LIVE UPDATES
Politike

"PD nuk do t’i njohë gjykimet për Beqajn, Veliaj e të tjerët", Berisha: Nuk mund të dënohen për mijëra euro, kur kanë vjedhur qindra milionë euro

Lideri i demokratëve akuzoi SPAK se po mbron shkeljet e bëra nga zyrtarët dhe ish-zyrtarët.

7 Dhjetor 2024, 14:38 Nga r.ll

"PD nuk do t’i njohë gjykimet për Beqajn, Veliaj e të

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale tha se PD nuk do t'i njohë gjykimet për ish-ministrin Ilir Beqaj apo kryebashkiakun Erion Veliaj. 

Kjo sepse sipas tij, këto persona nuk mund të dënohen për mijëra euro, kur Berisha thotë se ato kanë vjedhur qindra miliona euro. Lideri i demokratëve akuzoi SPAK se po mbron shkeljet e bëra nga zyrtarët dhe ish-zyrtarët.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Keni shumë të drejtë pyetjen. A ka gjë më cinike për të mos përdorur epitete të tjera se të marrësh në ndjekje penale Ilir Beqajn, për 120 mijë euro të BE-së që ka përdorur në restorantin e tij, si dreka dhe darka dhe ta falësh atë, për 100 milionë euro të sterilizimit, me të cilin shqiptarët paguan sterilizimin e çdo seti, çdo pakete 83 herë më shumë. Për shkak të të cilit, çdo vit, minimumi 1 mijë shqiptarë mbeteshin pa operuar sepse spitalet nuk i blinin dot setet e sterilizuara. Ilir Beqaj, Manastirliu dhe Edi Rama nuk u hyri ferra në këmbë. Sepse kur u zbulua se ishte rritur çmimi i sterilizimeve 83 herë, Manastirliu nuk e mbajti dot këtë informacion dhe ja dërgoi Edi Ramës i cili në fakt ishte përfituesi kryesor. Çfarë bëri Edi Rama dhe ai i tha, rri e mos u merr me të. Ajo duhej të merrej, se kë një ligj që thotë, se shkelja e ligjit duhet të denoncohet, por i thotë mos u merr me të.

Është kjo fjalë që shfajësoi plotësisht Beqajn, Manastirliun sepse është Edi Rama. Çfarë doli në emisionin e fundit investigativ, në Plug. Çfarë tregonin gazetarët a hetuesit aty. Ata tregonin se paratë rreth 100 mln euro, të plaçkitur nga Rrjepaj, Rrapaj dhe Beqaj, shpërndaheshin njëlloj si paratë në inceneratorin e Elbasanit. Një kompani x, 10 mln. Një tjetër kompani 20 mln. Të gjithë ishin kompani të zyrtarëve të vendosur me emra të tjerë. Ndaj dhe Altin Dumani merr Beqajn për 120 mijë euro dhe fal Beqajn për 100 mln euro. Padiskutim se kjo merr fund.

Çfarë po ndodh me Erion Veliaj? Shikoni, janë zhdukur 130 euro. Në fakt 200 se sot asnjëri nga 3 inceneratorët nuk punon, por me të tre inceneratorët janë shpenzuar 200 mln euro nga buxheti.Por unë po marr Tiranën. 130 mln. E kuptoni ju se ç’po heton Dumani. Dumani po heton pasuritë e Ajola Xoxës, e Velicës, dhe të Erion Veliajt. Po bën hetim të thelluar pasuror dhe nuk heton 130 mln euro të zhdukura. Duhej të ishte i përfunduar inceneratori. Duhej të inagurohej në dhjetor inceneratori dhe inceneratori nuk ekziston as gjurmë.

Erion Veliaj, përveç se ka firmosur duke gënjyer se Këshilli bashkiak ka miratuar vendimin që të paguajë bashkia, shpenzimet për plehrat, 29 euro për ton, Erion Veliaj duke transferuar paratë në kontot e tij dhe Ramës, ka bërë sikur inceneratori po ndërtohet në një kohë që aty nuk është vendosur një tullë.  Sa ka marrë Lubi Balluku për këtë, ajo e di vetë. Se ajo ka pasur bashkë me Erionin komisionin mbikëqyrës të ndërtimit të djegësit. Nuk do ti pranojë kurrë PD këto gjykime. Dëgjoni dhe njëherë. Ka 1 vit që hetohet Veliaj dhe Velica dhe u katandis kokoshi në thelë, i marrim telefonin, po i kontrollojmë telefonin Ajola Xoxës, Velicës. Këto janë mënyra se si të mbrojnë krimin.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet