LIVE UPDATES
Politike

"Do e kisha spastruar etnitikisht Kosovën"/ DW: Opozita kërkon shkarkimin e ministres serbe, Snezhana Paunoviç

Reagime të ashpra po vijnë edhe nga Bashkimi Evropian, i cili thekson se "në Evropë nuk duhet të ketë vend për retorikë që arsyeton dhe promovon spastrimin etnik”.

16 Korrik 2026, 08:58 Nga D.S
"Do e kisha spastruar etnitikisht Kosovën"/ DW: Opozita
Snezhana Paunoviq

SERBI- Shkarkimin e Ministres Snezhana Paunoviq po e kërkon një pjesë e opozitës, ndërsa kërkesës i është bashkuar edhe deputeti i Partisë për Veprim Demokratik në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Reagime të ashpra po vijnë edhe nga Bashkimi Evropian, i cili thekson se "në Evropë nuk duhet të ketë vend për retorikë që arsyeton dhe promovon spastrimin etnik”. Sipas BE-së, deklarata të tilla nuk janë në përputhje me detyrimet që Serbia ka marrë përsipër në kuadër të dialogut me Kosovën.

Deputeti i Parlamentit Evropian, Sandro Gozi, deklaroi se "Serbia nuk mund të pretendojë në mënyrë bindëse se është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian ndërkohë që anëtarë të qeverisë së saj ringjallin retorikën dhe ideologjinë e epokës së Millosheviqit”.

Politikanë nga Shqipëria dhe Kosova e shohin këtë retorikë si konfirmim të vazhdimit të politikës së Sllobodan Millosheviqit. Paunoviq u shpall person non grata në Kosovë.

Ministrja "nuk heq dorë nga strategjia e partisë së saj"

Qeveria e Serbisë nuk është prononcuar, por kjo është praktikë e zakonshme kur Presidenti Aleksandar Vuçiq ndodhet jashtë vendit, pasi qëndrimi zyrtar zakonisht bëhet i ditur vetëm pas reagimit të tij. Megjithatë, është e sigurt se një lloj i tillë retorike dhe gjuhe urrejtjeje pothuajse kurrë nuk është dënuar publikisht në Serbi, ndërsa promovuesit e saj shpesh kanë avancuar në karrierën politike.

Pas reagimeve të forta, Snezhana Paunoviq publikoi një deklaratë ku, në vend që të distancohej nga fjalët e saj, shkroi se "nuk heq dorë nga politika e Partisë Socialiste të Serbisë, e cila e udhëhoqi Serbinë në rrethana historike jashtëzakonisht të vështira; një parti që bëri sakrifica të mëdha, emri i së cilës përmendej më së shumti në Hagë, një parti që nuk iu lut askujt për asgjë për të mbetur krenare dhe besnike ndaj ideve të veta. Nuk heq dorë as nga strategjitë e partisë sime, të cilat u zgjodhën në rrethanat e kryengritjes së armatosur në një pjesë të shtëpisë që quhet Serbi.”

Thanë publikisht atë që mendojnë fshehurazi

Një pjesë e opinionit publik në Serbi beson se deklarata të tilla synojnë të largojnë vëmendjen nga ngjarje të tjera. Por Dragan Popoviq, drejtor i Qendrës për Politikë Praktike, thotë se kjo deklaratë është "thjesht pasqyrim i kapacitetit të ministres në paraqitjet publike” dhe se "ajo vetëm e tha publikisht atë që shumica në pushtet mendojnë”.

"Ata shprehin në fakt keqardhje që nuk ndodhi spastrimi etnik, ndërsa e dimë se partia e saj, SPS, u përpoq të kryente spastrim etnik në Kosovë. Përveç kësaj, pati vrasje masive të shqiptarëve të Kosovës dhe për këtë arsye e gjithë elita ushtarake dhe policore jugosllave e serbe u dënua në Tribunalin e Hagës. Kemi ardhur në situatën që ministrat lavdërojnë krimet më të rënda, gjë që diku tjetër do të shkaktonte tronditje tektonike, por në Serbi do të jetë lajm vetëm për disa ditë”, vlerësoi Popoviq për DW.

Daçiq relativizon gjuhën e urrejtjes

Në mbrojtje të koleges së partisë së tij doli Zëvendëskryeministri dhe kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq. Ai i quajti sulmet ndaj ministres hipokrite dhe shtoi se "në Kosovë është kryer spastrim etnik ndaj serbëve”, por se kjo "nuk i intereson askujt”.

