LIVE UPDATES
Politike

"Probleme me infrastrukturën dhe legalizimet në njësinë nr.1!" Kandidati i PSD-së në Tiranë, Tedi Mula: Të rinjtë të kenë mundësi punësimi, largohen nga mungesa e meritokracisë

Mula tha se ndër problemet kryesore në këtë njësi janë: rrugët e shtruara keq ose të pashtruara, të pandriçuara dhe jashtë standarteve dhe legalizimet sidomos në zonat rurale.

16 Prill 2025, 11:43 Nga M.B
"Probleme me infrastrukturën dhe legalizimet në njësinë
Tedi Mula

TIRANA- Kandidati i Partisë Socialdemokrate (PSD) për deputet në qarkun e Tiranës, Tedi Mula ka deklaruar se njësia Administrative nr.1 në kryeqytet përballet me problematika të shumta. Në një intervistë për News24, Mula tha se ndër problemet kryesore në këtë njësi janë: rrugët e shtruara keq ose të pashtruara, të pandriçuara dhe jashtë standarteve dhe legalizimet sidomos në zonat rurale. Sipas tij, njerëzit kanë nevojë për zgjidhje, dhe jo për premtime elektorale.

Tedi Mula në politikë dhe kandidimi i tij

Mula sqaroi dhe arsyen e garimit të tij në Tiranë ndonëse është nga Shkodra. Ai tha se është një miks mes zgjedhjes personale dhe asaj të partisë. Kandidati ka folur më shumë rreth vetes dhe paraqitjes së tij në skenën politike duke thënë theksuar se ka qenë pjesë e përhershme e politikës, në trajnime politike, por edhe pjesë e fushatave zgjedhore.

"Çfarë më bëri këtë herë të jem pjesë aktive në politikë për veten time, të kërkoj votëbesimin për veten time, është problemi kryesor që po i ndodh vendit tonë: hemorragjia që po ndodh me ikjen e të rinjve. Po flasim të gjithë për të rinjtë që po ikin, por asnjëherë nuk themi se çfarë po bëjmë për këtë rini. Kemi vendosur që këtë herë të bashkohemi të gjithë të rinjtë dhe të vendosim vetë fatin e jetës sonë", tha Mula.

Ai tregoi se familja e tij e ka pritur shumë mirë kandidimin dhe shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështesin pa masë në këtë mision. Mula tha se më 11 maj vota është shumë e rëndësishme dhe se asnjë njeri të mos hezitojë të shkojë të votojë. Sipas tij, të rinjtë e braktisin vendin sepse këtu flitet dhe veprohet me nepotizëm dhe jo me meritokraci.

"Kjo është e vetmja gjë që nuk e kisha parashikuar, sepse në momentin që shkojmë, kërkojmë votëbesimin, prezantojmë programin, i shikoj njerëzit me një dashamirësi shumë të madhe, të cilët thonë: “Nuk ka rëndësi partia, rëndësi ka që ju po bëni diçka për vendin tonë.” Kjo ka qenë surpriza që jam përballur me terrenin këtë herë. E kanë derën e hapur çdo i ri dhe e re në partinë dhe në strukturën tonë", tha Mula.

Postimi i Tedi Mulës në rrjetet sociale.

Njësia Administrative nr.1 përballet me problematika të shumta. Të dukshme dhe kryesore janë:

Rrugët e shtruara keq ose të pashtruara fare.

Të pandriçuara dhe jashtë standarteve.

Legalizimet sidomos në zonat rurale.

Njerëzit kanë nevojë për zgjidhje, jo për premtime elektorale.

Jo më asfalt me afat fushate.

Partia Socialdemokrate dhe unë si kandidat i saj, zotohem të ngre zërin për zgjidhje përfundimtare!

Kjo ishte një nga pikat e diskutimit në studio me Ola Bruko, në News 24.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tedi Mula (@tedi_mula)

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Je nga Shkodra, por garon në Tiranë. Është zgjedhje personale kjo apo kërkesë e partisë?

Tedi Mula: Është një miks mes zgjedhjes personale dhe asaj që diskutuam për partinë. E dyta padyshim që është personale, sepse unë jam prindi i një vajze dyvjeçare dhe dua shumë që ajo të rritet në një vend që ofron parqe për të luajtur, një vend ku arsimi të jetë në nivelin e lartë dhe të merituar. Nesër, pasnesër, të mos emigrojë vajza ime siç kanë emigruar të gjithë. Dhe, e fundit, të jetë një vend që ofron siguri. Ndaj, programi politik i PSD-së i ofron të gjitha këto.

Pyetje: Kjo është hera e parë që të shohin në një garë politike, ndoshta të njohin ndryshe, sepse ti ke një background, për shumëkënd nuk je krejt i panjohur. Çfarë të shtyu të hysh në politikë?

Tedi Mula: Ata që më njohin e dinë që kam qenë pjesë e përhershme e politikës, në trajnime politike, kemi qenë pjesë e fushatave zgjedhore. Çfarë më bëri këtë herë të jem pjesë aktive në politikë për veten time, të kërkoj votëbesimin për veten time, është problemi kryesor që po i ndodh vendit tonë: hemorragjia që po ndodh me ikjen e të rinjve. Po flasim të gjithë për të rinjtë që po ikin, por asnjëherë nuk themi se çfarë po bëjmë për këtë rini. Kemi vendosur që këtë herë të bashkohemi të gjithë të rinjtë dhe të vendosim vetë fatin e jetës sonë.

Pyetje: Motorët e fushatës janë ndezur. Janë po kaq të fuqishëm edhe për partinë tuaj?

Tedi Mula: Përherë motorët e partisë sonë kanë qenë të ndezur. Ne kemi filluar vetëm me një deputet, më pas me tre, dhe këtë vit pretendojmë që të marrim 7-8 deputetë. Kjo gjë nuk ka ardhur si pasojë e motorëve që kanë qenë ndezur vetëm për një muaj para zgjedhjeve, por motorët e strukturave të partisë sonë kanë qenë përherë të ndezur dhe të plotë.

Pyetje: Kam vënë re që fokusi juaj janë të rinjtë. Edhe ekipin e keni të ri. Pse kjo lloj forme, pse ky prezantim?

Tedi Mula: Ne flasim për rininë. Gjëja e parë që më pyesin njerëzit është: “Ti çfarë po bën për rininë?” Ne po bëjmë atë që kemi në dorë: struktura, njerëzit që merren me fushatën të jenë të rinj.

Pyetje: Ke zbritur në terren. Konkretisht, çfarë ke konkretizuar? Si shkojnë takimet? Çfarë ju thonë njerëzit?

Tedi Mula: Unë jam deleguar në njësinë nr. 1 dhe të gjitha takimet që kemi bërë me njerëzit janë të shumta. Pjesa më kryesore, të paktën në zonën ku jam, është infrastruktura. Lë për të dëshiruar. Ka rrugë të shtruara dhe rrugë të pashtruara; ato të pashtruarat janë jashtë standardeve. Duhet të ketë trotuare, ndriçim. Shiu i futet në shtëpi, etj. Problem është edhe legalizimi në zonat rurale, për të cilin duhet të luftojmë për t’i dhënë një zgjidhje. Njerëzit janë të pasigurt dhe të paqetë. Thonë: “Flemë gjumë natën dhe nuk e dimë ku do çohemi ditën, sepse mund të na i marrin shtëpitë.” Unë, si Tedi, nuk ka rëndësi partia, u bëj thirrje të gjithëve të insistojnë për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve.

Pyetje: Si i presin qytetarët të rinjtë?

Tedi Mula: Kjo është e vetmja gjë që nuk e kisha parashikuar, sepse në momentin që shkojmë, kërkojmë votëbesimin, prezantojmë programin, i shikoj njerëzit me një dashamirësi shumë të madhe, të cilët thonë: “Nuk ka rëndësi partia, rëndësi ka që ju po bëni diçka për vendin tonë.” Kjo ka qenë surpriza që jam përballur me terrenin këtë herë. E kanë derën e hapur çdo i ri dhe e re në partinë dhe në strukturën tonë.

Pyetje: Më veçoni një nga momentet që ju ka mbetur në mendje gjatë takimeve me njerëzit, gjatë shpalosjes së programit.

Tedi Mula: E para është pak negative, sepse e kishim lënë të bënim takime shtëpi më shtëpi për të prezantuar programin tonë elektoral dhe në një moment shoh ata të stafit të mërzitur. I thashë: “Çfarë keni?” Thanë: “Do bjerë shi dhe do duhen tre ditë që të ikë balta.” Dhe sikur ishin të gjithë pesimistë. Është turp që në vitin 2025 ne të kemi frikë të veshim atlete të bardha ose të kemi frikë të dalim në rrugë në këmbë. Turp në vitin 2025.

Momenti i dytë ishte shumë interesant, me një djalë që erdhi me problematikat e tij. Ia shpjeguam që ligji, për arsye të caktuara, nuk mund të bëhet jashtë ligjit. Në atë moment, ai tha: “Mu bë shumë qejfi që dëgjova këto fjalë.” U stepa. Thashë: “Çfarë ndodhi?” Ai tha: “Kisha kohë pa ma thënë njeri të vërtetën në sy.” Tha: “Jeni të ftuar të gjithë, për t’ju organizuar një takim, dhe të gjithë banorët e kësaj lagjeje t’i thërrasim dhe t’ua thoni të vërtetën në sy, ashtu siç është për t’u thënë.”

Pyetje: Si e ka pritur familja juaj kandidimin?

Tedi Mula: Familja ime e ka pritur shumë mirë. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që më mbështesin pa masë në këtë mision që unë kam marrë.

Pyetje: Nëse do të jeni nesër në Kuvendin e Shqipërisë si deputet, cila do të jetë gjëja e parë që do të bënit në një sektor që keni për zemër?

Tedi Mula: Duke pasur parasysh që fokusi janë të rinjtë, ne do të marrim nisma që të rinjtë që mbarojnë shkollën të kenë mundësi të fillojnë punë direkt, sepse jetesa është bërë tepër e vështirë. Nuk po blejmë dot shtëpi kollaj. Nuk mund të marrësh dot një shtëpi me qira në zonat më elitare sepse qiraja është rritur jashtëzakonisht shumë. Pastaj janë nismat për sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë, për pensionet minimale, pensione që të jenë të barabarta si në qytet ashtu dhe ato rurale. Shëndetësia është kryesorja, që çdo njeri duhet të marrë shërbim dinjitoz.

Pyetje: Çfarë e bën një të ri të largohet nga Shqipëria?

Tedi Mula: Flasim për nepotizëm, flasim për jo meritokraci. Këto janë gjërat kryesore që thotë një njeri: “Unë njësoj po punoj si në Shqipëri, njësoj edhe jashtë. Të paktën jashtë nuk ma ha kush mundin, ndërsa këtu e kam shumë të vështirë të marr atë që meritoj.” Në fund të fundit, as ata nuk duan të jetojnë larg familjes, vendit të tyre.

Pyetje: Cili do të ishte mesazhi që do t’u jepje njerëzve që po të ndjekin tani?

Tedi Mula: Më 11 maj vota është shumë e rëndësishme. Asnjë njeri të mos hezitojë të shkojë të votojë. Votimi duhet të jetë në masë dhe, po ashtu siç duhet të jetë në masë, duhet të votojnë numrin 11, PSD.

tedi mula

Sondazh

Poll

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve