Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se në vitin 2013, nafta në bursë ka qenë 97 cent, në Shqipëri është shitur me 140 lekë, në përputhje me kursin kurse me 7 prill të viteve më parë, nafta në bursë ka qenë 97.2 cent, në Shqipëri është shitur me 2.2 euro.
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në një konferencë për shtyp se shqiptarëve po u bëhet plaçkitja më e madhe me çmimet e naftë. Berisha tha se në vitin 2013, nafta në bursë ka qenë 97 cent, në Shqipëri është shitur me 140 lekë, në përputhje me kursin kurse me 7 prill të viteve më parë, nafta në bursë ka qenë 97.2 cent, në Shqipëri është shitur me 2.2 euro.
Ai shtoi se gjobën e naftës e paguajnë jo vetëm ata që kanë automjete, por edhe ata nuk kanë automjete, sepse kanë një përqindje të fortë, 15-20 përqind në çmim transporti i mallrave. Sipas tij, secili shqiptar që blen një litër naftë, i paguan qeverisë për këtë litër nafte në mënyrën më kriminale 1 euro e 13 cent, që nuk ndodh në asnjë vend të botës.
Pjesë nga fjala e Berishës:s
Sot jam para shqiptarëve dhe para jush për të denoncuar publikisht plaçkitjen e madhe që u bëhet shqiptarëve në çdo litër naftë dhe për të paraqitur alternativën e PD-së. Në vitin 2013, nafta në bursë ka qenë 97 cent, në Shqipëri është shitur me 140 lekë, në përputhje me kursin. Kurse me 7 prill të viteve më parë, nafta në bursë ka qenë 97.2 cent, në Shqipëri është shitur me 2.2 euro. Në mars të po këtij viti që citoj, nafta në Maqedoni shitej me 1.3 euro. Në Slloveni, që ka të ardhurat disa herë më të larta, shitej me 1.4, kurse Austria me 1.35 naftën. Nafta në Luksemburg, që ka të ardhurat mbi 100 mijë euro për banor, shitet 1.1 euro atë vit. Në Shqipëri shitej po atë ditë, 2 euro e 6 cent.
Nafta, se kam marrë disa raste që të nxirret një mesatare, në Shqipëri shitej me 239 lekë, në bursë ajo shitej me 1 gjer 1.8 dollarë. Kurse në SHBA, atë ditë nafta shitej 0.8 dollarë, pra pothuajse tre herë më lirë se në Shqipëri. Janë vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Kjo taksë e tmerrshme mbi shqiptarët shënon një grabitje të tyre të pamëshirë dhe vendos shqiptarët, njerëzit me rrogat më të ulëta në Europë, përballë çmimeve më të lartë në botë të naftës, më të larta se Singapori që i ka të ardhurat 80 mijë dollarë për frymë, më të larta se Luksemburgu që kryeson shpeshherë edhe botën për të ardhura për frymë. Çfarë ndodh? Pse kjo? Sepse nafta jo vetëm peshon në buxhetin e të gjithë atyre që kanë automjete dhe ata sot janë qindra mijëra, por peshon në çmimin e të gjitha produkteve që kërkojnë transport, dhe çdo produkt kërkon transport.
Pra, gjobën e naftës e paguajnë jo vetëm ata që kanë automjete, por edhe ata nuk kanë automjete, sepse kanë një përqindje të fortë, 15-20 përqind në çmim transporti i mallrave. Pse këto çmime? Dy janë faktorët më madhorë. Unë kam bërë një analizë që i duhet PD për të bazuar alternativën e saj sepse kjo do marrë fund 100 ditët e para të qeverisjes së saj. Ky qëndrim hyn në paketën 100-ditëshe. Kjo tabelë tregon se Shqipëria është në krye, jo të gjitha taksat i tregon kjo kollonë, por tregon se është 0.60 për litër në Shqipëri dhe është vetëm 0.26 euro për litër në Maqedoninë e Veriut. Janë pra në Shqipëri 3 herë më të larta se në Maqedoninë e Veriut. Janë dy herë më të larta se në Bosnje, janë dy herë më të larta se në Kosovë. Për të zbërthyer tani të vërtetën e taksave që u merren shqiptarëve nëpërmjet naftës, kam tabelën e mëposhtme, të cilën po e lexoj.
Akciza: 38 lekë për litër.
Taksa e qarkullimit, e cila në vitin 2013 ka qenë 7 lekë, është sot 27 lekë.
Taksa e karbonit: 3 lekë.
Taksa e rilicencimit, se këta i ndajnë me lote: 7-10 lekë.
Markimi dhe skanimi: 3 lekë.
Kontrolli i pompave: 2 lekë.
Tvsh: 30 lekë.
Në total 1.130 lekë.
d.m.th secili shqiptar që blen një litër naftë, i paguan qeverisë për këtë litër nafte në mënyrën më kriminale 1 euro e 13 cent, që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Natyrisht ky tatim i qytetarëve për çdo litër nafte 1.1 euro është unik, nuk ekziston në asnjë vend përveçse në Shqipëri dhe në mënyrë të padiskutueshme kjo ka ndikim të fuqishëm në çmimin e naftës.
Fatime Kryemadhi TIRANA- Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe ka ...
Monika Kryemadhi TIRANA- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka deklaruar para mediave se nuk do të japë më dekla...
Monika Kryemadhi dhe nëna e saj TIRANA- Nëna e deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, është paraqitur në SPAK ditë...
Suel Cela dhe Taulant Balla TIRANË- Një përgjim është publikuar ditën e sotme nga kryetari i Partisë Demokratike Sa...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar në GJKKO sot për masën e sigurisë. Gjatë fjalës s&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka siguruar mbështetësit e tij se Partisë Demokratike i premton plotësisht koh...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha e konsideron shkelje të Kushtetutës vendimin e gjykatës duke shkelur mbi parime. Sipas Beris...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në selinë rozë kryesinë e PS dhe drejtuesit politikë të qarqeve.&...
Berisha TIRANË- Kreu i demokratëve Sali Berisha pas daljes nga SPAK, ka mbajur një fjalim për mediat nga ku ka komentuar edhe një...
Sali Berisha Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria po funksionon si një “narkodiktaturë&rdq...