8 Korrik 2022, 12:00
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se qytetarët shqiptarë nuk dolën në protestë për të por për atdheun e tyre. Gjatë konferencës së sotme, Berisha u shpreh se nuk del njeri në mes të vapës në një muaj korriku shumë të nxehtë. Sipas tij, Berisha tha se qytetarët dolën për të kërkuar të drejtat e tyre dhe për shpëtimin e Shqipërisë.
'Falenderoj protestuesit, qytetarë pa parti, anëtarë të PS dhe forcave të tjera politike, për pjesmarrjen e tyre si misionarë të vërtetë. Në protestën e datës 7 korrik e cila në përmasat e saj, në frymën dhe mesazhin, tejkalon në këto 30 vite çdo protestë tjetër. Mbrëmë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, të gjithë ata që erdhën nga çdo skaj dhe lagje e Tiranës dhe Shqipërisë, nuk ishin aty për Sali Berishën, nuk ishin aty për thjeshtë një protestë. Ishin të gjithë misionarë, njerëz burra e gra të rinj e të reja në përmbushje të një misioni. Në këtë aspekt, forca nuk është e jashtëzakonshme por është nukleare, ju them njerëzore dhe nukleare. Sot, shqiptarët në këtë udhëkryq të rrezikshëm që gjendet vendi, u ka ardhur shansi dhe rasti që të bëhen misionarë për shpëtimin e Shqipërisë. Aty, ata ishin dhe i ftoi misioni për shpëtimin e vendit të tyre. Nuk del kush në kulmin e vapës, në një korrik të paparë të protestojë pse e thërret një njeri, të gjithë ata i thërret vendi. I thërret dheu i tyre. '- tha Berisha.
sali berisha
Politike
8 Korrik 2022, 11:36
Ilir Meta dhe Shinzo Abe
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vdekjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe, i cili u vra me arm&eu...
Politike
8 Korrik 2022, 11:20
F.M
Ambasadorja franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq
TIRANË- Ambasadorja franceze në vendin tonë, Elisabeth Barsacq u shpreh mb...
Politike
8 Korrik 2022, 11:19
F.M
Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq
TIRANË- Ambasadorja e Francës në Shqipëri Elisabeth Barsacq ka kome...
Politike
8 Korrik 2022, 11:12
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e sotme se protesta e djeshme, v...
Politike
8 Korrik 2022, 11:08
A.B
Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi ditën e sotme se tashmë Ministria...
Politike
8 Korrik 2022, 10:27
e.k
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka vizituar punimet që po kryhen në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë, një...
Politike
8 Korrik 2022, 09:46
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të dalë ditën e sotme në një konferencë pë...
Politike
8 Korrik 2022, 09:38
A.B
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike i ka kushtuar një shkrim protestës së djeshme, të organizuar nga kreu i...
Politike
8 Korrik 2022, 09:35
F.M
Olta Xhaçka
TIRANË- Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet sot në Kryesinë e Kuvendit p&eum...
Politike
7 Korrik 2022, 23:32
k.m.
Pamje nga protesta
Në Tiranë, mbështetësit e Partisë Demokratike nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, zhvilluan n&...