LIVE UPDATES
Politike

"Prej një viti Meta po trajtohet në mënyrë çnjerëzore dhe kriminale"/ Blushi: Kërkojmë hetim ndërkombëtar për burgosjen politike të tij

Gjatë një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se kërkon nga Ministrit të Drejtësisë të reagojë dhe të zbatojë pa vonesë nëntë rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me dhënien fund të trajtimit çnjerëzor dhe kriminal të Presidentit Ilir Meta.

12 Dhjetor 2025, 15:05 Nga E.d
"Prej një viti Meta po trajtohet në mënyrë
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë Lira, Tedi Blushi ka kërkuar një hetim ndërkombëtar ndaj burgosjes prej më shumë se një viti, të ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se kërkon nga Ministrit të Drejtësisë të reagojë dhe të zbatojë pa vonesë nëntë rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me dhënien fund të trajtimit çnjerëzor dhe kriminal të Presidentit Ilir Meta.

Ai tha se konstatimet e Avokatit të Popullit janë zyrtare dhe janë një akt-akuzë ndaj regjimit represiv të Edi Ramës. Për të cilin tha se propogandon integrimin europian si mision të tij. Por që me shkeljen flagrante të Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, konfirmon se është armiku më i madh i integrimit europian të Shqipërisë.

Deputeti Blushi deklaroi se kërkon një reagim të menjëhershëm të institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të Njeriut dhe të Komisionit kundër Torturës, për këtë precedent të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri.  Ai tha se Edi Rama, e ka shndërruar sot Shqipërinë në të vetmin vend anëtar të NATO-s me të burgosur politik. Në fund, Blushi tha se kjo është një betejë për demokracinë, për dinjitetin njerëzor dhe për lirinë e të gjithë shqiptarëve. 

Deklarata e plotë për media

Në emër të Partisë së Lirisë i kërkoj zyrtarisht Ministrit të Drejtësisë të reagojë menjëherë dhe të zbatojë pa vonesë nëntë rekomandimet e Avokatit të Popullit lidhur me dhënien fund të trajtimit çnjerëzor dhe kriminal të Presidentit Ilir Meta, i cili prej më shumë se një viti, pa asnjë fakt dhe provë penale kundër tij, pa asnjë pasuri të paligjshme të konfiskuar, pa as një qindarkë dëm financave publike të konstatuar, vijon megjithatë të mbahet i burgosur politik në IEPV “Jordan Misja”, një institucion që çdo ditë ekspozon në dritë të diellit fytyrën represive të këtij regjimi. Është e domosdoshme t’i kujtoj Ministrit të Drejtësisë, se konstatimet e Avokatit të Popullit janë zyrtare, një akt-akuzë ndaj regjimit represiv të Edi Ramës, që propogandon integrimin europian si mision të tij, por që me shkeljen flagrante të Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, konfirmon se është armiku më i madh i integrimit europian të Shqipërisë dhe i cili nëpërmjet prokurorisë politike rrëmbeu në mënyrë mafioze Presidentin Meta, duke vulosur kësisoj edhe standardet e paligjshme të hetimit

Edhe regjimi autoritar i Vladimir Putinit, në dukje dhe formalisht është përpjekur t’u respektojë të drejtat si të paraburgosur të kundërshtarëve politikë të regjimit, njëri prej të cilëve nuk doli më i gjallë nga burgu në Arktik. Dua t’u dëshmoj dhe t’u rikujtoj se edhe Putin lejonte Alexei Navalny, të të jepte intervista për mediat, ndërkohë që Ilir Metës, kjo e drejtë jo vetëm nuk i lejohet, por përkundrazi ndëshkohet me masa më represive pse nëpërmjet telefonit tim të ligjshëm dhe të mbrojtësit të tij ligjor relazioi dy komunikimeve telefonike me gazetarët.  Po ashtu, një tjetër kritik i Kremlinit, Khodorkovsky, është lejuar të japë intervista nga kafazet e regjimit autoritar të Rusisë. Jo vetëm kaq por edhe duke ju dhënë e drejta të denononcin kushtet kriminale të trajtimit dhe të shprehnin të gjithë kritikat e tyre ndaj regjimit. Ndërkohë, në Shqipërinë e Edi Ramës, dhe më vjen keq që më duhet t’i referohem një vendi si Rusia – të drejtat e të paraburgosurve janë prapa jo vetëm Rusisë së Putinit, por edhe Vietnamit komunist, ku kundërshtarëve politikë u lejohej qasja në media.

Kjo situatë është e papranueshme në një vend anëtar të NATO-s, që ka ratifikuar Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, që është pjesë e Këshillit të Europës dhe që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Për fat të keq, Shqipëria e Edi Ramës nuk arrin as standardet minimale të Rusisë së Putinit. Konstatimet e Avokatit të Popullit janë të rënda dhe përbëjnë një akt-akuzë publike dhe zyrtare ndaj këtij regjimi represiv. Ato duhen zbatuar pa asnjë vonesë. E kuptoj frikën e Edi Ramës nga të vërtetat që z. Meta thotë. E kuptoj dhe urdhrat që jepen për të mos lejuar as filmimin e tij gjatë votimit brenda institucionit ku mbahet i burgosur politik. Por frika e kryeministrit dhe e bashkëpunëtorëve të tij nuk mund të shndërrohet në standard për trajtimin e z. Meta. Avokati i Popullit ka evidentuar të paktën katër shkelje të rënda të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Kufizimi i takimeve vetëm në katër dhe ndalimi i deputetëve e eurodeputetëve për ta vizituar përbëjnë shkelje të hapur të Konventës dhe të Kushtetutës. Po ashtu, ndalimi dhe kufizimi i telefonatave, veçanërisht i prononcimeve për median, është shkelje flagrante e këtyre standardeve ndërkombëtare.


I bëj thirrje qeverisë: përpiquni të arrini të paktën standardet e Putin-it sepse nuk po u kërkoj standardet e një vendi demokratik të NATO-s. Avokati i Popullit ka evidentuar gjithashtu se, përveç shkeljes së Konventës Europiane, regjimi aktual shkel edhe Rregulloren Europiane të Burgjeve, të miratuar nga ky Parlament si pjesë e Rezolutës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës. Për më tepër, po shkelni edhe Rregullat Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara, të njohura si Rregullat e Nelson Mandelës. Edhe regjim i Aparetheid-it, me gjithë kriminalitetin e vet, ia lejonte Mandelës të drejtën për komunikim me median dhe ushtrimin e aktivitetit fizik – të drejta që sot regjimi i Edi Ramës ia mohon z. Meta. Çdo ditë që kalon konfirmon të vërtetën se rrëmbimi politik, hetimet politike, burgosja politike dhe trajtimi çnjerëzor janë urdhra direkte të Edi Ramës, që nëpërmjet prokurorisë dhe gjykatave të kapura nëpërmjet “Ramaformës”. Partia e Lirisë kërkon me vendosmëri: Zbatimin pa vonesë të 9 rekomandimeve të Avokatit të Popullit. Ndërhyrje urgjente dhe pa vonesa të të Gjykatës Kushtetuese, për të konstatuar shkeljet flagrante të të drejtave themelore të qytetarit Ilir Meta dhe për të rikthyer ligjshmërinë në vend duke i dhënë fund masës absurde, kriminale dhe politike të arrestit me burg për Presidentin e Partisë së Lirisë.

Një hetim të pavarur ndërkombëtar mbi mënyrën kriminale të arrestimit, përgjegjësit e këtij rrëmbimi politik dhe trajtimit çnjerëzor të Z. Meta. Reagim të menjëhershëm të institucioneve ndërkombëtare të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të Njeriut, veçanërisht të Këshillit të Europës dhe Bashkimit Evropian, të Komisionit kundër Torturës, për këtë precedent të rrezikshëm për demokracinë në Shqipëri. Kjo për shkak se me aktin e rrëmbimit janë shkelur të paktën 10 nene të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut: Neni 2 – E drejta për jetë (në lidhje me rrezikun ndaj jetës dhe sigurisë në paraburgim). Neni 3 – Ndalimi i torturës ose trajtimeve ç’njerëzore ose degraduese. Neni 5 – E drejta për liri dhe siguri. Neni 6 – E drejta për një proces të rregullt. Neni 10 – Liria e shprehjes (në lidhje me ndalimin e komunikimit publik). Neni 11 – Liria e tubimit dhe asocimit. Neni 14 – Ndalimi i diskriminimit (për shkak të funksionit politik). Neni 3 i Protokollit nr. 1 – E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur (në kuptimin e pengesës në ushtrimin e funksionit opozitar).

Neni 14 – Ndalimi i diskriminimit (për shkak të funksionit politik). Këto veprime përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për lirinë dhe sigurinë e çdo qytetari shqiptar, si dhe një shenjë alarmante e kapjes dhe politizimit të institucioneve të zbatimit të ligjit nga Edi Rama, që e ka shndërruar sot Shqipërinë në të vetmin vend anëtar të NATO-s me të burgosur politik.
Kjo është një betejë për demokracinë, për dinjitetin njerëzor, për lirinë e të gjithë shqiptarëve dhe për të ardhmen evropiane të Shqipërisë dhe në emër të tyre ne do vijojmë të çmontojmë të gjitha akuzat politike të këtij procesi kriminal dhe politik, në Tiranë dhe në Strasburg. Faleminderit!/Dosja.al

tedi blushi ilir meta partia liria

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje