24 Tetor 2022, 21:02
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se “opozita e re” e ka trembur kryeministrin Edi Ramën duke e detyruar atë që të nisë takimet me qytetarët dhe të dalë në media. Berisha mendon se ky tur që ka nisur Rama është i fundit për të. Teksa u ndal tek çështja e logos brenda PD-së, Berisha tha se kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja Yuri Kim kërkojnë ta rrëmbejnë.
Berisha: Unë mendoj se ka një përmbysje të vërtetë në mënyrën si drejtohet opozita. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. Këtë e ndjen Edi Rama që tani del përpara mediave në mënyrë konstante. Ai ka filluar turin e partisë së shtet, turi i fundit i turpshëm. Po mbledh institucionet, rrogtarët duke dëshmuar se po garon si një parti shtet. Nëqoftëse u referohemi sondazheve dixhitale, ka një prevalencë të opozitës mbi Ramën. Rënia e tij është pothuajse e lirë. Po të mos ishte opozita, do ishin siç kanë qenë. Opozita është një opozitë e besueshme nga qytetarët. Opozita bën denoncime të bazuara mbi të vërteta. Nuk është më një freskore e regjimit, por janë forca politike që qëndrojnë ballë për ballë. Është një pjesë, që për arsye të tyre mbajnë qëndrime të tjera.
Pyetje: Sa deputetë të PD-së ju mbështesin ju?
Berisha: Unë mendoj se shumica janë me PD-në.
Pyetje: Ju pengon në punën tuaj të përditshme, mungesa e vulës dhe logos zyrtare?
Berisha: Është qeveria që kërkon të rrëmbejë logon e PD-së e ndihmuar nga ambasadorja Yuri Kim. Ata janë anëtarë të PD-së, por ata që vazhdojnë atë lojë, janë mashë e Edi Ramës.
Kreu i PD tha gjithashtu se grupi i përfaqësuar prej tij ulet pa kushte në tryezën e bisedimeve për bashkimin e PD-së.
“Ata janë anëtarë të PD-së. Në rast se dëshirojnë të bashkohen në këtë fushatë ata kanë vendin e tyre. Nëse ata dëshirojnë të bëjnë fraksion, ata kanë vendin e tyre në statut. Ata nuk e njohin këtë statut se nuk e njeh Edi Rama. Gjykata e njohu këtë statut, por Edi Rama kërkon të mbajë peng logon”, tha Berisha.
sali berisha
Politike
24 Tetor 2022, 20:55
A.B
Tritan Shehu
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu deklaron se kandidatët në zgjedhjet e 14 majit për Bashkitë...
Politike
24 Tetor 2022, 20:48
A.B
Myslim Murrizi
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka deklaruar se dosjet duhet të hapen për të 140 deputet...
Politike
24 Tetor 2022, 20:42
A.B
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në “Radar Informativ” kërkon që të nisin hetimet ndaj...
Politike
24 Tetor 2022, 20:12
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Ramën se ka vendosur në krye të Shërbimit Informa...
Politike
24 Tetor 2022, 20:03
A.B
Rama ne makine
IZRAEL- Kryeministri Edi Rama ka ngecur në trafik. Jo në Tiranë por në Tel Aviv. Ai ka ndarë një video teksa n...
Politike
24 Tetor 2022, 19:05
A.B
Olta Xhacka
TIRANË- Në kuadër të 100 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA dhe Shqipëria ...
Politike
24 Tetor 2022, 18:56
k.m.
Gazment Bardhi
TIRANË- Negociatori i grupit të Enkelejd Alibeajt, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje nga takimi me palën tjetër të ...
Politike
24 Tetor 2022, 18:55
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një takim me studentë. Gjatë fjalë...
Politike
24 Tetor 2022, 18:07
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri publik një denoncim që i ka mbërritur nga një qyt...
Politike
24 Tetor 2022, 17:45
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë deklaroi se pedagogë...