All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Po punohet me tre turne"/ Rama dhe Balluku inspektojnë punimet në aksin rrugor Thumanë-Kashar

Kantieri i aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, po punohet me tre turne për të bërë të mundur përfundimin në 30 qershor.

5 Qershor 2024, 21:26 Nga B.Z
"Po punohet me tre turne"/ Rama dhe Balluku inspektojnë punimet
Belinda Balluku, Edi Rama
All - Paragraf - 1

TIRANË - Kryeministri Edi Rama dhe Zv.kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan punimet në Korridorin Blu. Kantieri i aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, i pari i kategorisë A të Bashkimit Europian, po punohet me tre turne për të bërë të mundur përfundimin në 30 qershor.

“I kemi thënë afatin firmës ndërtuese, që të jetë data 30 qershor. Jemi duke punuar me 12 shtruese. Pjesa më sfiduese që kemi tani është lidhja e nyjës së Kasharit, që është pjesa e fundit që jemi në fazë konstruksioni, ndërkohë që gjurma prej më shumë se 21 km ka përfunduar gjithë pjesën e stabilizantit. Sonte ne u futëm nga hyrja e Rinasit, pra mbikalimi nga Rinasi dhe këtu jemi në zonën e Laknasit në paralel dhe nga ana tjetër kemi Bërxullin. Me hapjen e kësaj (segmentit rrugor) realizohet dhe kthimi në Rinas dhe pastaj kemi hyrjen e Kasharit që shpërndan autostradën Tiranë-Durrës, duke pritur që këto ditë të jemi në përfundim të negociatës për sa i përket gjurmës tjetër, pra nga Kashari deri në Lekaj, duke e lidhur pastaj me gjithë gjurmën e re. Gjurma Kashar- Lekaj është tërësisht e re”, tha zv/kryeministrja Balluku, e cila vijoi më tej me punët që po realizohen paralelisht.

“Tani janë 3 lote, 3 kontrata që lidhen në ditët në vazhdim para se të mbarojë muaji qershor, që janë Kashar- Lekaj, më pas Lekaj- Fier dhe ndërkohë vazhdojmë në veri të kësaj autostrade me Thumanë-Milot. Jemi gati për të hapur garën për Milot-Balldren, ndërkohë që këto 3 kontrata janë negociuar tashmë dhe janë gati t’u firmosur dhe për të filluar nga puna. Synimi ynë është që menjëherë pas asaj gare (Milot –Balldren) të hapet edhe gara për Balldren –Murriqan, duke e mbyllur kështu Korridorin Adriatiko-Jonian për pjesën e re, që ne kemi nisur. Milot -Balldren hapet në qershor, jemi gati me studimin e fizibilitetit dhe gjithçka tjetër. Duhet thënë që studimin e fizibilitetit ne e kemi pasur nga WBIF për të gjithë gjurmën. Në gjurmën e re që do të ndërtohet, pra nga Thumana në Milot kemi rrugët paralele për të ndërtuar.

Kjo është autostrada e parë e kategorisë A që kemi plotësisht dhe do të ndiqet edhe nga autostradat e tjera.Ndërkohë kjo është ajo autostrada që do të dorëzohet me formën e plotë, pra jo thjeshtë me atë vijën e verdhë që janë vetëm në formën e kantierit, megjithatë do na duhet që të mbyllim dhe disa detaje të vogla.  Duhet thënë që kemi pasur një  gjeologji të mirë këtu, një gjeologji jo problematike. Nëse ecet me këto ritme besojmë që edhe ato segmente të tjera do t’i dorëzojmë brenda afateve më të shpejta.”- u shpreh Zv/kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

Paralelisht me Korridorin Blu do të vijojnë financimet për realizimin e Korridorit VIII Durrës – Pogradec, ku do të realizohet edhe lidhja me rrjetin europian të transportit Lindje – Perëndim, duke përmbyllur skeletin e infrastrukturës rrugore të Shqipërisë 2030, gati për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

belinda balluku e

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë