Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
PS kërkon përjashtimin e 6 deputetë, PD nxjerr videon: Kërkesa mban firmën e socialistit që votoi 2 herë në sallë
PD deklaron se socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.
21 Shkurt 2023, 09:12Nga A.B
TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike një video ku shihet deputeti i PS Baftjar Zeqaj, i cili u kap duke votuar për kolegen në seancë parlamentare. Ai është një nga deputetët që ka firmosur për përjashtimin e deputetëve të opozitës. Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës pas seancës së fundit. PD deklaron se socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.
DEKLARATA E PD:
Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.
Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka. Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.
Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës. Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt. Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e pritet të përjashtojë deputetët e PD.