Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Berisha shprehet se rimbursimi nga 50 do të shkojë në 90 përqind. Sipas tij gjendja aktuale e sistemit shëndetësor është emergjente dhe nëse PD vjen në pushtet mjekët në Shqipëri do të paguhen më mirë se mjekët e tjerë.
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë pezantimit të programit të qeverisjes për shëndetësinë deklaroi se nëse PD vjen në pushtet do dyfishojë rrogat për mjekët dhe infermierët. Berisha shtoi më tej se do rritet numri i ilaçeve të rimbursuara dhe cilësia e tyre.
Berisha tha se rimbursimi nga 50 do të shkojë në 90 përqind. Sipas tij gjendja aktuale e sistemit shëndetësor është emergjente dhe nëse PD vjen në pushtet mjekët në Shqipëri do të paguhen më mirë se mjekët e tjerë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Riorganizim tërësor i shërbimit parësor, baza e sistemit.
E shpartalluan. Qenë hedhur baza shumë të shëndosha në bashkëpunim me BB dhe OBSH.
E zbërthyen.
Sistemi i urgjencës funksionon brenda unazës së vogël të Tiranës. Funksionon si një repart politik, paçka se ka mjekë dhe infermierë që djersitin gjithë ditën. Por e përdor politika në mënyrë të pamëshirë.
Marrin fund këto.
Ne synojmë të kapim standardet e OBSH për vende si ne.
Synojmë të ecim drejt standardeve më të mira të BE. Nuk do futen në Shqipëri ilaçe që nuk kanë certifikantën e institucioneve më prestigjioze ndërkombëtare evropiane dhe amerikane për përdorimin e tyre dhe që nuk shiten më parë se të hyjnë në Shqipëri në të paktën dy vende anëtare të BE.
Po pse do mbledhim ne ilaçe jashtë standardeve? Ne nuk kemi laboratorë që të vërtetojmë.
Atëherë ka një mënyrë. E patëm ligjin, e ndryshoi Edi Rama pasi Vilma Nushi donte të fuste patjetër Profarmën serbe se ishte përfaqësuese e tyre. Ligji ynë nuk i lejonte të futeshin në tregun tonë. Kjo është e vërteta. Një nga aktët e para, modifikuan ligjin.
Merr fund kjo!
Shqiptarët në farmaci do marrin ato ilaçe që blejnë qytetarët europianë në farmacitë e tyre dhe shteti do dyfishojë numrin e barnave që subvencionon, që rimburson.
Rimbursimi nga 50 do shkojë drejt 90 përqind. Do kapë standardet.
Pra, kemi folur për paketa emergjente. Kemi deklaruar se çështja e pensioneve dhe rrogave të ulëta është emergjencë.
Deklarojmë sot para shqiptarëve se çështja e shëndetësisë është emergjencë.
Rrogat, pa diskutim që do të rriten.
Në mandatet që kishim më parë ne mbidyfishuam rrogat e mjekëve dhe infermierëve.
Tani ne do bëjmë që mjekët në Shqipëri të paguhen më mirë se mjekët e tjerë.
Çfarë bëri Hungaria në epideminë e Covid-it? Vuri rroga gjermane për mjekët sepse mjekët po vraponin drejt Gjermanisë.
Apo do bëjmë ligje që punoni 3 vjet apo 5 vjet. Marrëzira.
Rritim rrogat, krijojmë kushtet dhe shumica nuk kanë asnjë tendencë të largohen, por të shërbejnë në vendin e tyre.
Ndaj dhe ne do shkojmë drejt dyfishimit të rrogave të mjekëve dhe infermierëve dhe rritjes gjersa ata të marrin më shumë se mjekët dhe infermierët në rajon dhe të afrohen me standardin e BE.
Unë u ndala në disa elementë, por kjo reformë do marrë formën përfundimtare vetëm nga mendimet tuaja, propozimet tuaja, sugjerimet tuaja.
Gjendjen aktuale të sistemit shëndetësor ne e konsiderojmë emergjencë.
Është sistem në të cilin janë kryer krime kundër njerëzimit duke lënë së sëmurë në kthetrat e fatit, jo për shkak të sëmundjes, por për shkak të ilaçeve.
Merr fund kjo!
Edhe njëherë i përshëndes punonjësit e këtij sistemi me shpresë dhe besim të plotë se ata do u përmbahen standardeve më të larta të humanizmit, të betimit të tyre si shërbëtorë të të sëmurëve.
Blendi Himçi ELBASAN- Kryetari i Partisë Demokratike Elbasan, Blendi Himçi ka njoftuar ditën e sotme se ka dhënë do...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta e Kryepeshkopit Anastas Janullatus teksa ka marr&...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në prezantimin e programit të q...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit të PD për shëndetë...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se sipas tij shëndetësia është...
Kuvendi grek ATHINA- Kuvendi grek mbajti sot një minutë heshtje në kujtim të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anas...
Takimi TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme hapin paraqitjen e programit të PD për kat&...
Kryepeshkopi TIRANË- Ambasada Gjermane në Shqipëri ka reaguar përmes një postimi në "Facebook" në lidhje me ndarjen...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nderoi ditën e sotme 80-vjetorin e Kryengritjes antikomuniste të Mal...
Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka rea...