LIVE UPDATES
Politike

Rama e injoroi po Veliaj s'dorëzohet, feston vetë... me veteranët hapjen e negociatave

Sipas tij, mungesa në festë nuk ka lidhje me hetimet që po u bën SPAK socialistëve, por se dje kishte shumë angazhime. Përveç tij, mungoi dhe një tjetër emër i rëndësishëm për historinë e qeverisjes (qoftë për mirë apo keq, ka qenë një faktor)…ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

21 Korrik 2022, 17:12 Nga k.m.
Rama e injoroi po Veliaj s'dorëzohet, feston vetë... me
Erion Veliaj, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama

TIRANË- Dje, kryeministri Edi Rama ngriti flamurin e Bashkimit Europian tek Kryeministria. Kishte ftuar kë mundi por me përjashtime të vogla, por që bënë diferencë të madhe. I pari ishte kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja. Megjithatë ky i fundit, duke u treguar ende i vëmendshëm për të mos krijuar telashe dhe zhurmë mediatike, sidomos tani që i mbaron mandati, u justifikua. Sipas tij, mungesa në festë nuk ka lidhje me hetimet që po u bën SPAK socialistëve, por se dje kishte shumë angazhime. Përveç tij, mungoi dhe një tjetër emër i rëndësishëm për historinë e qeverisjes (qoftë për mirë apo keq, ka qenë një faktor)…ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Deputeti që theu listën dhe u fut në Kuvend, edhe pse Rama e kishte spostuar në fund, mungoi dje. Përse, ende nuk e dimë. Por nuk dukej asgjëkundi mes kolegëve të tij, mes të cilëve ndodhej edhe Ornaldo Rakipi.

Rakipi po, Xhafaj jo! Nëse bazohemi tek fjalët e Ramës, e të mos gjykojmë të atin e Rakipit që është sanksionuar nga Amerika, mund të marrim faktin rëndësi dhe përkushtim në konsideratë. Sado i talentuar në politikë të jetë Rakipi, sërish nuk e ka dhënë kontributin e Xhafajt për Partinë Socialiste. Spostimi e ka një arsye, por deri më tani dimë që gjeja më e mirë që dinë të bëjnë socialistët është që të mbajnë përplasjet e tyre mes katër mureve të selisë së PS.

Mirëpo dje mungoi dhe dikush tjetër. Erion Veliaj. Tani bën sens që ai dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt munguan në ceremoninë bashkë me kolegët e tjerë. Kryebashkiaku i kryeqytetit për dy mandate dhe i vetëshpallur gati për një të tretë, Veliaj nuk u konsiderua fare nga Rama. Megjithatë Veliajt aq i bën, organizoi festën e tij me miqtë e tij. Nga Njësisë 14 në Kashar, ku dëgjoi platformat e kandidatëve për kryetar të PS dhe prezantoi Plarent Ndrecën si drejtuesin politik të PS për këtë njësi, Veliaj tha se me hapjen e negociatave Shqipëria trajtohet me respekt dhe jo si në kohën e qeverisë “Berisha”.

“Historia e hapjes së negociatave me BE-në duhet të merrte fund dhe Kryeministri, me mundin e tij prej lideri, e çoi dinjitetin e Shqipëri si kurrë më parë. Ne jemi vërtet një vend modest, por historia e negociatave duhet të merrte fund, edhe falë lidershipit të Edit dhe presionit pozitiv, për të treguar se ne ndoshta nuk jemi vendi më i pasur, por kemi dinjitet; ne ndoshta nuk jemi popull i madh në numër, por kemi personalitet; ndoshta nuk jemi më të mirët në botë, por detyrat e shtëpisë i kemi bërë më mirë se askush tjetër. Ne kemi pasur histori kur shumica e botës e shmangte Saliun, se u vinte ndot. Sot jemi në situatën kur Shqipëria, është vërtet një vend i vogël, por drejtoi OSBE-në, kishte presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB, është anëtare e Këshillit të Sigurimit. Sot nuk ka personalitet në botë që, kur bëhet fjalë për Edi Ramën dhe Shqipërinë, të mos tregojë respekt dhe na trajton me dinjitet, çka nuk ka ekzistuar më përpara. Kjo është e vërteta,”-tha Veliaj.

Foli Rama në Bruksel, alla foli Enver Hoxha në Paris.

Komenti i Veliajt të kujton pak të ashtuquajturin fjalim në konferencën e paqes në Paris më 1946, ku Enver Hoxha foli e la mbresa.

“Në Konferencën e Paqes
Në Paris kur ligjërove
Se kush ishte Shqipëria
Gjithë botës ia tregove,”- e nëse këto vargje, ndryshon disa fjalë kyçe, si Paris me Bruksel, mund të kuptohet pak a shumë se ku është frymëzuar Veliaj. Edhe pse Rama e injoroi dje, Veliaj nuk i mban inat. Po pret me kujdes e qetësi të madhe për radhën e tij. Atëherë kur Rama ta thërrasë sërish, që do të ndodhë shumë shpejt sepse zgjedhjet lokale po afrojnë. Deri atëherë, do i thurë vargje nga lart kryetarit dhe do presë me qetësi e durim. Ashtu siç ka bërë deri më tani. Tek e fundit, Rama deri më 2024 do merret me politikë, dikush do duhet ta zëvendësojë. Prandaj dhe tani rapsodia dhe festa me pensionistët e PS në Kashar duken shumë ide të mira. Do ketë kohë për festa të tjera.

erion veliaj fatmir xhafaj edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen