8 Korrik 2025, 12:45
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se persona me uniformë kanë ushtruar terror psikologjik ndaj kreu të PL-së në qeli, Ilir Meta. Berisha tha se kjo ka ndodhur për shkak se Meta ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij. Ai shtoi se ky akt ndëshkimi për fjalën e lirë tregon tmerrin që, sipas tij, Rama ka për krimet politike që ka kryer.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Krahas saj, dua të denoncoj këtu para jush qëndrimet e terrorit psikologjik ndaj të burgosurit tjetër politik, ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit, Ilir Meta, gjatë këtyre ditëve në vazhdim. Me urdhër të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës, banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij.
Ky akt i shëmtuar i ndëshkimit për fjalën e lirë tregon tmerrin që Edi Rama ka për krimet politike që ka kryer. Banditë me uniformë në zbatim të urdhrit të Edi Ramës dhe Uluzi Manjës kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen vetëm 3, dhe akte të tjera. I kanë hequr telefonin dhe të drejtën e komunikimit sepse, sipas tyre, ka komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë së tij.
Këto janë akte jashtëzakonisht të rënda të një narkoshteti që nuk ndodhin as në burgjet e Bjellorusisë apo Rusisë. Këto ndodhin vetëm në Venezuelën e Maduros, ndaj dhe Edi Rama është një Ramaduro.
sali berisha
Politike
8 Korrik 2025, 12:37
M.B
Foto nga ceremonia
STRUGA- Sot u përurua zyrtarisht Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë, një struktur&...
Politike
8 Korrik 2025, 12:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar lirimin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Në një dekla...
Politike
8 Korrik 2025, 12:18
E. D
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu, pasi gjykata e Fierit vendosi lirim me kusht. ...
Politike
8 Korrik 2025, 12:15
M.B
Avokati
FIER- Avokati i ish-deputeti Ervin Salianji, Ledio Braho deklaroi para mediave se pas vendimit të Gjykatës së Fierit, demokrati prit...
Politike
8 Korrik 2025, 11:52
I.A
Ervin Salianji
FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji është liruar nga burgu. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se trupa gjyk...
Politike
8 Korrik 2025, 11:54
M.B
Ervin Salianji
FIER- Raporti i shërbimit të provës për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji ka dalë pozitiv. Burime bëj...
Politike
8 Korrik 2025, 11:47
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ndaj vendimit të UNESCO-s për të futur Liqenin ...
Politike
8 Korrik 2025, 11:19
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja duke folur në tryezën “Vlerësimi i Arkitekturës Instituc...
Politike
8 Korrik 2025, 11:12
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me stafin e Kryeministrisë kanë dhuruar gjak ditën e sotme. Teksa të gjith&e...
Politike
8 Korrik 2025, 11:11
M.B
Ervin Salianji
FIER- Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka mbërritur në Gjykatën e Fierit ku do të zhvillohet seanca ...