Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në deklaratën e saj për mediat ajo tha se me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese.
TIRANË- Partia e Lirisë, përmes deputetet Erisa Xhixho ka bërë thirrje që të tërhiqet nga Kuvendi, projektligji që pritet të masakrojë zonat e mbrojtura. Xhixho tha se duhet hapur konsultimi me shoqërinë civile dhe delegacionin e BE për këtë nismë.
Në deklaratën e saj për mediat ajo tha se me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese. Gjithashtu shtoi se pas miratimit të ligjit, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti.
DEKLARATA E PLOTË:
Një vendim krejtësisht në dëm të interesit publik e kombëtar më detyron të jem përpara jush e të ndaj me gjithë qytetarët shqetësimin tim.
Sot dhe jo nesër, tani dhe jo më vonë, është koha që të gjithë t’i themi NDAL rrëmbimit që Qeveria e Maxhorancës së Inceneratorëve po planifikon t’u bëjë zonave të mbrojtura, pasurive të pakthyeshme të krijuara në mijëvjeçarë , që na vijnë trashëgim prej brezave.
Ligji i ri i sjellë në Parlament nuk është gjë tjetër por zgjatim i ligjeve të tjerë të së njëjtës filozofi qeverisëse që frymëzohet, financohet dhe iu shërben interesave të babëzisë kriminale të një grushti oligarkësh.
Me këtë ligj, çdo zonë e mbrojtur mund të kthehet në shesh ndërtimi për t’u shndërruar në resorte, komplekse pallatesh apo biznese që të ushqejnë me pasurinë kombëtare xhepat e tyre edhe të padronëve të tyre në qeveri, në dëm të florës, faunës dhe peizazhit natyror të vendit.
Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti.
Pasojat e tij do të jenë të pakthyeshme.
E njëjta maxhorancë që dy vjet më parë i hapi ditën jeshile grabitjes së portit të Durrësit, apo që më parë shkatërroi Lagunën e Nartës me aeroportin e Vlorës që mund të ndërtohej shumë mirë diku tjetër, sjell për miratim një ligj tjetër që i hap rrugën shkatërrimit të zonave të mbrojtura, në kundërshtim të hapur me rekomandimet e BE.
Delegacioni i BE ka kërkuar sikundër edhe shoqëria civile që komisioni parlamentar të rihapë procesin e konsultimeve “në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse” për ndryshimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura, pas draftit të ri të dorëzuar nga qeveria që lejon investimet strategjike brenda tyre.
U bëj sot thirrje kolegëve deputetë të maxhorancës të tërheqin nga seanca ligjin dhe të hapin konsultimin publik me shoqërinë civile dhe Delegacionin e BE.
Le të dëgjojmë edhe njëherë zërin e ekspertëve të mjedisit, shoqërisë civile dhe banorëve të zonave që mund të preken direkt.
Shqipëria është e të gjithëve ne, është e çdo shqiptari, ndaj Qeveria ta ndalë dorën kriminale të fshehur pas Projektligjit për Zonat e Mbrojtura i cili vetëm emrin ka të tillë.
kuvendi TIRANË- Partia Socialiste ka tërhequr projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme që do të mbahet n&e...
Kuvendi TIRANA- Sot mbahet seanca e radhës në Kuvend ku në rendin e ditës për t'u votuar janë Amnistia Penale dhe marr&e...
erion veliaj, edi rama TIRANË- Partia Socialiste ka zhvilluar pasditen e djeshme mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë. Pas ...
Foto ilustruese TIRANË-Edi Rama që prej marrjes së Partisë Socialiste në 2005 ka vendosur përdorimin e rrjeteve sociale nga ...
Bledion Nallbati TIRANË- Deputeti demokrat, Bledion Nallbati ka mohuar pretendimet se ai ka propozuar amendament që synon apo parashikon faljen e...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbësht&eu...
Foto ilustruese TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështësv...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij të mbajtur sot para mbështës...
Foto ilustruese TIRANË-Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht dhe Kryetari i Partisë Socialiste pas mbledhjes ...
Foto ilustruese TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka folur në përfundim të mbeldhjes me drejtuesit e qarqeve për mediat. Rama dha dhe...