EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, arrestohet autori dhe babai i tij! Në pranga edhe vëllai i të plagosurit i cili tentoi hakmarrjen
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
EMRAT/ Plagosja me thikë në Shkodër, në pranga edhe vëllai i të plagosurit që tentoi hakmarrjen 16 K...
Pankarta pikante nga dita e 47-të e revoltës qytetare në Tiranë (FOTO) 16 Korrik, 19:45 Protesta qytetare/...
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Rrezikojnë të nxisin tensione në rajon 16 Korrik, 14:46 ...
Berisha: Dënoj me forcën më të madhe heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së minis...
Kuçana denoncoi se karriera brenda partisë aktualisht kalon vetëm përmes zyrave të caktuara, duke margjinalizuar meritokracinë.

TIRANË- Anëtarja e Këshillit, Ilirjana Kuçana, ka denoncuar publikisht atë që ajo e cilëson si shkelje të rëndë të Statutit nga ana e kryetares së re të Këshillit, Julinda Emiri, dhe ka adresuar akuza të ashpra ndaj mënyrës së funksionimit të partisë.
Kuçana denoncoi se karriera brenda partisë aktualisht kalon vetëm përmes zyrave të caktuara, duke margjinalizuar meritokracinë.
Sipas Kuçanës, kryetarja e Këshillit ka refuzuar të lexojë një rezolutë që ajo kishte depozituar 24 orë përpara mbledhjes, duke shkelur kështu rregulloren.
“Kam depozituar një rezolutë, të cilën kryetarja e ka detyrim ta lexojë. Rezolutën për ta votuar, nëse e voton ose jo Këshilli, mbetet në dorën e tyre. Kryetarja nuk mund ta fillojë detyrën duke shkelur statutin. Duhet ta lexojë rezolutën dhe ajo ka një votë, siç kam edhe unë; të gjithë janë të barabartë.
Në këtë rezolutë ka diçka thelbësore që ka të bëjë me PD-në dhe protestën. PD duhet të lexojë sheshin. Njerëz që nuk i pranon sheshi nuk mund të katapultohen në pozicione. Unë kam kërkuar, si një parti politike, të dalim nga Këshilli me një rezolutë në mbështetje të protestës. Kam kërkuar edhe një mbështetje sa i përket PD-së. Kam kërkuar zotit Berisha dhe Këshillit të miratojmë dy organe të rëndësishme: një pjesë intelektuale, që të jetë mes protestës dhe partisë, dhe një forum studentësh dhe nga diaspora, që të përafrohemi me sheshin, që të jemi sa më afër protestës.
PD, nëse nuk lexon sheshin, nuk mund të jetë parti alternative. Pika e tretë ka qenë Mulizimi i PD-së. Mulizimi klanor i PD-së. Nuk mundet që në PD, kush do karrierë, duhet të mbështetet nga Muli, duhet të kalojnë nga zyra e Flamur Nokës. Ka ardhur momenti që PD të kthehet në meritokraci. Mulizimi është një fenomen që duhet luftuar. I ftoj të gjithë anëtarët e Këshillit të luftojnë mulizimin dhe kandidatët që janë propozuar prej tij. Duhet të votojmë njerëz që janë të shkëputur nga klanet.
Kam depozituar edhe disa kërkesa që nuk i kam bërë publike për shkak të etikës. Në momentin që në forum nuk më dëgjohet zëri, jam i detyruar të dal ta bëj me dije edhe për shqiptarët. Në momentin që PD nuk do të dëgjojë anëtarët e Këshillit, është një problem i madh. PD duhet të afrohet me protestën”, deklaroi Kuçana./Dosja.al
Lumir Abdixhiku, KOSOVË- Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftoi se detyrohet që të ndërpres&eum...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ka mbyllur sot një proces vendimtar të konstituimit të institucioneve të saj drejtues...
Aleksandar Vuçiq TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik se deklarata e ministres së...
Selia PD TIRANË- Në selinë blu po vijon procesi i votimit për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të Partisë ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Komb&eum...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vënë theksin te nevoja për një modernizim të thellë të f...
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje të hapur për mbështetjen e protestës q&eu...
TIRANË- Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e fokusuar në plotësimin e strukturave drejtuese të...
TIRANË- Partia Demokratike ka finalizuar procesin e konstituimit të institucioneve të saj drejtuese, një etapë që kry...
TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar shtimin e përfaqësuesve të diasporës në strukturat e saj më të larta ve...