Sipas Dragan Popoviqit, "kjo është vetëm dëshmi se spastrimi etnik i kryer nga Millosheviqi nuk paraqet problem për askënd dhe se asnjë spastrim i ri etnik nuk do të ishte problem. Problem bëhet vetëm kur kjo thuhet publikisht, e më pas fillon relativizimi i asaj që është thënë.

Nëse për ministren Paunoviq mund të thuhet se nuk ka përvojë të mjaftueshme politike dhe se e tha sinqerisht atë që zakonisht nuk thuhet, kjo nuk mund të thuhet për Ivica Daçiqin. Ai ka një përvojë të gjatë. Prandaj mendoj se deklarata e tij është edhe më e rrezikshme.”

Lavdërimi i politikës së viteve '90

Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve serbe për të fshehur natyrën e tyre të vërtetë, fakt është që gjuha e urrejtjes në hapësirën publike kultivohet shumë dhe shoqërohet gjithnjë e më shpesh edhe me dhunë fizike. Kjo ishte veçanërisht e dukshme gjatë ditëve të përkujtimit të gjenocidit të Srebrenicës në korrik, ndërsa deklaratat e ministres Paunoviq u përshtatën me narrativën e përbashkët të pushtetit sa i përket përballjes me të kaluarën, krimet e luftës dhe marrëdhëniet rajonale.

Popoviq vlerëson se e gjithë kjo tregon se "jo vetëm që nuk është bërë distancim nga politika e viteve '90, por ajo politikë madje po glorifikohet. Partia Progresive Serbe e Vuçiqit dhe SPS e Daçiqit po vazhdojnë politikën e radikalëve dhe socialistëve nga vitet '90-të, vetëm në rrethana të ndryshuara. Kemi një radikalizim të diskursit publik dhe një shoqëri në prag të shpërthimit të dhunës, si verbale ashtu edhe fizike. Këto dalje të tilla janë pasojë radikalizimi të përgjithshëm të shoqërisë. Këto janë pasojat e politikës së Vuçiqit dhe të gjithë koalicionit të tij”, paralajmëron drejtori i Qendrës për Politikë Praktike.

Klasteri 3 në rrezik

Reagime kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian. Duke pasur parasysh se javët e fundit është diskutuar hapja e Klasterit 3 në negociatat e anëtarësimit të Serbisë dhe se Komisioni Evropian është përpjekur të vlerësojë një lloj përparimi të Serbisë, retorika e ministres Paunoviq ka rikthyer vëmendjen te realiteti - se pushteti aktual trashëgon politikën e Sllobodan Millosheviqit, të përforcuar me vizionet politike të Vojisllav Sheshelit, dhe nuk ka asnjë problem me barrën e rëndë të së kaluarës.

Popović mendon se "Komisioni Evropian, me kalimin e kohës, do ta ketë gjithnjë e më të vështirë të ruajë këtë qasje realpolitike, ku përpiqet me çdo kusht ta mbajë Serbinë në rrugën evropiane, ndonëse kjo qeveri prej kohësh është larguar nga ajo rrugë. Ndoshta nuk është e lehtë as për njerëzit në Komision të vazhdojnë të mbyllin sytë, sepse pushteti i Aleksandar Vuçiqit po bëhet gjithnjë e më problematik. Vijat e kuqe duhej të ishin vendosur shumë kohë më parë, sepse Vuçiqi i ka kaluar të gjitha ato linja. Nuk e di edhe sa gjatë mund të mbahet ky qëndrim ndaj pushtetit të tij.”

Traumat e luftërave të humbura duket se vazhdojnë të jenë një temë përmes së cilës fitohen pikë politike në Serbi. Sipas Popoviqit, "ky kapitull nuk është mbyllur kurrë. Ideologjia nacionaliste pikërisht këtë bën – gërmon vazhdimisht në plagë dhe përhap bindjen se rreziku ende nuk ka kaluar. Fatkeqësisht, pushteti i tanishëm ka mundësinë të mobilizojë shoqërinë mbi baza shumë të rrezikshme. Mendoj se kjo nuk është ende shenja përfundimtare e kthimit në vitet '90 – është vetëm një sinjal i fortë që na kujton se kush ishin aktorët e politikës së asaj kohe. Janë të njëjtët njerëz që janë edhe sot në pushtet”, përfundon Popoviq për DW./DW

snezhana paunoviq serbi

Sondazh

Poll

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh