All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

PD denoncon abuzimet e kryebashkiakut në Poliçan: 4 herë i zgjedhur, 4 herë i dënuar

Ajo tha se Adriatik Zotkaj, aq herë sa është mandatuar si kryebashkiak, pra 4 herë, rezulton i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë, 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale.

3 Shkurt 2024, 11:52 Nga r.ll
PD denoncon abuzimet e kryebashkiakut në Poliçan: 4 herë i
adriatik zotkaj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Genta Vangjeli nga Departamenti Antikorrupsion në PD, në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se krybashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj duhet të shkarkohet.

Sipas saj kjo duhet bërë pas shkeljeve, akteve korruptive dhe abuzimet e tij me pushtetin.

Ajo tha se Adriatik Zotkaj, aq herë sa është mandatuar si kryebashkiak, pra 4 herë, rezulton i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë, 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale.

DEKLARATA EPLOTË:

Adriatik Zotkaj, i kthyer në vete-zot-vete-shkop i Skraparit, është ilustrimi i pushtetarit lokal socialist të rilindur në qeverinë e Edi Ramës.

Ai është anëtar i Kryesisë dhe Asamblesë së përgjithshme të Partisë socialiste, njëherësh kryetari i bashkisë Poliçan për 4 mandate nga 2004 e këtej. 

Shkelje, aktet korruptive, abuzimet e tij me pushtetin, më shumë se të një qeveritari modern i ngjajnë një pashai osman.

Në 2015 ILDKPKI e kallëzoi penalisht Adriatik Zotkaj për:

-fshehje të pasurive në total mbi 6000 m2 truall,

-Fshehje të automjeteve përfshirë dhe skavator me vlerë 50 mijë euro

– Mungesë burimesh të ligjshme financiare për shlyerjen e menjëhershme të kredive mbi 100 mijë euro

– fshehje të ardhurash të përfituara nga lidhja e kontratës me një kompani të telefonisë, për dhënie me qira të një sip.  prej 1100 m2.

–  Fshehje llogarie në një bankë të nivelit të dytë.

– Deklarim të rremë lidhur me largimin si administrator i shoqërisë ABG shpk, gjë që nuk e ka bërë.

– Mosdeklarim të shitjes së 65 % të aksioneve të shoqërisë ABG, në vitet 2008-2009.

– Fshehje, deklarim i rremë dhe mungesë burimesh të ligjshme financiare për shumën 1.000.000 euro.

Përveç këtyre, me veprimet e kryera, duke shfrytëzuar pozitën si Kryetar Bashkie ka përfituar, të ardhura dhe favore të ndyshme, drejtpërdrejtë apo tërthorazi, personale apo në favor të shoqërisë ABG, ku është aksioner.

Garancitë si person publik për kreditë e marra pranë bankave lokale, ushtrimi i aktivitetit në territorin që mbulon Bashkia që ai drejton, janë elementë përfitimi të padrejtë dhe elementë të shpërdorimit të detyrës.

Në 2017 Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar ndërprerjen e mandatit si kryetar Bashkie për Adriatik Zotkajn për mosdeklarim të një dënimi të dhënë të formës së prerë në vitin 1985, por KQZ e refuzoi.

Ariatik Zotkaj, aq herë sa është mandatuar si kryebashkiak, pra 4 herë, rezulton i dënuar nga gjykatat me vendime të formës së prerë, 2 herë për krime dhe 2 herë për kundravajtje penale.

Ariatik Zotkaj është dënuar për fyerje dhe goditje për shkak të detyrës; shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor dhe kundërshtimin e forcave të rendit dhe, sipas vendimit të formës së prerë të gjykatës, më 21 maj 2002, për kryerje të veprimeve arbitrare ndaj shtetasve dhe përdorim të një diplome të falsifikuar. Me këtë diplomë ai ka filluar Fakultetin në vitin 1992, ndërkohë që 3 vite më vonë, në 1995, rezulton të ketë përfunduar shkollën e mesme.

Si në një roman satirik, Zotkaj bën Universitetin dhe më pas të mesmen.

Si njeri me shkollë të falsifikuar ai i urren njerëzit e arsimit dhe kjo urrejtje e shtyu të dhunonte në mes të Poliçanit mësuesin shembullor F. H. dhe të birin.

Për të gjitha “dekorata” në padituri dhe korrupsion Adriatik Zotkaj është shpallur “Qytetar Nderi”.

Pasi ILDKPKI evidentoi shkeljet në deklarime Zotkaj deklaron si pasuri:

pronar me 35% të aksioneve në shoqërinë tregtare Albania Beverages Group shpk në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit, neni 29

Fëmijët rezultojnë pronarë në 3 shoqëri tregtarë dhe më njërën prej të cilave implementon kontrata publike.

Konkretisht në datën më 22 Janar 2024 në buletinin e APP nr.3 është publikuar “Njoftimi i lidhjes së kontratës me objekt: Rikonstruksion i Rrugës Drenovicë, e lidhur midis AK Bashkia Dimal dhe kontraktorit bashkim i operatorëve ekonomike  me nënkontraktor  kompaninë në pronësi edhe të djalit të kryetarit Zotkaj  G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k .

3) Bashkëpronësi me të shoqen i një toke me sipërfaqe. 1100 m2

4) Kredi bankare në tri banka të nivelit të dytë në vlerat 75 mijë euro, 30 mijë euro dhe 1 000 000 euro, kjo e fundit marrë në emër të shoqërisë ku është aksioner të cilën e ka shlyer në vlerën 500 mijë euro.

Siç shihet, 4 mandate si kryetar bashkie dhe mbështetja nga Rama, i mjaftojnë Adriatik Zotkajt për tu bërë zot në Skrapar dhe për tu pasuruar, pa u shqetësuar, në shkelje të ligjit.

adriatik zotkaj greta vangjeli


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!