. D
Vangjush Dako
DURRËS- Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore, ka lënë sot ambientet e Spitalit të Durrësit dhe është dërguar në qelinë e burgut ku i kanë mbetur për të kryer dhe 6 ditë nga dënimi. Dako u kthye në qeli pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO-së më 16 shtator ku u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.
Sipas avokatit të tij, Vangjush Dako do të qëndrojë në qeli vetëm për 6 ditë, pasi sipas përllogaritjeve atij i mbaron dënimi më 27 shator. Dako u shtrua në repartin e Sëmundjeve Infektive nën mbikëqyrjen e Forcës së Policisë së Burgjeve, për shkak të problemeve shëndetësore, pasi mësohet se vuan nga aritmia, ankthi dhe hernia diskale.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Vangjush Dakos me 4 vite burg për “shpërdorim detyre” në dy raste. Ndërkohë për shkak të gjykimit të shkurtuar Vangjush Dako u dënua me 2.8 vite burg. Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku po ashtu u dënuan me 2 vite burg, por GJKKO e konvertoi dënimin e tyre me shërbim prove.
Dako akuzohet se ka kryer veprën penale “shpërdorim detyre”, në dy raste. Njëri rast, ka të bëjë me ndërtimin e një pallati në Durrës 11 vite më parë, i cili u shemb nga tërmeti në nëntor të vitit 2019 dhe rasti tjetër ka të bëjë me një tender për ndërtimin e një shëtitoreje në vitet 2014-2015, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 18 milionë lekë. Ai u arrestua në muajin qershor të vitit 2023 me urdhër të SPAK dhe u la i lirë në shkurt të këtij viti, pasi Prokuroria e Posaçme nuk arriti të përfundojë hetimet brenda afateve.
vangjush dako
Politike
21 Shtator 2025, 14:40
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur në takim për ditën e nesërme krerët e grupeve parlamen...
Politike
21 Shtator 2025, 12:25
I.A
TIRANË- Ministrja virtuale e Ramës 'Diella' ka marrë vëmendjen jo vetëm te mediave të huaja por edhe të artistëve...
Politike
21 Shtator 2025, 12:15
E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar një video në t&eu...
Politike
21 Shtator 2025, 10:03
I.A
Yuri Kim
SHBA- Ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim ka reaguar pasi i dha fund karrierës së saj si diplomate. Me anë t&e...
Politike
20 Shtator 2025, 22:14
E. D
James Rubin
HAGË- Ish-diplomati amerikan James Rubin ka thënë se nuk mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qen&...
Politike
20 Shtator 2025, 20:26
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit E...
Politike
20 Shtator 2025, 20:00
E. D
Zef Mazi
TIRANË- Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka reaguar me ...
Politike
20 Shtator 2025, 18:22
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Ilir Alimehmeti ka komentuar zgjedhjet e pjesshme në bashkinë...
Politike
20 Shtator 2025, 16:21
E. D
Yuri Kim
SHBA- Yuri Kim, ish-Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë i ka dhënë fund karrirës diplomatike. Kim shërbeu si ambasa...
Politike
20 Shtator 2025, 16:11
E. D
Dorian Teliti
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit, Dorian Teliti ka reaguar para mbledhjes së Këshillit Bashkiak të mart&eum...