Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fjalimet e dy ministreve dhe kryeministrit Edi Rama u përpoqëm ti japim përgjigje edhe 28 pyetjeve tona që u publikuan dje me zotimin se në rast se marrëveshja do të mbështetej në rast se qeveria do të përgjigjej dhe do të bënte transparencë për detajet kyçe të investimit
TIRANE- Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje me 74 vota pro marrëveshjes për Portin e Durrësit, në një seancë që zgjati plot 14 orë dhe ku nuk munguan debatet. Maxhoranca argumentoi përmes dy ministreve, Belinda Balluku dhe Delina Ibrahimaj arsyet pse kjo marrëveshje duhej votuar, ndërsa Dosja, në përfundim të seancës ka bërë edhe një bilanc të informacionit publik që u përçua përtej deklaratave politike.
Në fjalimet e dy ministreve dhe kryeministrit Edi Rama u përpoqëm ti japim përgjigje edhe 28 pyetjeve tona që u publikuan dje me zotimin se në rast se marrëveshja do të mbështetej në rast se qeveria do të përgjigjej dhe do të bënte transparencë për detajet kyçe të investimit. Në përfundim rezulton se për shumë nga çështjet kryesore, sërish nuk ka një përgjigje. Por pavarësisht se ligji u miratua, qeveria duhet të japë përgjigje për çështjet që janë ngritur në publik. Ndryshe, përmes procedurave me informacion të kufizuar nuk mund të kërkojë mbështetje për projektin as nga media, as nga opozita dhe as nga publiku.
Më poshtë rendisim pyetjet dhe përgjigjet
1. Kur është konstatuar se Porti i Durrësit nuk i ka mundësitë për të plotësuar kërkesën rajonale për tregti?
Përgjigja u dha nga ministrja Belinda Balluku. " Rezultoi në 2020 nga Autoriteti Portual se Portit i ka ardhur koha të largohet për 3 arsye, për shkak të mungesës së volumet, për shkak të ndotjes ambientale që i bën qytetit duke nisur nga mallrat gjeneralë duke nisur nga mallrat si qymyri apo çimento e grurë, etj. I gjithë problemi infrasturkturor për trafikun dhe ndotjen akustike. "-tha Balluku.
2. Pse nuk është deklaruar më parë pamjaftueshmëria e Portit për plotësimin e nevojave dhe ambicieve për të qenë porti më i rëndësishëm tregtar i Ballkanit Perëndimor?
Pa përgjigje
3. Kur është ideuar ndërtimi i një porti të ri tregtar me kapacitete dhe teknologji konkuruese?
Përgjigja u dha nga ministrja Belinda Balluku. "Duke nisur nga ky problem nisëm një garë ndërkombëtare, ishte vit pandemie. Gara u hap në 8 qershor të vitit 2020, morën pjesë shumë kompani ndërkombëtare, vetëm 5 e kaluan fazën e parë. Në shtator 2021, në një prezantim publik u shpall fituese kompania Royal që nisi punën për studimin e fizibilitetin për Portin e ri 4 milje më larg atij aktual në Porto Romano."-tha Balluku.
4. Pse u zgjodh Porto Romano dhe jo Triporti ne Zvërnec siç ishte planifikuar më shumë se 30 vjet më parë?
Përgjigja u dha nga ministrja Belinda Balluku. "Pse zgjodh Porto Romano? Sepse është zonë industriale e destinuar për tu zhvilluar nga ana ekonomike siç janë fabrikat e vogla, fasoneritë, madje edhe prodhimi i helikavve të erës që prodhojnë energji. Duke pasur të gjitha mundësitë, 60 hektarë për zonë ekonomike të lirë, sot kemi një projekt të dizenjuar nga Royal Hispany. Porti do të lidhet me Prishtinën. Porto Romano do ti shërbejë Ballkanit Perëndimor, nuk ka lidhje me Marinën e Jahteve. Janë datat që po tregojnë. Do të ndërtohet një Port modern."-tha Balluku.
5. Sa do të jenë kapacitetet e portit të ri?
Pyetja ngelet pa përgjigje. Qeveritarët u përgjigjën dje duke përsëritur prezantimin për Marina&Jahtet e Durrësit, ku parashikohen 289 vend ankorim për jahte dhe superjahte.
6. Sa do të jetë kostoja e portit të ri?
Përgjigja u dha nga ministrja Belinda Balluku. "Do ta ndërtojë Autoriteti Portual i Durrësit dhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit, kushton 390 milionë euro. Do të bëhet sepse nuk ka mundësi Porti i Durrësit dhe nuk investojmë dot në zemër të qytetit. Do e bëjmë atje ku janë 60 hektarë dhe aty ku janë lidhjet e hekurudhës."-tha Balluku.
7. Për sa kohë do të ndërtohet porti i ri? Pyetje pa përgjigje
8. Ku do të gjenden fondet për Portin e ri? Përgjigjia u dha nga ministrja Balluku. "Do ta ndërtojë Autoriteti Portual i Durrësit dhe me mbështetjen e buxhetit të shtetit, kushton 390 milionë euro.".
9. A do të jetë porti i ri më i madhi në Ballkanin Perendimor? Pyetje pa përgjigje. Ministrat dhe kryeministri megjithatë deklaruan se Marina do të jetë më e madhja në Mesdhe.
10. Cila është infrastruktura shoqëruese e portit të ri dhe sa do të kushtojë? Infrastruktura për Portin e Porto Romanos nuk u dha, ndërsa për projektin Marina&Jahtet e Durrësit, ministrja Delina Ibrahimaj tha se "Plani parashikon që sipërfaqja e zhvilluar parashikohet nga 1.3 në 2 mln metër katrorë, hotele me 5 yje, vende pune, 80.000 hapësira të gjelbra, 289 vende ankorimi për jahte e megajahte. Kemi negociuar gjatë. Ky është projekti i parë ku qeveria shqiptarë bëhet aksionere."
11. Sa do të përfitojë buxheti nga porti i jahteve i Alabbar? Pyetja nuk mori një përgjigje të saktë. Ekzekutivi u ndal vetëm te debati për taksat. Sipas ministreve dhe kryeministrit, përfitimi do të jetë 1.1 miliard euro nga taksat për 20 vite.
12. Sa pjesë e fitimit nga Durrës Jacht Marina do të shërbejë për investimin në portin e ri? Pyetje pa përgjigje.
13. Sa kushton toka e falur në Portin aktual? Ministrja Delina Ibrahimaj deklaroi se toka 80 mijë metër nuk është e falur por e dhënë për zhvillim por nuk dha një vlerë sesa vlerësohet ajo në treg. "45% e sipërfaqes së projektit do ti rikthehet qytetarëve, 20% e truallit i kthehet si pronë shtet e rehabilituar dhe 25% përbëhet nga infrastruktura detare, kalata, baseni që mbeten e drejtë e shtetit. Toka as nuk falet as nuk shitet. Ne japim të drejta zhvillimi. Ajo mund të përdoret edhe si kolateral në përfundim të zhvillimit."-tha ministrja.
14. Nëse toka nuk do të falej, a mund të shërbente shitja e saj në tregun e lirë për të financuar portin e ri? Pyetje pa përgjigje
15. Pse shteti ka 33 për qind të fitimit dhe jo 33 për qind të biznesit? Pyetje pa përgjigje.
16. Sa është vlera e parashikuar e fitimit që do prodhojë investimi? Pyetje pa përgjigje.
17. Sa është vlera e 33 për qind të fitimit në krahasim me 33 për qind të aksioneve? Pyetje pa përgjigje.
18. Sa është vlera e 33 për qind të fitimit në krahasim me vlerën që do prodhonte dhënia e tokës për zhvillim? Pyetje pa përgjigje.
19. Në cilën praktikë të mëparshme të investimeve të Eagle Hills e ka gjetur qeveria faljen e tokës? Pyetje pa përgjigje.
20. Sa është fondi i parashikuar në buxhetin e 2023 për Portin e ri tregtar? Pyetje pa përgjigje.
21. A ndikon procesi i dhënies pa garë të Portit të Durrësit në marrëdhënien me Bashkimin Europian për shkak të prishjes së marrëveshjes së stabilizim- asociimit (MSA)? Pyetje pa përgjigje.
22. A ndikon ligji special për Eagle Hills në prishjen e klimës së biznesit dhe si rrjedhim në pëngimin e investimeve të huaja nga Perëndimi? Pyetje pa përgjigje.
23. Pse nuk u bë garë siç e parashikon detyrimi i MSA? Ministrja Belinda Balluku deklaroi se ka patur një garë ndërkombëtare. "Gara u hap në 8 qershor të vitit 2020, morën pjesë shumë kompani ndërkombëtare, vetëm 5 e kaluan fazën e parë. Në shtator 2021, në një prezantim publik u shpall fituese kompania Royal që nisi punën për studimin e fizibilitetin për Portin e ri 4 milje më larg atij aktual në Porto Romano"-tha Balluku.
24. Pse zhvillimi i zonës projektohet me pallate dhe jo me hoteleri? Pyetje pa përgjigje, qeveria nuk dha asnjë informacion për mënyrën sesi u hartua projekti dhe parashikimin në afatgjatë.
25. Sa ndikon prioriteti që qeveria i jep Durrës Yacht Marina me pasaporta te arta, në konkurrencën e lirë? Pyetje pa përgjigje.
26. Pse porti i jahteve nuk është më i madhi në Ballkan siç pretendoi qeveria përpara kontratës? Pyetje pa përgjigje.
27. Kur parashikohet të ndërtohet Porti i Jahteve? Pyetje pa përgjigje.
28. Çfarë do të ndodhë nëse qeveria nuk gjen fonde për ndërtimin e portit të ri? E kujt do jetë toka? Çfarë do të ndodhë me kontratën që i jep automatikisht tokën investitorit? Pyetje pa përgjigje, por qeveria deklaroi se për Portin e Ri paratë do të merren nga buxheti, ndërsa toka do të jetë e shtetit në fund të investimit në masën 45%. Ministrja Delina Ibrahimaj nuk sqaroi se çfarë do të bëhet me pjesën tjetër të tokës prej 80 hektarë që u shpronësua për ti hapur rrugë projektit, por tha se një pjesë e sipërfaqes do ti kthehet qytetit. "45% e sipërfaqes së projektit do ti rikthehet qytetarëve, 20% e truallit i kthehet si pronë shtet e rehabilituar dhe 25% përbëhet nga infrastruktura detare, kalata, baseni që mbeten e drejtë e shtetit. Toka as nuk falet as nuk shitet. Ne japim të drejta zhvillimi. Ajo mund të përdoret edhe si kolateral në përfundim të zhvillimit, por kur të përfundojë ndërtimi. /Dosja.al
Servet Duzha CËRRIK- Servet Duzha ka prezantuar kandidaturën për të marrë pjesë në procesin e primareve në Bashkin&...
Albert Mëlyshi MIRDITË- Albert Mëlyshi ka prezantuar kandidatirën e tij për të marrë pjesë në procesin e prima...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se asnjë vendim gjykate i marrë nga Edi Rama nuk do e mbajë p...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme konferencën e përhershme me gazetarë...
Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha komentoi mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, në momentin e votimit të projekti...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se nuk shet dhe nuk blen njeri për zgjedhje. Kjo deklaratë u bë nga ai gjat&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i është përgjigjur sërish ditën e sotme akuzave të b&e...
Adriana Kalaja TIRANË- Partia Demokratike ka çuar në Prokurorinë e Posaçme padinë për projektin e Portit të...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet ditën e sotme nga gazetarët për kandidatët e nxjerr&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i partisë Demokratiek Sali Berisha tha se ka dërgua një kërkesë në Polici në lidhje m...