LIVE UPDATES
Politike

"E papërshtatshme që një qeveri e huaj t'i kërkojë një firme amerikane revizionim historik antiamerikan!" Analiza: Pse po hetohen investimet e Kushner në Shqipëri e Serbi?

Investimet potenciale në Shqipëri dhe në Serbi të firmës Affinity, në pronësi të Kushnerit, janë bërë pjesë e një hetimi që ka nisur senatori amerikan, Ron Wyden, mbi ndikimet e mundshme politike të qeverive të huaja në familjen Trump.

30 Shtator 2024, 11:20 Nga M.B
"E papërshtatshme që një qeveri e huaj t'i
Jared Kushner

SHBA- Shefi i diplomacisë në Serbi, Marko Gjuriç, tha se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për hetimet e investimeve të planifikuara në Beograd të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gjuriç u përgjigj negativisht në pyetjen nëse ai, gjatë kohës kur ishte ambasador në Uashington, kishte njohuri për hetimin që Komisioni i Financave i Senatit të Kongresit Amerikan po zhvillon mbi veprimtarinë e kompanisë së dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ndërsa Shqipëria, ku Kushner po ashtu ka planifikuar investime, deri më tani nuk ka reaguar ndaj një hetimi që ka nisur Komiteti për Financa i Senatit të SHBA-së lidhur me to. Investimet potenciale në Shqipëri dhe në Serbi të firmës Affinity, në pronësi të Kushnerit, janë bërë pjesë e një hetimi që ka nisur senatori amerikan, Ron Wyden, mbi ndikimet e mundshme politike të qeverive të huaja në familjen Trump.

Wyden, kryesues i Komitetit për Financa në Senatin amerikan, më 24 shtator i ka nisur një letër zyrtare kompanisë së Kushnerit, Affinity Partners, nëpërmjet së cilës ka kërkuar informacione në lidhje me këto investime. Në këtë letër, ai ngre dyshime mbi detajet e investimeve potenciale në dy shtetet dhe nëse kjo u jep qeverive të huaja “kontroll potencial me mundësi detyrimi mbi investimet e familjes së presidentit të mundshëm të ardhshëm të SHBA-së”.

Donald Trump, tashmë është i nominuari i republikanëve për president të SHBA-së në zgjedhjet e nëntorit. Në administratën e kaluar të Trumpit, Kushner kishte rolin e këshilltarit të lartë të presidentit. Komiteti për Financa në senatin amerikan merret me çështje që lidhen me taksat dhe të ardhurat në përgjithësi, dhe ka autoritetin të hetojë, rishikojë dhe vlerësojë ligjet ekzistuese dhe agjencitë që i zbatojnë ato. Kushner, i cili themeloi kompaninë e tij më 2021, bëri publike në mars të këtij viti, planet për investime në Shqipëri dhe në Serbi, të dyja të parapara në vlerë prej mbi 1 miliard dollarësh.

Derisa në Serbi planet janë konkretizuar me marrëveshje qeveritare me firmën e tij, në Shqipëri ato kanë mbetur ende “një shprehje interesi” për investim. Letra e re e senatorit është vazhdimësi e një hetimi të nisur në qershor. Ndër të tjera, senatori ngre dyshime për faktin se, siç thuhet, firma e Kushnerit është e financuar krejtësisht nga investitorë të huaj dhe atë në shumicë nga një fond i Qeverisë së Arabisë Saudite, derisa fonde të tjera përfshijnë ato nga qeveritë e Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ndër tjera.

Sipas letrës, këto fonde paguhen gradualisht dhe parashihet të arrijnë vlerën totale prej 3 miliardë dollarësh deri në vitin 2026. Megjithatë, senatori shton se kompania e Kushnerit ende “nuk ka gjeneruar ndonjë fitim për investitorët e tij”. Në letrën e tij, kryesuesi i Komitetit shpreh edhe shqetësim për nivelin e ndikimit që këto qeveri të huaja mund të kenë mbi familjen e kandidatit për president të SHBA-së, Donald Trump, nëse ai zgjidhet sërish president.

“Kjo krijon një situatë ku qeveritë e Arabisë Saudite, Katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të kenë ndikim të rëndësishëm mbi familjen Trump nëse kërcënojnë t'i tërheqin investimet e tyre dhe të ndalojnë pagesën e miliona dollarëve në tarifa ndaj Kushnerit dhe njëkohësisht, vajzës së Trumpit, Ivanka Trump”, thuhet në letër.

Me qëllim të hetimit të mëtejmë, senatori i ka kërkuar kompanisë Affinity të dhëna të detajuara mbi fondet dhe planet investuese dhe për këto pyetje ka kërkuar përgjigje deri më 9 tetor. Radio Evropa e Lirë deri më tani nuk ka arritur të marrë një koment nga kompania Kushner lidhur me këtë çështje. Në një deklaratë për New York Times, Affinity e quajti letrën e Wydenit një veprim politik, duke shtuar se firma kishte ndjekur të gjitha ligjet federale dhe rregullat etike. Në mars, Kushner postoi disa fotografi në rrjete sociale për dizajnet potenciale të investimeve të firmës së tij në Shqipëri.

Ai kishte thënë se synon ta shndërrojë ishullin më të madh të Shqipërisë, Sazan, në Detin Mesdhe, në një destinacion luksoz për turistët. Ky ishull kryesisht i braktisur, aktualisht është bazë ushtarake dhe është gjysmë i hapur për publikun. Kushner, gjithashtu, kishte thënë se synon t’i ndërtojë disa hotele dhe qindra vila në Zvërnec, një zonë bregdetare në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

Deri më tani, sipas autoriteteve të Shqipërisë, kompania ka shprehur interes zyrtar për të qenë investitor potencial në Sazan dhe do t’i nënshtrohet procesit të vlerësimit. Në të kaluarën, sa i përket Zvërnecit, Qeveria kishte thënë se zyrtarisht nuk ka pranuar ndonjë shprehje interesi lidhur me këtë investim. Planet e Kushnerit u përballën me kundërshtime në Shqipëri, sidomos nga ambientalistët që thonë se mund të shkaktohen dëme në zonat e mbrojtura bregdetare. Në anën tjetër, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më 19 mars, kishte thënë se “do të negociohet pjesëmarrja e shtetit në investimin e planifikuar të Jared Kushnerit në ishullin e Sazanit”.

Rama kishte shtuar se për investimet në ishullin Sazan, Qeveria e drejtuar prej tij “nuk zgjedh persona, por në bazë të legjislacionit shqiptar u referohemi ofertave dhe propozimeve që na bëhen”. Në anën tjetër, në letrën e fundit të Wydenit, thuhet se “Affinity i tregoi Komitetit se Qeveria serbe dhe ajo shqiptare fillimisht iu afrua individëve të lidhur me kompaninë Affinity në lidhje me një investim për projektet potenciale”.

Kështu, senatori ka kërkuar që kompania të tregojë se kush saktësisht i është afruar kompanisë për të diskutuar për plane të mundshme investimi. Ministria e Jashtme e Shqipërisë deri më tani nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me këtë çështje. Shqetësimet e njëjta me investimet në Shqipëri, senatori i shprehu edhe për ato në Serbi, përveçse te kjo e fundit, Wyden thotë se mund të çojë edhe në rishkrim të historisë në kontekst “antiamerikan”. Më 15 maj, Serbia e nënshkroi një marrëveshje për rivitalizimin e kompleksit të ish-Sekretariatit Federal për Mbrojtjen Kombëtare me kompaninë Affinity të Kushnerit.

Kompania e Kushnerit planifikon të ndërtojë një kompleks biznesi-banesor në vendin e ish-Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm ishte bombarduar natën mes 29 dhe 30 prillit dhe më 7 e 8 maj 1999, nga forcat e NATO-s. NATO-ja filloi bombardimin e ish-Jugosllavisë më 24 mars të atij viti si përgjigje ndaj persekutimit të shqiptarëve në Kosovë nga forcat serbe të sigurisë. Ndërkohë, ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Serbisë, Goran Veshiç, tha në maj se investitori (Affinity) ka për obligim që në të njëjtën parcelë të ndërtojë një kompleks memorial kushtuar të gjitha viktimave të bombardimeve të NATO-s. Pikërisht këtë pikë, Wyden e ka parë si problematike pasi thotë se monumenti u përshkrua si i dedikuar për “viktimat e agresionit të NATO-s”.

“Është krejtësisht e papërshtatshme që një qeveri e huaj t'i kërkojë një kompanie amerikane të marrë pjesë në atë lloj revizionizmi historik antiamerikan, një akt që mbulon spastrimin etnik dhe gjenocidin dhe e përshkruan në mënyrë të rreme NATO-n si një antagoniste, dhe është skandaloze që një firmë e themeluar dhe pronë e familjes së një ish-presidenti dhe presidenti të mundshëm të ardhshëm, të Shteteve të Bashkuara, do të pajtohej me këtë”, thuhet në letër.

REL-i i është drejtuar me pyetje edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë lidhur me këtë çështje, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje./ REL

jared kushner

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës