LIVE UPDATES
Politike

Protesta në Baks-Rrjoll/ Berisha: PD qëndron prapa çdo shqiptari që i cenohet e drejta e pronës! Faji është i qeverisë që ka dhënë lejen

Në një deklaratë për shtyp lidhur me protestat në fshatin Baks-Rrjoll, Berisha tha se, fajtor është qeveria që ka dhënë lejen për këtë projekt. 

23 Shkurt 2026, 13:18 Nga D.S
Protesta në Baks-Rrjoll/ Berisha: PD qëndron prapa çdo
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita qëndron prapa çdo shqiptari që i cënohet e drejta dhe prona. Në një deklaratë për shtyp lidhur me protestat në fshatin Baks-Rrjoll, Berisha tha se, fajtor është qeveria që ka dhënë lejen për këtë projekt. 

Sipas tij, përgjegjës kryesor për këtë është qeveria, e cila në asnjë rast nuk duhet të firmosë asnjë leje pa marrë garanci të plotë se është zgjidhur plotësisht problemi me pronarët.

"*Osman Stafa: Z.Berisha, një tjetër situatë e nxehtë është duke u zhvilluar thuajse në përditshmëri në Shkodër në Baks-Rrjoll. Çfarë e pengon PD për të mbështetur këta banorë?*

Sali Berisha: Absolutisht, nuk e pengon asgjë dhe PD qëndron prapa çdo shqiptari që i cenohet e drejta, i cenohet prona.
Asnjë gjë.
Asnjë pengesë nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Deputetët tanë kanë qenë aty.
Në qoftë se ju mendoni se PD do të jetë pjesë në çdo protestë, kjo besoj se është... PD mbështet çdo protestë të drejtë.
Dhe, të them një gjë këtu, kemi ndërtuar më shumë se kushdo në histori dhe më shumë se kurrë dhe nuk kemi pasur absolutisht, përveçse në një rast, asnjë protestë nga pronarët për shpronësimin e tokave të tyre.
Pse?
Sepse nuk kemi bërë asnjë hap pa i dëmshpërblyer ose pa firmosur marrëveshjen me ta se në këtë kohë do marrin paratë.
Dhe do u jap një shembull.
Rruga e Kombit ka bërë shpronësimet më të mëdha dhe ajo është ndërtuar duke bërë dizajnin dhe duke ndërtuar.
Çfarë bëmë ne?
Ne krijuam një ekip ekspertësh kompetentë dhe e bashkëngjitëm me dizajnin me një qëllim të vetëm, që aty ku vihej vija për të marrë tokën, negociohej me pronarin, i ofrohej shpërblimi, firmosej kontrata me të dhe nga Rrësheni gjer në Morinë, nuk ka pasur asnjë protestë sepse nuk ndërtohej pa zgjidhur problemin e pronësisë.
Atëherë, çfarë duhet të them me këtë?
Përgjegjës kryesor për këtë është qeveria, e cila në asnjë rast nuk duhet të firmosë asnjë leje pa marrë garanci të plotë se është zgjidhur plotësisht problemi me pronarët.
Kurse qeveria merr paratë vetë dhe i lëshon lejet sipas dëshirës.
Ne, qoftë në Rrjoll, qoftë kudo që dalin, ne mbështesim plotësisht pronarët e ligjshëm.
Ne nuk pranojmë kurrë arbitraritetin ndaj tyre.
Ata që përpiqen ta politizojnë, ata mashtrojnë.

*Meqenëse në terren nuk shkoni dot për t’i mbështetur në përditshmëri, nga selia e PD sa deklarata keni bërë?*

Sali Berisha: PD mbështet politikisht.

*Sa deklarata keni bërë?*

Sali Berisha: PD mbështet politikisht. Duhet të jenë komunitetet ata...

*Por përveçse rasteve kur u kemi bërë pyetje, në sa raste ka dalë PD në një deklaratë për shtyp për të dalë në mbështetje ose për të kërkuar një zgjidhje të situatës?*

Sali Berisha: Kjo është të paktën e treta herë që unë prononcohem para medieve.

*Pas pyetjeve...*

Sali Berisha: Jo, edhe pa pyetje se kemi pasur deputetin atje ne, përfaqësuesin tonë.
Dhe prapë e them këtu, kudo dhe në çdo rast ne qëndrojmë prapa pronarëve të ligjshëm.
E theksoj këtë.
Por ne fajësojmë qeverinë në radhë të parë sepse qeveria nuk duhet të japë asnjë leje pa u garantuar plotësisht se komuniteti ka marrë atë që i takon.
Kjo është.
Ne kemi vepruar në këtë mënyrë për veten tonë. Rasti i Rrugës së Kombit, sepse Rruga e Kombit u ndërtua në atë formë, kurse të tjerat jo, të tjerat bëhej projekti, pastaj shpronësoheshin.
Dhe në 8 vite, 11.300 kilometra rrugë, qindra e qindra shkolla, kopshte, kanalizime, ujësjellësa, të vetmen përplasje që kemi pasur ka qenë me banorët tek Shkolla Teknologjike, të cilëve u ofruam zgjidhje dhe ata ranë plotësisht dakord.
Nuk kemi pasur.
Kjo që ndodh nuk duhet të ndodhte kurrë.
Dhe nuk mbrojmë asnjë njeri në mënyrë absolute.
Qëndrimi ynë është ky, të zgjidhet problemi me pronarët. Cilido qoftë dhe kushdo që të jetë.
Dhuna shtetërore ndaj pronarëve nuk mund të përdoret kurrë se këtë e krijon qeveria.
Qeveria paguhet dhe bën këto gjëra.", tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri