19 Dhjetor 2022, 13:22
Nga A.B
Komisioni
TIRANË- Zhvillimi i rrugës Tiranë- Elbasan- Qukës- Qafa e Plloçës u diskutua ditën e sotme në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Debati në Komision u zhvillua mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me huanë shtesë me vlerë 49 milionë dollar për zhvillimin e rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, e cila e çon buxhetin në total për këtë rrugë, në 250 mln. Opozita u shpreh se po kryhet abuzim pasi ka 13 vite që ka nisur dhe janë kryer vetëm 51% të punimeve. Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati e cilëson të patolerueshme, duke thënë se është një gangrenë që po shkatërron buxhetin.
Përfaqësuesja e ministrisë, e cila ishte e ftuar në komision për të folur për këtë projekt, tha se puna ka nisur që në 2017 ndërsa akti shtesë kërkohet vetëm për segmentin 3: Qukës-Qafë Pllocë.
DISKUTIMET:
Helidon Bushati: Kjo është një nga ato rrugët e ngelura rrugëve, ka 13 vite që ka nisur, ndërkohë zv. ministrja thotë që për 22 muaj do të përfundojë. Fakti që ka kaq shumë vite që ka nisur, nuk të jep shpresë. 49 milionë për një segment ku janë bërë vetëm 51% e punimeve. Është e patolerueshme në gjykimin tim. Ka shkuar deri më tani rreth 250 milionë, më shumë se gjysma e fondit fillestar, kostoja e rrugës 7 milionë euro km, standardet më të mira në botë janë 4 milionë për rrugët me standardet më të mira, është një gangrenë që po shkatërron buxhetin. Për të mos folur për element të tjerë që pas 13 vitesh paguajmë akoma për konsulencë, kjo rrugë është vetëm 1 që tregon talljen dhe abuzimet që bëhen me paratë e shqiptarëve.
Përfaqësuesja e ministrisë: Ky financim dhe ky akt shtesë, vetëm me segmentin 3: Qukës-Qafë Plloçkë… në 2019 u ndalua me kërkesë të vetë financuesit.
Lefter Gështenja: Ju pas 13 vitesh vini dhe na thoni fajin e ka fondi saudit, jo fajin e keni ju. Nga 2019 deri më sot nuk është punuar, fajin e keni vetë se nuk keni gjetur fonde. Kur do të vihet në funksion?
Xhelal Mziu: Qytetarët, të thuajse gjysmës së Shqipërisë për të shkuar në pjesën lindore të vendit mezi e prisnin, po pas 10 vitesh jemi në të njëjtën situatë, në një rrugë që s’ka dritë se kur do fillojë. Thoni se duhen të tjera muaj, për ta përfunduar. Ka thyer çdo standard të projektimit të një rruge. Kur do të përfundojë kjo rrugë?
Përfaqësuesja e ministrisë: 31 dhjetor 2025 pjesa Qukës-Qafa e Plloçës …. Segmenti 1 dhe 2 Tiranë-Elbasan-Qukës, në dhjetor 2024.
komisioni i veprimtarise prodhuese
Politike
19 Dhjetor 2022, 13:02
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi ka deklaruar se ekziston një mundësi për ngritjen e një baze ushtarake ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:44
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që ta rrëzojnë projektligjin për amnis...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:41
I.A
Niko Peleshi, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama
TIRANË- Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi ka refuzuar të komentojë shkrimin e ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:29
I.A
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se do të marrin 30 milion euro kredi për financimin e mbrojtjes së sistemit ci...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:12
f.g
Evis Kushi
TIRANE- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se qeveria ka marrë vendim që tekstet falas për nxënësit e klasave fil...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:02
F.M
Komisioni i Sigurisë
TIRANË- Mbledhja në Komisionin e Sigurisë Kombëtare po shoqërohet me debate të forta. Deputeti i Pa...
Politike
19 Dhjetor 2022, 11:46
f.g
Grupi i Sami Frasherit
TIRANE- Do të duhet të udhëhiqnin me shembull por rastet lënë për të dëshiruar. Nj&eum...
Politike
19 Dhjetor 2022, 11:31
a.l
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një deklaratë për mediat, zë...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:53
e.t;f.g
Presidenti Macron, Bajram Begaj dhe Kolinda Kitarovic
KATAR - Kur askush nuk e di se ku ndodhet, na duhet të falenderojmë ish-presidenten kroate ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:52
a.l
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjet e blollkut të pallatave të 'Myslym Ket...