LIVE UPDATES
Politike

Projektbuxheti 2024/ Basha propozon 8 amendamente, nga shtresat në nevojë te ndihma për pensionistët

Këto propozime fillojnë nga shtresat në nevojë deri tek ndihma për pensionistët.

17 Nëntor 2023, 14:20 Nga a.l
Projektbuxheti 2024/ Basha propozon 8 amendamente, nga shtresat në
Lulzim Basha

TIRANË- Deputeti demokrat Arbi Agalliu i grupit të vulës së Lulzim Bashës, ka prezantuar këtë të premte 8 amendamente për buxhetin e vitit 2024. Këto propozime fillojnë nga shtresat në nevojë deri tek ndihma për pensionistët.

“Jam sot këtu për të dhënë lajmin se Partia Demokratike ka dorëzuar 8 amendamente lidhur me këtë buxhet në Kuvendin e Shqipërisë. Amendamente të cilat do të lançohen në ditët dhe orët në vijim nga secili deputet që ka bërë amendamentin duke përmbyllur në këtë lloj forme propozimet e Partisë Demokratike. Në fakt ky është një projekt-buxhet i cili jo vetë ka një vlerë goxha të lartë, rreth 7 miliardë euro, por ajo që bën përshtypje është fakti se ku shkojnë këto para. Dhe ajo që bën akoma më përshtypje, se si sektor të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare lihen jashtë vëmendjes, sikurse është bujqësia, sikurse është shëndetësia apo sikurse është arsimi. Në fakt unë do të përmend shkurtimisht në çfarë fushash janë dorëzuar amendamentet dhe kolegët në vijim do të prezantojnë secilin prej tyre”, tha ai.

Deklarata e plotë: 

Përshëndetje të nderuar qytetarë. U bë disa ditë, apo javë më sakt që buxheti i shtetit për vitin 2024 është duke u diskutuar në një amulli të vërtetë në diaskutime të cilat do të duhej të ndodhnin në kushte normale në parlament dhe komisionet parlamentare. Por ngjarjet politike të cilat kuptohen mjaftë qartë nga qytetarët për kë po zhvillohen në këtë lloj forme, I kanë ose më sakt janë munduar të heqin vëmendjen nga projekt-buxheti i vitit 2024. Në fakt, deputetët e Partisë Demokratike dhe PD në përditësi ka denoncuar dhe ka ngritur shqetësime të cilat i përkasin këtij projekt-buxheti sipas zërave dhe sektorëve të caktuar. Jam sot këtu për të dhënë lajmin se Partia Demokratike ka dorëzuar 8 amendamente lidhur me këtë buxhet në Kuvendin e Shqipërisë. Amendamente të cilat do të lançohen në ditët dhe orët në vijim nga secili deputet që ka bërë amendamentin duke përmbyllur në këtë lloj forme propozimet e Partisë Demokratike. Në fakt ky është një projekt-buxhet i cili jo vetë ka një vlerë goxha të lartë, rreth 7 miliardë euro, por ajo që bën përshtypje është fakti se ku shkojnë këto para. Dhe ajo që bën akoma më përshtypje, se si sector të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare lihen jashtë vëmendjes, sikurse është bujqësia, sikurse është shëndetësia apo sikurse është arsimi. Në fakt unë do të përmend shkurtimisht në çfarë fushash janë dorëzuar amendamentet dhe kolegët në vijim do të prezantojnë secilin prej tyre. Kemi dorëzuar një amendament përsa I përketë ndihmës ekonomike dhe të njerëzve me aftësi të caktuara apo njerëzve në nevojë. Kemi dorëzuar një amendament lidhur me indeksimin e pensioneve. Kemi dorëzuar një amendament lidhur me të përndjekurit politik. Kemi dorëzuar një amendament lidhur me bujqësinë dhe subvencionet për bujqësinë. Kemi dorëzuar një amendament lidhur me të rinjtë, në përgjithësi me të gjithë sektorët që mbulon Ministria e Arsimit, e cila fatkeqësisht planifikon një buxhet jo domethënës, nuk shkon në 5% të GDP që është jo vetëm angazhim i nxjerr nga vet qeveria, por është dhe një detyrim ndaj shumë e shumë të rinjve të cilët po e braktisin këtë vend çdo ditë e më tepër. Po kështu për ish pronarët, kemi bërë një amendament dhe mbi të gjitha për arsimin e mesëm profesional duke e parë si një element kyç profesionet e reja të cilat fatkeqësisht sot të rinjtë kërkojnë t’I zhvillojnë jashtë Shqipërisë, për arsye të mungesës të shpresës, të korrupsionit në këtë vend, e për arsye të cilat Partia Demokratike I ka thënë në vijim. Unë do të ndalemt tek amendamentet që personalisht kam propozuar.

-Pensionistët janë shtresa më vunerabel e shoqerisë, ku veç pamundësisë fizike të tyre ju shtohet edhe ajo financiare. Deri më sot pensionet dhe bonusi për pensionistët ka qenë në nivele të ulëta, duke krijuar tek kjo shtresë e shoqerisë shqetësim të madh dhe pamundësi jetese.
Ky amendament ka për synim që të 2-fishojë fondet e akorduara nga qeveria për pensionistët. Fondi për indeksimin e pensioneve është parashikuar 4 137 milionë lekë dhe bonusi i pensionistëve 3 650 milionë lekë. Nëpërmjet këtij amendamenti kërkohet që fondi për indeksimin e pensioneve të bëhet 8 274 milionë lekë duke bërë të mundur në këtë mënyrë edhe reflektimin e indeksimit për vitin 2024 si dhe bonusi i pensionistëve të jetë 7 300 milionë lekë. Kjo do të ndihmonte sadopak këtë shtresë e cila me së shumti është mbështetur nga remitancat e familjarëve të tyre.

Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njëjtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

-Bujqësia është sektori me numrin më të madh të të punësuarve dhe si i tillë kërkon mbështetje maksimale. Kjo mbështetje bëhet edhe më e nevojshme sidomos me pezullimin e fondeve IPARD nga BE.
Subvencionet në bujqësi në ndihmë të bujkut dhe fermerit janë jetike. Investimet në sigurinë ushqimore por edhe në infrastrukturën bujqësore (kullimi dhe ujitja) janë domosdoshmëri.
Në këtë kontekst, ky amendament propozon rritjen me rreth 30% të buxhetit për bujqësinë për vitin 2024 duke rritur subvencionet.
Mbështetja për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, duhet të shkojë nga 14180 milion lekë në 20 000 milion lekë.
Efekti financiar në Buxhetin e Shtetit do të përballohet nga ulja në të njejtën masë e shpenzimeve operative të qeverisë, investimeve jo prioritare, kontratave koncesionare/PPP dhe shpenzime rikonstruksion zyrash dhe mobilim.

lulzim basha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë