LIVE UPDATES
Politike

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Kapri akuzon Ramën për politikë antikombëtare, Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Deputeti Kapri ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama, duke e lidhur atë me një qëndrim 'antikombëtar.

16 Korrik 2026, 10:51 Nga D.S
Përplasje e ashpër në Kuvend/ Kapri akuzon Ramën për
Kapri- Bido

TIRANË-  Një debat me tone të larta ka mbërthyer sallën e Kuvendit gjatë seancës së sotme, ku deputeti i opozitës, Erald Kapri, dhe ai i mazhorancës, Ardit Bido, janë përplasur ashpër mbi rolin e kryeministrit Edi Rama dhe situatën aktuale politike.

Deputeti Kapri ka hedhur akuza të rënda ndaj kryeministrit Rama, duke e lidhur atë me një qëndrim 'antikombëtar. Sipas tij, heshtja e qeverisë ndaj provokimeve të zyrtarëve serbë për spastrim etnik në Kosovë ka krijuar hapësirë për agresivitetin e Beogradit.

“Rama ka qenë kryeministri i vetëm pas Enver Hoxhës që ka vizituar Beogradin dhe, ashtu si Enver Hoxha, ka heshtur për Kosovën. Rama ka thënë për veriun se është tokë e askujt. Ramush Haradinaj ka deklaruar publikisht se Rama i ka kërkuar ndarjen e Kosovës. Ku e gjen guximin ministrja serbe që fyen rëndë shqiptarët e Kosovës, sepse gjen në Tiranë një aleat që hesht. Ky Kuvend po zhvillon punimet nën rrethim, me qindra forca policie, sikur të jemi në gjendje të jashtëzakonshme.

Ky Parlament e ka humbur tërësisht legjitimitetin. Dje u bë e e njohur se shfuqizimi i ligjit që u bë me porosi me 10 deputetë, 21/2024 është kusht për integrimin, ndërsa Rama tha se është ligji më i mirë ndonjëherë. Në krye të qeverisë kemi një kryeministër antikombëtar që flirton me Vuçiç sikur e ka shok banke. Në Hungari po zhvillohet një protestë për zonat e mbrojtura sepse protesta po shihet me kërshëri, ndryshe nga autokrati i fundit që do të ketë fatin e të gjithë të tjerëve.", u shpreh Kapri.

Nga ana tjetër, deputeti socialist Ardit Bido ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke i etiketuar ato si 'populizëm të rrezikshëm'. Bido mbrojti qëndrimin e qeverisë, duke theksuar se Rama ka qenë avokati kryesor i pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

"Më vjen keq që po dëgjojmë populizmin që ka sjellë vetëm gjak në histori. Enver Hoxha kur shkoi në Beograd nuk foli për Kosovën, por foli për konfederatën Ballkanike. Shqipëria ka kërkuar përmes kryeministrit Rama që Kosova e pavarur të njihet si e pavarur. Dëgjuam përfaqësuesin e një Lëvizjeje që është në kufijtë e antikombëtares, sepse janë me orë vonesë, kur vjen puna për spastrimin etnik në Çamëri partizat e vogla munguan në sallë dhe zgjodhën që në ditën që dënohej gjenocidi të fshiheshin si sturci. Fisi i një kolegu këtu votonte masivisht Fredi Belerin.", tha Bido.

Përplasja u mbyll me tone kritike, ku deputeti Kapri shprehu zhgënjimin e tij për gjuhën e urrejtjes që, sipas tij, po përdorin deputetët e rinj të mazhorancës, duke e krahasuar atë me një sjellje të paprecedentë në historinë parlamentare.

"Deputeti parafolës ka fyer protestën kur tha se drejtohet nga njerëz të Fredi Belerit, por nuk reagon kur Fredi Beleri del në foto me deputeten socialiste në Strasburg. Kam ndjekur gjatë politikën, por nuk kam parë nga Ruçi që Partia Socialiste të na shtypte. Nuk e kuptoj sesi një i ri mund të flasë me gjuhë urrejtjeje. Njerëz me thinja mbajnë gojën, ndërsa rioshët lëshohen sikur kushedi nga kanë dalë”, përfundoi Kapri./Dosja.al

kapri bido seance plenare kuvend

Sondazh

Poll

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh